Vende të lira të punës (23)

Komuna e Prishtinës
Publikuar më
03/05/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 031L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 9072010), Nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 031L-068, Nenit 4 dhe 5, të Udhëzimit Administrativ Nr.0772017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

DREJTORIA E ARSIMIT

I. Pozita: Sekretar i shkollës (SHML)
Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë
Numri i Pozitave: një (1) ekzekutues

Detyrat kryesore të punës :

  • Bën përgatitjen e projektakteve normative të shkollës dhe kryen ndryshimet dhe plotësimet e tyre
  • Mban librat amë dhe të gjitha shënimet (të dhënat) për nxënës
  • Mban librin amzë të nëpunësve dhe kujdeset për evidencën personale (dosjet) për të punësuarit në shkollë, për azhurimin e tyre për: përvojën e punës, pushimet e lehonisë, kohën e pensionimit, si dhe të gjitha punët tjera administrative, dhe përmes drejtorit të shkollës të lajmërojë DKA-në
  • Ndihmon drejtorin në administrim, drejtim dhe në të gjitha aktivitetet e shkollës
  • Ndihmon dhe këshillon drejtorin për zbatimin e ligjit dhe akteve të tjera juridike
  • Ndihmon drejtorin në organizimin e mbledhjeve me prindër, komunitetin, arsimtarët dhe drejtorët tjerë të shkollave, lidhur me profilin dhe aktivitetet e shkollës
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë të arkivit dhe administratës së shkollës
  • Ndihmon drejtorin në hartimin dhe monitorimin e statistikave dhe raporteve të shkollës
  • Mban procesverbal të shkruar për të gjitha çështjet administrative të shkollës
  • Mbikëqyr punën e stafit teknik te shkollës
  • Protokollon çdo kërkesëfankesë që i drejtohet shkollës dhe njofton drejtorin për respektimin e afateve zyrtare për përgjigje ndaj saj
  • Përgatit shkresa juridike të shkollës (vendime, urdhëresa, njoftime, vërtetime, përgjigje etj.)
  • Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i shkollës dhe DKA-ja ne përputhje me kontratën e punës.

Kushtet:

  • Fakulteti juridik, ekonomik, administratë publike
  • Dy vite përvojë pune
  • Njohja e mirë e punës me kompjuter (microsoft office)
  • Njohja e gjuhës angleze, e preferushme.

II. Pozita : Sekretar i shkollës (SHFMU)
Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë
Nunri i Pozitave: njëmbëdhjetë (11) ekzekutues

Detyrat kryesore të punës:

  • Bën përgatitjen e projekt-akteve normative të shkollës dhe kryen ndryshimet dhe plotësimet e tyre
  • Mban librat amë dhe të gjitha shënimet (të dhënat) për nxënës
  • Mban librin amzë të nëpunësve dhe kujdeset për evidencën personale (dosjet) për të punësuarit në shkollë, për azhurimin e tyre për: përvojën e punës, pushimet e lehonisë, kohën e pensionimit, si dhe të gjitha punët tjera administrative, dhe përmes drejtorit të shkollës të lajmërojë DKA-në
  • Ndihmon drejtorin në administrim, drejtim dhe në të gjitha aktivitetet e shkollës
  • Ndihmon dhe këshillon drejtorin për zbatimin e ligjit dhe akteve të tjera juridike
  • Ndihmon drejtorin në organizimin e mbledhjeve me prindër, komunitetin, arsimtarët dhe drejtorët tjerë të shkollave, lidhur me profilin dhe aktivitetet e shkollës
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë të arkivit dhe administratës së shkollës
  • Ndihmon drejtorin në hartimin dhe monitorimin e statistikave dhe raporteve të shkollës
  • Mban procesverbal të shkruar për të gjitha çështjet administrative të shkollës
  • Mbikëqyr punën e stafit teknik te shkollës
  • Protokollon çdo kërkesëfankesë që i drejtohet shkollës dhe njofton drejtorin për respektimin e afateve zyrtare për përgjigje ndaj saj
  • Përgatit shkresa juridike të shkollës (vendime, urdhëresa, njoftime, vërtetime, përgjigje etj.)
  • Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtori i shkollës dhe DKA-ja ne përputhje me kontratën e punës.

Kushtet:

  • Fakulteti juridik, ekonomik, administratë publike
  • Dy vite përvojë pune
  • Njohja e mirë e punës me kompjuter (microsoft office)
  • Njohja e gjuhës angleze, e preferushme

III. Pozita: Zyrtar administrativ (Institucion Parashkollor)
Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë
Numri i Pozitave: një (1) ekzekutues

Detyrat kryesore të punës:

  • Bënë përgatitjen e projekt-akteve normative të institucionit dhe kryen ndryshimet dhe plotësimet e tyre
  • Mban librat amë dhe të gjitha shënimet (të dhënat) për fëmi
  • Mban librin amëz të nëpunësve dhe kujdeset për evidencën personale (dosjet) për të punësuarit në institucion, për azhurnimin e tyre, përvojën e punës, pushimet e lehonisë, kohën e pensionimit, si dhe të gjitha punët e tjera administrative dhe përmes drejtorit itucionit lajmëron DKA-në
  • Ndihmon dhe këshillon drejtoreshën për zbatimin e ligjit dhe akteve të tjera juridike
  • Ndihmon drejtoreshën në organizimin e mbledhjeve me prindër, komunitetin, edukatoret dhe drejtoreve te institucioneve tjera, lidhur me profilin dhe aktivitetet e I.P
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e plotë dhe të saktë të arkivit dhe administratës së I.P
  • Ndihmon drejtoreshën në hartimin dhe monitorimin e statistikave dhe raporteve të IP
  • Mban procesverbal të shkruar për të gjitha çështjet administrative të institucionit
  • Mbikëqyr punën e stafit teknik te shkollës
  • Protokollon çdo kërkesë £ ankesë që i drejtohet institucionit dhe njofton drejtoreshën për respektimin e afateve zyrtare për përgjigje ndaj saj
  • Përgatitë shkresa juridike të institucionit (vendime, urdhëresa, njoftime, vërtetime, shpallje, përgjigje, etj.)
  • Kryen edhe detyra të tjera, të caktuara nga drejtoresha e I.P dhe DKA-ja ne përputhje me kontratën e punës

Kushtet:

  • Fakulteti ekonomik, juridik, administratë publike
  • Një vit përvojë pune
  • Njohja e mirë e punës me kompjuter (microsoft office)
  • Njohja e gjuhës angleze, e preferushme.

IV. Pozita: Mësimdhënës/e mbështetës (SHFMU)
Lloji i vendit të punës: me afat të pacaktuar, me orar të plotë
Numri i Pozitave: dhjetë (10) ekzekutues

Detyrat kryesore të punës :

  • Vrojton në klasa te rregullta në bashkëpunim me kujdestarët klasor kujdestarët klasor nxënësit e nivelit të ulët (posaçërisht faza kalimtare nga klasa para fillore në klasën e parë dhe nga klasa e pestë ne klasën e gjashtë) për të identifikuar fëmijët me nevoja te veçantë arsimore
  • Mbështet nxënësit që kanë nevoja te veçanta dhe vështirësi në të nxënë në klasa të rregullta
  • Planifikon dhe organizon bashkë mësimdhënien me mësimdhënësit e rregullt ku ka nxënës me nevoja te veçanta arsimore
  • Kur ka nevojë për punë individuale me ndonjë fëmijë dhe vlerësohet se kjo është e domosdoshme, atëherë punon me të jashtë klasës
  • Përpilon planin individual të arsimit bashkë me mësimdhënësit e rregullt, prindin dhe anëtarët e tjerë të ekipit PIA dhe kur është e mundshme me vet nxënësin me nevoja te veçanta arsimore
  • Përkujdeset që plani individual i arsimit të nxënësve me nevoja te veçanta të rishikohet dhe vlerësohet ne periudha te rregullta kohore dhe kohë pas kohe të ripunohet nëse ka nevojë
  • Këshillon dhe ndihmon mësimdhënësit e rregullt se si te punohet me fëmijët me nevoja te veçanta arsimore dhe si të menaxhoj me klasën gjithëpërfshirëse
  • Harton materiale mësimore alternative bashkë me mësimdhënësit e klasës së rregullt të cilat do te përdoren ne mësimdhënien me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore
  • Bashkëpunon me Qendrat Burimore për integrimin e fëmijëve me NVA nga Qendrat Burimore në shkollë të rregullt përgatit dhe mbështet procesin e integrimin e fëmijës ne klase te rregullt
  • Bashkëpunon me mësimdhënësin e klasës së bashkangjitur ne shkollën ku punon dhe planifikojnë së bashku mbështetjen për nxënësit me nevoja te veçanta arsimore që janë në klasa te rregullta. Bashkë me mësimdhënësin e KB bëjnë integrimin e nxënësve nga klasa e bashkangjitur në klasë te rregullt të atyre fëmijëve që janë te gatshëm në integrim.
  • Bashkëpunon me Qendrat Burimore rreth metodave te mësimdhënies, materialet mësimore dhe rreth mbështetjes së nevojshme për nxënësit për nevoja te veçanta arsimore varësisht nga nevojat specifike që paraqiten në shkollë
  • Planifikon ne baza javore dhe mujore dhe i raporton drejtorit të shkollës për punën e bërë.

Kushtet:

  • Niveli master, arsimi gjithëpërfshirës apo arsimi me nevoja te veçanta
  • Fakulteti filozofik dega pedagogjisë
  • Fakulteti filozofik dega e pedagogjisë speciale
  • Fakulteti e edukimit, programi i arsimit fillor.

Vërejtje: Të përzgjedhurit jo domosdoshmërisht do të punojnë vetëm në një shkollë.

Data e shpalljes së Konkursit: 30.04.2021 deri me dt.14.05.2021

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës.

Në aplikacion duhet te ceket qartë titulli i vendit te punës dhe dokumentet e bashkangjitura aplikacionit duhet te jenë kopje dhe nuk kthehen.

Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu qysh parashihet me Ligjin nr.031L-212 të Punës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Aplikantët që kanë diplomuar jashtë Kosovës, diplomat e tyre duhet ti kenë të nostrifikuara nga MASHT.

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për test dhe intervistë, si dhe orari i intervistave publikohet në vveb faqen e Komunës së Prishtinës dhe përmes e-mailit (sipas të dhënave në aplikacionin e kandidatit).

Në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, përcaktimi i shkollave do të bëhet pas përzgjedhjes së kandidatëve.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes për pozitën e cekur më lart.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten:

  • Dëshmi të kualifikimit shkollor,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës:
  • Dokument të identifikimit,
  • Dëshmi që nukjeni i ndjekur penalisht.

Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni me Sektorin e Burimeve Njerëzore të Komunës së Prishtinës, ne nr. të tel. 038- 230-900, lok.10-97.

link icon Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Logoped/e   Kamenicë e re
10/05/2021
Drejtor/e i/e SHML   Kamenicë e re
10/05/2021
Drejtor/e në SHFMU   Kamenicë e re
10/05/2021
07/05/2021