
Përshkrimi
Në bazë të nenit 66 dhe 67 të Ligjit nr. 03/L-073, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republiken e Kosovës, Rregullores nr. 01/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të punës në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rregullores nr. 03/2017 për Procedurat e Rekrutimit, Emërimit dhe Punës Provuese, në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe Vendimit nr. 13/2021 te KQZ, të datës 07.01.2021 për Aprovimin e rekrutimit të stafit të përkohshëm përmes Kontratës – Marrëveshje për Shërbime të Veçanta gjatë procesit Zgjedhor të Zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës te cilat do të mbahen me 14 shkurt 2021, Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shpall:
KONKURS
- Zyrtar i Personelit (1)
- Zyrtar Ligjor (1)
- Zyrtar i përkthimit shqip-anglisht dhe anasjelltas (1)
- Zyrtar për buxhet dhe financa (1)
- Zyrtar i Teknologjisë Informative (3)
- Zyrtar të Listës Votuese (41)
- Asistent i drejtorit të DAP-it (1)
- Asistent i drejtorit të DOZ-it (1)
- Zyrtar i Trajnimit në SKQZ (10)
- Zyrtar i Koordinimit në Terren në Sekretariatin e KQZ‐së (4)
- Zyrtar i Trajnimit në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve (76)
- Zyrtar i Administratës dhe Logjistikës në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve (39)
- Zyrtar për pranim dhe arkivim (6)
- Udhëheqës i ekipit për përpunimin e të dhënave (1)
- Zyrtar për përpunimin e të dhënave (5)
- Zyrtar për vlerësim ligjor dhe administrativ (2)
- Zyrtar për informim dhe raportim (1)
- Zyrtar/e Ekzekutive i/e Drejtorit Ekzekutiv të ZRPPC (1)
- Zyrtar i Logjistikës në QNR (7)
- Zyrtar i Trajnimit në QNR (3)
- Zyrtar i Burimeve Njerëzore n֝ë QNR (1)
- Zyrtar i Teknologjisë Informative në QNR (4)
- Zyrtar i Sigurimit të Brendshëm në QNR (1)
- Shofer në KQZ (1)
- Nëpunës në DEP-o (13)
- Zyrtar i Logjistikes (1)
Mënyra e aplikimit:
Kandidatet e interesuar duhet të paraqesin një biografi profesionale (CV), një Letër motivuese, kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit për kualifikimin si dhe dëshmitë mbi përvojën e punës dhe atë profesionale.
Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyrën nr. 21 te Sekretariatit te KQZ-së, ndërtesa e ish Bankës së Lubjanës. kati i -I- zyra nr. 21. 10000 Prishtinë
Adresa elektronike ku mund te shkarkoni kërkesën për punësim - Aplikacionin, www.kqz- ks.org. çdo ditë punë nga ora 8:00 -16:00 nga data 13.01.2021 deri 15.01.2021, në ora 16:00. Aplikacionet mundë të dorëzohen edhe në formë elektronike të skanuara në adresën elektronike: zyra.personeli@kqz-ks.org.
Të gjitha dokumentet, duhet të përcjellën me në fail, në të kundërtën, nuk do të procesohen.
Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni në numrin e tel: 038-200-23-55, prej orës 08:00 – 16:00.
Konkursi mbetet i hapur 3 ditë kalendarike nga dita e publikimit në Tabelën e improvizuar të shpalljeve në hyrje të zyrave të selisë së KQZ-së, dhe në ueb faqen zyrtare të KQZ-së.
Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit, në afat ligjor, nga Zyrtari përgjegjës për personel në Sekretariatin e KQZ-së
Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për verifikim të gjitha dokumentet origjinale.
Për shkak të natyrës urgjente të procesit zgjedhor, aplikacionet e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes se konkursit, nuk do të pranohen.
Kërkesat e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofron mundësi të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovës”.
Data e shpalljes: 13.01.2021
Data e skadimit: 15.01.2021