Vende të lira të punës (21)

kqz logo e1602177935803
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Publikuar më
26/10/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 66 dhe 67 të Ligjit nr. 03/L-073, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republiken e Kosovës, Rregullores Nr.01/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të punës në  Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rregullores nr. 03/2017 për Procedurat e Rekrutimit, Emërimit dhe Punës Provuese, në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe Vendimit Nr.931-2020 të KQZ-së, të datës 21.10.2020, për aprovimin e rekrutimit të stafit të përkohshëm përmes Kontratës – Marrëveshje për Shërbime të Veçanta për procesin  Zgjedhor të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar  në Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe në Podujevë, të cilat do të mbahen me datë 29 nëntor 2020, Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shpall:

KONKURS

KQZ-41/2020 Titulli i punës: Zyrtar të Lartë Ligjor (2 pozita)
Grada/Koeficienti: Koeficienti 7
Departamenti : Departamenti për Çështje Ligjore:
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Drejtori i Departamentit për Çështje Ligjore
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (dy muaj)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Ndihmon drejtorin dhe zyrtarin e lartë ligjor të departamentit në hartimin shkresave që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor;
  • Ndihmon në hartimin e raporteve e informatave që kanë të bëjnë e departamentin; Ndihmon në hartimin e shkresave të ndryshme;
  • Ndihmon në operacionet ditore të Departamentit;
  • Ndihmon në hartimin e procesverbaleve të Këshillit për Çështje ligjore;
  • Ndihmon në përgatitjen e mbledhjeve të KQZ-së, Këshillit për Çështje Ligjore;
  • Kryen edhe detyra tjera që i caktohen nga Drejtori;

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë diplomë universiteti në lëmin e drejtësisë
  • Së paku një vit përvojë pune në çështjet juridike
  • Përvojë profesinale në zgjedhje
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme për hartim dhe shprehje me shkrim në gjuhën shqipe
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme
  • Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme).

KQZ-42/2020 Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Teknologjisë Informative (2 Pozita) Grada/Koeficienti: Koeficienti 8
Departamenti: Departamenti për Teknologji Informative
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Zyrtarë i Lartë i Teknologjisë Informative
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (dy muaj)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Instalimi i kompjuterëve, printerëve dhe pajisjeve tjera të TI-së,
  • Instalimi i sistemeve operative dhe aplikacioneve tjera, sipas udhëzimeve nga mbikëqyrësit
  • Instalimi i rrjetave lokale dhe konfigurimi i pajisjeve të rrjetës,
  • Administrimi i pajisjeve te zërimit, përkthimit simultant dhe audioincizim elektronik,
  • Futja e të dhënave dhe veprimet tjera në aplikacionet e ndryshme të KQZ-së sipas udhëzimeve nga mbikëqyrësit,
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera që i caktohen nga mbikëqyrësit.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Diplomë Universitare në Shkencat Kompjuterike ose vijimi i studimeve në vitin e fundit,
  • Minimum një (1) vit përvojë pune në fushën e teknologjisë InformativNjohuri te avancuara për sistemet operative te Windows
  • Njohuri ne sigurimin e tavolinë ndihmëse; instalimin e printerëve, kompjuterëve dhe zgjidhje e problemeve të ndryshme që lidhen me pajisjet e TI-së,
  • Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në gjuhët zyrtare;
  • Aftësi dhe gadishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;

KQZ 43/2020 Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Koordinimit në Terren në Sekretariatin e KQZ-së (1 pozitë)
Grada/Koeficienti: Koeficienti 7
Departamenti : Departamenti i Koordinimit në Terren
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Drejtori i Departamentit të Koordinimit në Terren
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (dy muaj)
Numëri i pozitave: 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Nën mbikqyrjen e Drejtorit, koordinon punët ditore në Departamentin e Koordinimit në Terren;
  • Kontribuon për zbatimin e aktiviteteve sipas planeve operacionale në terren
  • Ndihmon njësitë tjera të SKQZ-së për implementimin e detyrave dhe aktiviteteve për terren
  • Bën dhe përgatit raporte për aktivitetet e Departamentit të DKT-së në periudhën zgjedhore
  • Koordinon aktivitetet në mënyrë efektive mes DKT-së dhe KKZ-së për arritjen e qëllimeve sipas planifikimeve të KQZ-së për zgjedhje
  • Kryen detyra të tjera kur i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë diplomë universiteti apo të jetë në përfundim të studimeve;
  • Përvoja e punës në zgjedhje konsiderohet përparesi;
  • Integritet të lartë personal dhe profesional;
  • Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në njërën nga gjuhët zyrtare;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme  etnike;
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare konsiderohet si përparësi;
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme;
  • Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access)

KQZ-44/2020 Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Lartë për Certifikim të Subjekteve Politike (1 pozitë)
Grada/Koeficienti: Koeficienti 8
Departamenti : Zyra për Regjistrim te Partive Politike dhe Certifikim
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Drejtori i ZRPPC-së
Kohëzgjatja e emërimit Me afat të caktuar (dy muaj)
Numëri i pozitave: 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Kontribuon në hartimin e rekomandimeve, vendimeve  dhe  dokumente  tjera
  • Ndihmon në interpretime profesionale lidhur me implementimin e dispozitave ligjore
  • Kontribuon në aktivitet në funksionim të implementimit të certifikimi të subjekteve politike dhe kandidateve të tyre
  • Koordinon pranimin dhe procesimin e aplikacioneve të subjekteve politike
  • Koordinon pranimin dhe procesimin e aplikacioneve për vëzhgues të zgjedhjeve
  • Koordinon shpërndarjen e ID-ve të vëzhguesve për subjektet politike dhe organizatat tjera.
  • Ndihmon në procesimin e formularëve për raportime të raportit financiar të fushatës zgjedhore.
  • Ndihmon në përgatitjen e materialeve për publikim në faqe të KQZ-së
  • Ndihmon në Hartimin e Dosjes së Informimit Publik për donacionet e Subjekteve Politike
  • Kyen edhe detyra tjera që i caktohen nga Drejtori;

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Diplomë Universitare në drejtësi, shkencat politike, ekonomi, ose administratë publike
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar me njerëz të përkatësive të ndryshme kulturore dhe etnike
  • Së paku një vit përvojë pune
  • Përvojë pune profesinale në zgjedhje
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme për hartim dhe shprehje me shkrim në gjuhën shqipe
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme).

KQZ 45/2020, Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Trajnimit në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve ( 6 Pozita)
Grada/Koeficienti: Koeficienti 7.5
Departamenti : Departamenti i Koordinimit në Terren
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Drejtori i Departamentit të Koordinimit në Terren
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (dy muaj)
Numëri i pozitave: 6 pozita (në Mitrovicë të Veriut)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Zbaton programet e trajnimit të zgjedhjeve në procedurat e regjistrimit, votimit dhe numërimit;
  • Koordinon planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të trajnimit në kuadër të KKZ-së;
  • Është përgjegjës për trajnimin e Anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve lidhur me trajnimin e të personelit të regjistrimit të votuesve dhe të qendrave të votimit në procedurat e zgjedhjeve;
  • Zbaton udhëzimet sipas doracakëve të trajnimit dhe të pakove informative që përdoren në seancat e trajnimit që burojnë nga Sekretariati i KQZ-së për KKZ, KVV dhe Staf Teknik për zgjedhje;
  • Ndihmon Zyrtarin e Lartë Komunal të Zgjedhjeve dhe Anëtarët e KKZ-se ne zbatimin e detyrave që janë në kuadër të KKZ-së sipas Planifikimeve Operacionale për zgjedhje:
  • Jep informatat e nevojshme profesionale e ligjore lidhur me zbatimin e procedurave për zgjedhje
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë së paku diplome te shkollës se mesme, ndërsa diploma e universitetit konsiderohet përparësi
  • Të ketë përvojë pune profesionale si trajner apo në fushat e ngjashme
  • Përvojë pune në zgjedhje konsiderohet përparësi
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme për hartim dhe shprehje me shkrim në gjuhën përkatëse
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme).

KQZ 46/2020- Titulli i vendit të punës: Zyrtar për Shërbimin e Votuesve (1 Pozitë)
Grada/Koeficienti: Koeficienti 7
Departamenti : Departamenti i Operacioneve Zgjedhore
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqësit të Divizionit për Shërbim të Votueseve, Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (dy muaj)
Numëri i pozitave: 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Ndihmon Udhëheqësit të Divizionit për Shërbim të Votuesve, në zbatimin e periudhës së shërbimit të votuesve për ndërrimin e qendrave të votimit;
  • Ndihmon Udhëheqësit të Divizionit për Shërbim të Votuesve, në zbatimin e periudhës së kundërshtimit dhe konfirmimit të listës së votuesve;
  • Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit të Shërbimit të Votuesve, bënë ndarjen e votuesve në vendvotime sipas renditjes alfabetike të mbiemrave të votuesve dhe bënë verifikimin e cilësisë së skedarëve në formatin PDF.;
  • I ndihmon Udhëheqësit të Divizionit në mbikëqyrjen e shtypjes, kontrollimit dhe paketimit të Listave përfundimtare të votuesve dhe listave komunale të votuesve;
  • Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit për Shërbim të Votuesve, bënë futjen e të dhënave për aplikuesit që kanë aplikuar për regjistrim për votim jashtë Kosovës, dhe kryen punë tjera që lidhen me këtë proces, të cilat caktohen nga Udhëheqësi i Divizionit për Shërbim të Votuesve;
  • Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit për Shërbim të Votuesve, bënë vlerësimin e zotësisë juridike për aplikuesit që kanë aplikuar suksesshëm përgjatë periudhës së aplikimit për regjistrim;
  • Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit për Shërbim të Votuesve, bënë vlerësimin e pakove me fletëvotime që dërgohen përmes postës, nga votuesit jashtë Kosovës, dhe kryen punë tjera që lidhen me këtë proces, të cilat caktohen nga Udhëheqësi i Divizionit për Shërbim të Votuesve;
  • I ndihmon Udhëheqësit të Divizionit për Shërbim të Votuesve, në procesin e regjistrimit të votuesve me nevoja dhe rrethana të veçanta;
  • Kryen detyra tjera që i caktohen

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë të Diplomë Universitare, ose të paktën të jetë në vijim të studimeve themelore universitare,
  • Përvojë përkatëse profesionale në proceset zgjedhore dhe në bazën e të dhënave,
  • Njohje të mirë të dokumenteve ligjore bazë, që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor, Aftësi për të punuar në programet MS, Word, MS Excel dhe bazën e të dhënave,
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar me njerëz të përkatësive të ndryshme kulturore dhe etnike, Njohja e gjuhës zyrtare e dëshirueshme,
  • Njoha e gjuhës angleze me shkrim dhe me gojë e dëshirueshme.

KQZ 47/2020- Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Logjistikes në Zyren e Komisionit Komunal te Zgjedhjeve ( 1 Pozitë)
Grada/Koeficienti: Koeficienti 7
Departamenti Departamenti i Koordinimit në Terren
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Drejtor i DKT
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (dy muaj)
Numri i pozitave: 1 pozitë (në Mitrovicë e Veriut)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Ndihmon Komisionin Komunal të Zgjedhjeve sipas nevojave për furnizim, transport dhe    detyra tjera ne funksion të KKZ-se për zbatimin e planeve operacionale për zgjedhje në KKZ
  • Përkujdeset për zbatimin e aktiviteteve sipas kërkesave te KKZ apo SKQZ-së dhe burimet tjera për  materialet zgjedhore
  • Përkujdeset për mbarëvajtjen dhe implementimin e detyrave dhe aktiviteteve për nivelin komunal;
  • Ndihmon Zyrtarin e Larte Komunal te Zgjedhjeve dhe KKZ-ne për cilësinë dhe saktësinë e materialeve te nevojshme për KKZ-në:
  • Mirëmban të dhënat e menaxhimit të furnizimit me material për zgjedhje, regjistrimin e materialit ne KKZ, administrimin e materialeve dhe menaxhimin e depos Komunale te KKZ-së;
  • Koordinon aktivitetet në mes DKT-së, KKZ-se për pranimin, dorëzimin dhe shpërndarjen e materialeve për zgjedhje;
  • Kryen detyra të tjera kur i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë së paku diplome te shkollës se mesme, ndërsa diplomë universiteti konsiderohet përparësi;
  • Të ketë përvojë pune në administrim të zgjedhjeve konsiderohet përparesi;
  • Integritet të lartë personal dhe profesional;
  • Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në njërën nga gjuhët zyrtare;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme  etnike;
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare konsiderohet si përparësi;
  • Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access);

KQZ- 48 / 2020 Titulli i vendit të punës: Zyrtar për personel ( 1 pozitë)
Grada/Koeficienti
: Niveli Profesional- koeficient -7
Mbikëqyrësi i drejtëpërdrejtë: Udheheqesi i Divizionit te Personelit
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat, 2 muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Ndihmon në zbatimin e fushave të procedurave të punësimit të personelit në SKQZ, duke zbatuar legjislacionin në fuqi,
  • Ndihmon në përgatitjen e konkurseve , kontratave të punës, vërtetimeve të punes për personelin e zgjedhjeve.
  • Ndihmon në menaxhimin e rekrutimit të personelit të përkohshëm në SKQZ. Ndihmon me informata në punë stafin jopermanent.
  • Detyra dhe pergjegjesi te tjera qe i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë Diplomë Universitare në Drejtesi, Ekonomi, administrate publike.
  • Të ketë së paku dy (2) vite përvojë pune,
  • Integritet të lartë personal dhe profesional;
  • Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në gjuhët zyrtare;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme; Njohje e gjuhës angleze e dëshirueshme;
  • Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access).

KQZ-49/2020 Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Lartë i Përkthimit shqip-serbisht dhe anasjelltas ( 1 pozitë)
Grada/Koeficienti: Niveli Profesional- koeficienti 7
Mbikëqyrësi i drejtëpërdrejtë: Udheheqesit te Divizionit per Buxhet dhe Financa
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat 2 muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Përkthen dokumente, materiale dhe shkresa zyrtare nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas;
  • Përkthen në mënyrë simultane për zyrtarët e KQZ-së, vizitorët ose kandidatët e trajnimit nga gjuha shqipe në gjuhën serbe dhe anasjelltas;
  • Bën kontrollin e cilësisë se përkthimit te dokumenteve zyrtare
  • Përkthen për KQZ / SKQZ si dhe merr pjese në trajnimet, takimet e punës dhe vizitat e ndryshme brenda dhe jashtë vendit;
  • Detyra dhe përgjegjësi të tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë së paku diplome te shkollës se mesme, diploma e universitetit konsiderohet përparësi Se paku tre (3) vite përvojë pune.
  • Të njohë gjuhën shqipe dhe serbe rrjedhshëm, me gojë dhe me shkrim;
  • Përvojë të konsiderueshme të përkthimit dhe interpretimit profesional; Përvojë dhe aftësi për të punuar nën trysni dhe me afate të kufizuara;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar me njerëz të përkatësive të ndryshme kulturore dhe etnike; Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme;
  • Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access).

KQZ-50/2020. Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Logjistikës në QNR (1 pozitë)
Grada/Koeficienti: Koeficienti 7
Departamenti : Qendra e Numërimit dhe Rezultateve
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqës i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (dy muaj)
Numri i pozitave: 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Proceson dhe përcjell të gjitha çështjet administrative lidhur me funksionimin efektiv të zyrës së Logjistikës;
  • Bën inventarizimin e materialeve para dhe pas procesit të zgjedhjeve;
  • I përcjell dërgesat që vijnë dhe që dalin nga prokurimi dhe depoja;
  • Mban shënime për raportet që arrijnë, klasifikon dhe kodon materialet që dërgohen; Pranon,  numëron,  skedon dhe shqyrton kërkesat për mall;
  • Siguron të ketë furnizim të materialit për zyre për stafin menaxhues dhe personelin e QNR-së; Pranon, u cakton numrin, i skedon dhe shqyrton kërkesat hyrëse të blerjes;
  • Mirëmban sistemet e skedimit dhe bazë së të dhënave;
  • Mban evidencën e transportit dhe mirëmban listat e stafit gjate transportit për ne QNR; Kryen edhe detyra tjera kur i caktohen;

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë diplomë universiteti në Ekonomi, Administratë Publike, skenca sociale, shkenca natyrore
  • Të ketë përvojë profesionale në zgjedhje dhe në fushën e ngjashme;
  • Përvojë pune në cilëndo disiplinë të menaxhimit të logjistikës dhe përkrahjes;
  • I gatshëm të punoj në ndërrim, edhe përtej standardeve të orarit të rregullt, orar të zgjatur;
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme Njohje e gjuhës angleze e dëshirueshme.

KQZ-51/2020.Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Trajnimit në QNR ( 1 pozitë)
Grada/Koeficienti: Koeficienti 8
Departamenti : Qendra e Numërimit dhe Rezultateve
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqës i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (dy muaj)
Numri i pozitave: 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Planifikon dhe drejton trajnimin e stafit të QNR-së. Asiston në selektimin, trajnimin, ndërtimin e ekipeve   dhe shpërndarjen e të gjithë të stafit ditor sipas hapësirave të QNR-së.
  • Siguron qe të gjitha procedurat e QNR-së të jenë të përkrahura gjatë gjithë procesit të punës në QNR;
  • Në bashkëpunim me trajnerët tjerë, trajnon, përkrah dhe mbikëqyr stafin ditor në QNR. Trajnon  mbikëqyrëset dhe auditorët në procedurat e futjes se të dhënave, auditimit, numërimit, hetimit etj;
  • Ofron përkrahje sipas hapësirave gjatë gjithë procesit në QNR në përputhje me Procedurat e QNR-së;  Asiston në përgatitjen e doracakëve të trajnimit dhe materialeve tjera të trajnimit në përputhje me procedurat  e QNR-së. Koordinon dhe mban lidhje me njësitë tjera të ngjashme, të siguroj funksionim të lehtë të proceseve zgjedhore;
  • Siguron kontroll të kualitetit në përputhje me standardet qe janë kërkuar në të gjitha seancat e trajnimit; Koordinon orarin e trajnimit dhe identifikon vendtakimin dhe përgatitjet logjistike për seancat e trajnimit. Asiston në menaxhim dhe mbikëqyrjen e brendshme në QNR nga dita e zgjedhjeve deri sa procesi të kompletohet. Punon në sistemin e ndërrimit nga dita e zgjedhjeve deri sa procesi të kompletohet;
  • Kryen edhe detyra tjera kur i caktohen.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë diplomë universiteti në Drejtësi, Ekonomi,  Administratë Publike, skenca sociale, shkenca natyrore  Të ketë përvojë profesionale në zgjedhje dhe në fushën e ngjashme;
  • Të ketë përvojë të konsiderueshme pune në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e personelitnë vartësi;
  • I gatshëm të punoj në ndërrim, edhe përtej standardeve të orarit të rregullt, orar të zgjatur;
  • Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel)
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme Njohje e gjuhës angleze e dëshirueshme.

KQZ-52/2020. Titulli i vendit të punës: Zyrtar për Marrëdhënie me Jashtë ( 1 pozitë)
Grada/Koeficienti: Koeficienti 7
Departamenti  Qendra e Numërimit dhe Rezultateve
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqës i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (dy muaj)
Numri i pozitave: 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Përgatit materialin Informues mbi procedurën, Informatat rreth zgjedhjeve dhe aktivitetet në QNR për vëzhguesit, Media dhe palët e interesuara;
  • Zhvillon dhe mirëmban rrjedhën gjithëpërfshirëse dhe të saktë të raporteve, letrave dhe reklamave për informatat e brendshme dhe të jashtme ne të gjitha aspektet e punës së QNR-së;
  • Siguron përmbushjen e përgjegjësive të raportimit të QNR-së, përfshire koordinimin e paraqitjeve dhe raporteve të rregullta në pajtim me orarin e saktë. Përgatitë pakon informatave të brendshme dhe të jashtme  në tri gjuhë (shqip, serbisht, anglisht), analizon dhe përmbledh materiale për proceset zgjedhore, duke i mbledhur nga informatat relevante nga të gjitha njësitë e SKQZ-së;
  • Kontribuon ne të gjitha raportet kur kërkohet. Siguron që informatat e QNR-së të jenë të postuara në QNR dhe të jenë të freskuara, të sakta dhe informuese në lidhje me operacionet zgjedhore në QNR;
  • Në koordinim me zyrtarët e QNR-së organizon termine për vëzhgues, përfaqësuesve të Mediave, faktorëve nga partitë politike dhe kandidatëve dhe mysafirëve Special dhe njoftimin e tyre të kenë qasje në QNR 24   orë në ditë gjatë fazës operuese deri në përfundim të procesit;
  • Shoqëron nëpër hapësirat e QNR-së vëzhguesit, përfaqësuesit e mediave, faktorët nga subjektet politike dhe mysafirët special dhe informon rregullisht mbi aktivitetet në QNR dhe në qasjen e orarit, në proces dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre brenda QNR-së. Siguron që atje të jetë staf i mjaftueshëm i marrëdhënieve    me jashtë të koordinoje punën me vëzhguesit, përfaqësuesve të Mediave, faktorëve nga partitë politike dhe mysafirëve special brenda QNR-së;
  • U përgjigjet pyetjeve të vëzhguesve dhe komunikon me ta gjatë dhe lidhur me procesin e punës në QNR.  Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të QNR-së, koordinon me mbikëqyrësit e hapësirave, auditorë siç kërkohet; Kryen edhe detyra tjera kur i caktohen;

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë diplomë universiteti në Drejtësi, Administratë Publike, skenca sociale, Të ketë përvojë profesionale në zgjedhje dhe në fushën e ngjashme;
  • Njohuri për zgjedhjet specifike dhe çështje politike;
  • I gatshëm të punoj në ndërrim, edhe përtej standardeve të orarit të rregullt, orar të zgjatur; Njohje të teknologjisë informative ( Ms Word, Ms Access, Ms Excel),
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme, Njohje e gjuhës angleze (e dëshirueshme).
  • Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access);

KQZ 53/2020 Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Trajnimit ( 1 pozitë)
Grada/Koeficienti: Koeficienti 7.5
Departamenti : Departamenti i Operacioneve Zgjedhore
Mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë: Udhëheqësit te Divizionit të Trajnimit,
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar (dy muaj)
Numëri i pozitave: 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Ndihmon ne zbatimin e programeve te trajnimit për te gjitha procedurat e parapara për ciklet e trajnimit sipas planit operacional
  • Ndihmon në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të trajnimit me departamentet e tjera të Sekretariatit të KQZ-së;
  • Ndihmon dhe përkrah procesin e trajnimit te trajnerëve te Komisioneve Komunale te Zgjedhjeve , për procedurat e Votimit numërimit dhe përkrahje ne materiale për trajnimet e parapara
  • Ndihmon ne trajnimin e Anëtarëve te KVV-ve;
  • Kryen edhe detyra të tjera që i caktohen nga mbikëqyrësi;

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Diplomë universitare
  • Përvojë në arsimimin e të rriturve, zgjedhje ose në dizajnimin, zhvillimin, menaxhimin dhe zbatimin e kurseve te trajnimit;
  • Aftësi për të shkruar dhe redaktuar materiale të trajnimit; Aftësi të mira për prezantime dhe të komunikimit;
  • Aftësi për të punuar me programet MS Power Point, MS Word dhe MS Excel;
  • Aftësi për të punuar me njerëz të përkatësive të ndryshme kulturore dhe etnike;
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare e dëshirueshme.

KQZ-54/2020/ Titulli i vendit të punës: Asistent i Logjistikes në SKQZ ( 1 pozitë)
Grada/Koeficienti: Niveli Profesional- koeficient - 6
Mbikëqyrësi i drejtëpërdrejtë: Udheheqesi i Divizionit te Logjistikes dhe Transportit
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat, 2muaj

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës:

  • Mirëmbajtja dhe rregullimi i sallave ku mbahen takimet e KQZ-se. Furnizimi me materiale të ndryshme, dhe shpërndarja e tyre.
  • Koordinohet me zyrën e Kryeshefit Ekzekutiv për agjendën e takimeve. Koordinohet me logjistikën në lidhje me furnizimet dhe kërkesat e stafit. Ndihmon stafin rreth furnizimeve të ndryshme dhe me materiale administrative. Mban evidencë të saktë për punën dhe furnizimet.
  • Dhe punë dhe detyra qe i caktohen nga mbikqyrësi.

Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:

  • Të ketë së paku  diplome  te  shkollës  se  mesme, Të ketë përvojë pune
  • Integritet të lartë personal dhe profesional;
  • Shkathtësi të shkëlqyera në komunikim me gojë dhe me shkrim në njërën nga gjuhët zyrtare;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të paanshme dhe me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike;
  • Njohja e gjuhës tjetër zyrtare konsiderohet si përparësi;

Mënyra e aplikimit:

Kandidatet e interesuar duhet të paraqesin një biografi profesionale (CV) një Letër motivuese, kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit për kualifikimin si dhe dëshmitë mbi përvojën e punës dhe atë profesionale. Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyrën nr. 21 te Sekretariatit te KQZ-së, ndërtesa e ish Bankës së Lubjanës. kati i -I- zyra nr. 21. 10000 Prishtinë . Adresa elektronike ku mund te shkarkoni kërkesën  për punësim - Aplikacionin, www.kqz-ks.org. çdo ditë punë nga ora 8:00 -16:00 nga data 24.10.2020 deri 26.10.2020, ne ora 16:00. Aplikacionet mund të dorëzohen edhe në formë elektronike të skenuara në adresën elektronike: zyra.personeli@kqz-ks.org.

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni në numrin e tel: 038-200-23-557, prej orës 08:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 3 ditë kalendarike nga dita e publikimit në tabelën e improvizuar të shpalljeve në hyrje të zyrave të selisë së KQZ-së-Prishtinë, dhe në ueb faqen zyrtare të KQZ-së.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit, në afat ligjor, nga Zyrtari përgjegjës për personel në Sekretariatin e KQZ-së

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë, duhet të sjellin për verifikim  të  gjitha  dokumentet origjinale.

Për shkak të natyrës urgjente  të procesit zgjedhor, aplikacionet e dërguara pas datës  së fundit të mbylljes së shpalljes  se konkursit, nuk do të pranohen.

Kërkesat e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofron mundësi të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret  aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovës”.

Listime të ngjashme

Moter/Teknik Medicional (3)   Novobërdë e re
26/11/2020
Vozitës/e   Drenas e re
25/11/2020
25/11/2020
23/11/2020