Vende të lira të punës (2)

komuna malisheve e1558789653457
Komuna e Malishevës
Publikuar më
30/12/2020
Qyteti
Malishevë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës, nr. O3IL-212,( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.9012010), Neni 5 pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr. O3IL-068, Udhëzimit Administrativ ( MPMS)Nr.0712017 për rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik Neni 4. Udhëzimit Administrativ MASHT Nr. 1012018 datë: 20.07.2018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm. Drejtoria për Arsim dhe Edukim shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës
Viti shkollor -2020

Niveli, Shkolla | Pozita | Vendi i lirë/zëvendesim | Numri i pozitave | Orë
SHFMU” Vesel Pagarusha” në Pagarushë Edukatore Zëvendësim i lehonisë 1 20
SHFMU” Ganimete Tërbeshi” në Astrzup Mësim klasorë Vendi i lirë 1 20

I. Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal (letërnjoftimi ose pasaporta)
  • Diplomat e kualifikimit(ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës jo më të vjetra se gjashtë muaj.
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime
  • Dëshmitë e përvojës në institucionet arsimore ( nëse ka)
  • Certifikata e lindjes

I. Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e
rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar.

Kriteret e kualifikimit: Për vendin e punës mësim klasorë kërkohet kualifikimet: Fakulteti i Edukimit-programi fillor, Fakulteti i Mësuesisë, ashtu siç planifikohet me UA të MASHT-it për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm Nr. 1012018 datë 20.07.2018.

Kriteret e kualifikimit: Për vendin e punës edukatore kërkohet kualifikimet-Fakulteti i
Edukimit-programi parashkollorë: Shkolla Lartë Pedagogjike-drejtimi për edukatore: Fakulteti
Filozofikë-dega e pedagogjisë së përgjithshme: Fakulteti i Shkencave Sociale-programi përkujdesja dhe mirëqenia e fëmijëve, ashtu siç planifikohet me UA të MASHT-it për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm Nr. 1012018 datë 20.07.2018.

Vetëm në mungesë të kandidatëve nga sqarimi i lartcekur, do të shqyrtohen edhe aplikacionet e
kandidatëve me kualifikim më të përafërt.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuar dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të
dëshmuara me dokumentet jo ata që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi)

SQARIM: Kandidatët mund të konkurrojnë në më shumë shkolla, por me dokumente të
veçanta.

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kanë diplomat e nostrifikuara në MASHT.
Për intervistë do të ftohën ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të
cekura.

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për intervistë dhe orari i intervistave publikohet në ueb-
faqen e Komunës së Malishevës.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik,
duke filluar nga data e publikimit më: 24.12.2020 deri më datën: 07.01.2021

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit përkatësisht përmes zyrës së pritjes së palëve, në objektin e ri të Komunës së
Malishevës.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

20/01/2021
Roje   Pejë e re
20/01/2021
Inxhinier i Mekanikës   Pejë e re
20/01/2021