Vende të lira të punës (150)

kek logo e1600274056164
Korporata Energjetike e Kosovës SHA (KEK)
Publikuar më
07/11/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Divizioni i Burimeve njerëzore në KEK Sh.a. njofton të gjithë kandidatët e interesuar se afati i aplikimit në shpalljen publike nr.8020 të dt.05.11.2021 shtyhet deri më datën 24.11.2021

Shpallje Publike

Bazuar në nenin 8 të Ligjit të Punës, Seksionin  V Pikën 3 (c) të Rregullores së KEK-ut  Sh .a, dhe nevojave të paraqitura për plotësimin e disa vendeve të lira të punës në Divizionet e  KEK-ut, Divizioni i Burimeve Njerëzore, më 05.11.2021  publikon ofertën  për pozitat e mëposhtme:

1. Teknik i Makinerisë (45 kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

  • Bartësi i vendit të punës kryen  punët e mirëmbajtjes mekanike ne  kaldaje, salle te makinave, objekte të jashtme, mihjet sipërfaqësore dhe  servise  dhe sipas  kërkesave te lëshuara nga Prijësi i ekipit, Inxhinieri përgjegjës i mirëmbajtjes  mekanike. Respekton  udhëzimet për mirëmbajte, te cilat janë përgatitur nga inxhinieri përgjegjës. Kryen preventivat e përgatitura nga inxhinieri përgjegjës me urdhëresën e prijësit të ekipit dhe e informon atë për aktivitetet e kryera gjate preventives dhe ato te cilat kërkojnë ndaljen e pajisjeve. I përgjigjet çdo kohe thirrjes për intervenim dhe vazhdon punën sipas nevoje zbaton te gjitha rregullat e sigurisë. Kryen edhe pune tjera me kërkesën e eproreve te tij

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet

  • Shkolla e Mesme – Teknik i makinerisë, profili operator prodhimi
  • Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
  • Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës.
  • Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria, intuita dhe vëmendje në detaje.
  • Nivel të lartë të etikës profesionale.

2. Teknik i Elektroteknikës  (9 kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

  • Bartësi i vendit të punës është i obliguar të punoj sipas urdhëresave të cilat i shtron prijësi i ekipit dhe inxhinieri i   kryerjes, përpunon dhe vizaton  dokumentacionin e nevojshëm për meremetimin e makinave elektrike. Përgjigjet për kualitetin dhe kuantitetin e punës. Kryen preventivat sipas urdhëresave dhe i raporton prijësit të ekipit, Inxhinierit përgjegjës të mirëmbajtjes elektrike. Është përgjegjës për punën normale të pajisjeve në sistem, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veglave të punës. Përgjigjet për mbajtjen e mjeteve mbrojtëse në punë sipas normave që i kërkon vendi i punës. Elektrotekniku i energjetikës duhet të jete i vetëdijshëm që gjatë kontrollës-preventives në sistem, sheh ose dëgjon ndonjë parregullsi të pajisjes duhet të intervenoj menjëherë për eliminimin e rrezikut. Është i obliguar për raste të veçanta ti përgjigjet thirrjes të personelit për evitim të prishjeve dhe nëse kërkohet të vazhdoj orarin e punës –vazhdimi bëhet sipas  rregullores në fuqi

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet

  • Shkolla e mesme – profili elektroenergjetike.
  • Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
  • Të dëshmoj aftësitë për të krijuar  marrëdhënie të mira  pune brenda dhe jashtë organizatës.
  • Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria, intuita dhe vëmendje në detaje.
  • Nivel të lartë të etikës profesionale.

3. Teknik i Elektroteknikës  (4 kryerës)

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet -

  • Shkolla e mesme – profili elektronikë.
  • Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
  • Të dëshmoj aftësitë për të krijuar  marrëdhënie të mira  pune brenda dhe jashtë organizatës.
  • Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria, intuita dhe vëmendje në detaje.
  • Nivel të lartë të etikës profesionale.

4. Zjarrfikës  (2 kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

  • Bartësi i vendit te punës bënë kryerjen e punëve për mbrojtjen nga zjarri në përputhje me ligjet dhe rregulloreve sipas       dispozitat ligjore dhe akteve tjera nga kjo lëmi, gjatë kohës së kujdestarisë, viziton objektin, lokalet, stabilimente pajimet dhe pajisjet e posaçërisht vendet të cilat mundet te vjen deri te shpërthimi i zjarrit, për të metat e vërejtura nga shkaktimi i zjarrit, menjëherë duhet të lajmëroj eprorin e vetë dhe në të njëjtën kohë të merr masat e duhura për pengimin e shkaqeve të pa dëshiruara. Gjatë vizitës së objektit të prodhimit dhe hapësirave tjera punuese bënë kontrollimin e pajisjeve kundër zjarrit mbi gjendjes e  aftësisë, renditjen e tyre sipas planit dhe merr masa të duhura që çdo herë të jenë në gjendje gatishmërie, të paralajmëroj punëtorët në objekt për nevojat e mirëmbajtjes dhe masave të parapara për mbrojtjen nga zjarri, në rast se i sheh ata që me punën e tyre bëjnë keqpërdorimin e mjeteve të MKZ, edhe krahas paralajmërimit, menjëherë duhet lajmëruar eprorin e tyre, ti njoh dhe gjithherë ti mësoj të gjitha masat për mbrojtjen kundër zjarri sipas planit për mbrojtjen nga  zjarri të objektit në Termocentral. Në momentin e pranimit të detyrës të jetë i saktë, i rregullt, fizikisht dhe psiqikisht i aftë për kryerjen e punëve dhe detyrave, që gjatë detyrës të mbaj uniformen e zjarrfikësit, ti ruaj, ti mirëmbaj dhe me qëllim ti përdor mjetet mbrojtëse personale  me  të cilat është i ngarkuar, si dhe në kryerjen e detyrave që bënë në objekt të sillet korrekt me punëtorët dhe me palët tjera.
  • Autorizimet: Në raste emergjente kërkon kyçje – kyçjen e energjisë elektrike ujit. Kërkon deponimin, ngarkimin dhe   zbarkimin e materieve të rrezikshme konform Rregulloreve në fuqi, Kërkon sigurimin e vendeve të rrezikshme nga  shpërthimi i zjarrit si dhe largimin e burimeve të zjarrit.

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet dhe aftësitë e duhura:

  • Përgatitja e mesme shkollore, Te jete nen moshën 30 vjeçare,(Ligji nr. 04/L-49 për zjarrfikës dhe Shpëtim)
  • Te këtë aftësi psiko-fizike për të kryer aktivitetet e zjarrfikëse dhe shpëtimit.

 5. Teknik i Kimisë (9 kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

  • Bartësi i vendit të punës është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punëve të cilat kanë të bëjnë me manipulimin në objektin e PKU-s.
  • Përcjellë dhe evidenton punën e prodhimit, ecurinë e prodhimit, gjendjen e prodhimit, gjendjen e kimikateve të   harxhuara gjatë ndërrimit përkatës të punës. Përcjellë punën e pajisjeve automatike si dhe gatishmërinë për punë të këtyre pajisjeve, për parregullsitë eventuale njofton përgjegjësin e mirëmbajtjes. Gjatë ndërrimit përkatës të punës është përgjegjës për funksionimin normal për tëra pajisjet në objektin e PKU-s. Për punët e veta është përgjegjës ndaj  udhëheqësit të ndërrimit, inxhinierin përgjegjës në objektin e PKU-s dhe Kryeinxhinierin e objekteve të prodhimit të ajrit të komprimuar dhe PKU-së

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet dhe aftësitë e duhura:

  • Shkolla e mesme - drejtimi kimi
  • Të ketë njohuri në përdorimin e sistemeve informatike, të ketë aftësi komunikative të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në  ekipe.

6. Manipulues i Shiritave Transportues  (50 kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

  • Bartësi i vendit është përgjegjës për pastrimin e stacionit kthyes të shiritit në vazhdim dhe shiritit të vetë në gjatësi nga 50 m të dy shiritave transportues, pastrimin e koritës të tamburit shtrëngues dhe gjitha vendeve në konvejerë që pengojnë në procesin e prodhimit. Në rast rreziku për njerëzit ose për pajisjen, menjëherë e bën shkyçjen e shiritit transportues. Gjatë kontrollimit të pajisjes vëren zhurmë jonormale në motor-reduktor, rrëshqitje të shiritit në tamburet ngasëse, ikje në një anë, grumbullim të materialit, mosfunksionim të fshesave, mosfunksionim normal të ruleve, dëmtim të shiritit, erë me shpejtësi  të madhe, menjëherë e ndërprenë punën dhe e lajmëron  dispeçerin dhe prijësin. Në rast rreziku për shiritin ose jetën e tij dhe te tjerëve  duhet menjëherë  ta ndalë  shiritin me anë të një ndërprerësi (pullë-taster) të vendosur  në distanca jo të mëdha në shirit transportues  për ndalim  të dhunshëm dhe për këtë  ta njoftojë Dispeçerin dhe Prijësin e etazhes.

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet dhe aftësitë e duhura:

  • Shkolla e Mesme e Xehetarisë, Makinerisë (minimumi shkolla profesionale 3 vjeçare)
  • Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
  • Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës.
  • Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria,intuita dhe vëmendje në detaje.
  • Nivel të lartë të etikës profesionale.

7.  Inxhinier i Makinerisë (11 kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

  • Bartësi i punës i përgjigjet Udhëheqësit të njësive gjegjëse ku ai caktohet dhe bashkëpunon me inxhinieret tjerë me përvojë me qëllim të ngritjes së njohurive profesionale të tij. Merr punët nga Udhëheqësi i Njësisë ku aktualisht është i përcaktuar dhe përpunon UP me ndërlikushmëri të lartë dhe të mesme tekniko teknologjike në bashkëpunim të ngushtë me inxhi përgjegjës.
  • Bashkëpunon edhe me kolegët e tjerë  të Departamentit për realizimin me sukses të punëve që ka marr për sipër.
  • Përcjell dhe merr pjesë në hartimin e listave defektuese gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierin  përgjegjës.
  • Obligohet për zbatimin e metodave të avancuara tekniko teknologjike për aq sa lejojnë kushtet ekzistuese.
  • Punon dhe përpunon dokumentacionin teknik në formë elektronike (“Auto CAD’’).
  • Mban përgjegjësi për punët e kryera nga ana e tij.
  • Është i obliguar ta ruaj sekretin afarist.
  • Zbaton dhe respekton rregullat e mbrojtjes dhe sigurisë në punë sipas rregullave  dhe ligjit në fuqi  .
  • I kryen dhe i zbaton të gjitha detyrat dhe obligimet të tjera që i urdhërohen nga eprori i tij.

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet

  • Përgatitja superiore nga lëmia e Makinerisë, Inxhinier i diplomuar ose Master ( drejtimi prodhimtari dhe Automatizëm, Inxhiniria Industriale dhe Menaxhmenti, Mekatronikë, Termoenergjetik dhe Energji të Ripërtritshme)
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe njohja e mirë e punës me kompjuter përparësi
  • Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip.
  • Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës. Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria, intuita dhe vëmendje në detaje.
  • Nivel të lartë të etikës profesionale.

8.  Inxhinier i Makinerisë (2 kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

  • Bartësi i punës i përgjigjet Udhëheqësit të njësive gjegjëse ku ai caktohet dhe bashkëpunon me inxhinieret tjerë me përvojë me qëllim të ngritjes së njohurive profesionale të tij. Merr punët nga Udhëheqësi i Njësisë ku aktualisht është i përcaktuar dhe përpunon UP me ndërlikushmëri të lartë dhe të mesme tekniko teknologjike në bashkëpunim të ngushtë me inxhi përgjegjës.
  • Bashkëpunon edhe me kolegët e tjerë  të Departamentit për realizimin me sukses të punëve që ka marr për sipër.
  • Përcjell dhe merr pjesë në hartimin e listave defektuese gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierin  përgjegjës.
  • Obligohet për zbatimin e metodave të avancuara tekniko teknologjike për aq sa lejojnë kushtet ekzistuese.
  • Punon dhe përpunon dokumentacionin teknik në formë elektronike (“Auto CAD’’).
  • Mban përgjegjësi për punët e kryera nga ana e tij
  • Është i obliguar ta ruaj sekretin afarist.
  • Zbaton dhe respekton rregullat e mbrojtjes dhe sigurisë në punë sipas rregullave  dhe ligjit në fuqi
  • I kryen dhe i zbaton të gjitha detyrat dhe obligimet të tjera që i urdhërohen nga eprori i tij.

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet

  • Përgatitja superiore nga lëmia e Makinerisë, Baçelor ( drejtimi prodhimtari dhe Automatizëm, Inxhiniria Industriale dhe Menaxhmenti, Mekatronikë, Termoenergjetik dhe Energji të Ripërtritshme)
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe njohja e mirë e punës me kompjuter përparësi
  • Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip. Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës. Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria, intuita dhe vëmendje në detaje.
  • Nivel të lartë të etikës profesionale.        

9.  Inxhinier i Elektroenergjetikës (1 kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

  • Bartësi i punës i përgjigjet kyçet në të gjitha punët inxhinierie të elektroteknikës që kryhen në Departament, me qëllim që të ti dalin në pah cilësitë e tij profesionale në bazë të së cilave më vonë do të emërohet në vend adekuat të punës .
  • Merr punët nga Udhëheqësi i Njësisë ku  është i sistemuar dhe përpunon UP me ndërlikueshmëri të lartë dhe të mesme tekniko eknologjike në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierin përgjegjës.
  • Bashkëpunon edhe me kolegët e tjerë  të Departamentit për realizimin me sukses të punëve që ka marr  për sipër.
  • Përcjell dhe merr pjesë në hartimin e listave defektuese gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierin përgjegjës.
  • Obligohet për zbatimin e metodave të avancuara tekniko teknologjike për aq sa lejojnë kushtet ekzistuese.
  • Mban përgjegjësi për punët e kryera nga ana e tij.
  • Është i obliguar ta ruaj sekretin afarist.
  • Zbaton dhe respekton rregullat e mbrojtjes dhe sigurisë në punë sipas rregullave  dhe ligjit në fuqi  .
  • I kryen dhe i zbaton të gjitha detyrat dhe obligimet të tjera që i urdhërohen nga eprori i tij.

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet

  • Përgatitja superiore nga lëmia e Elektroenergjetikës -dega Elektroenergjetikë dhe Automatikë niveli Inxhinier i diplomuar ose Master
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe njohja e mirë e punës me kompjuter përparësi. Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip. Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës. Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria, intuita dhe vëmendje në detaje
  • Nivel të lartë të etikës profesionale.

10. Inxhinier i Elektroenergjetikës (3 kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

  • Bartësi i punës i përgjigjet kyçet në të gjitha punët inxhinierie të elektroteknikës që kryhen në Departament, me qëllim që të ti dalin në pah cilësitë e tij profesionale në bazë të së cilave më vonë do të emërohet në vend adekuat të punës .
  • Merr punët nga Udhëheqësi i Njësisë ku  është i sistemuar dhe përpunon UP me ndërlikueshmëri të lartë dhe të mesme tekniko eknologjike në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierin përgjegjës.
  • Bashkëpunon edhe me kolegët e tjerë  të Departamentit për realizimin me sukses të punëve që ka marr  për sipër.
  • Përcjell dhe merr pjesë në hartimin e listave defektuese gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierin përgjegjës.
  • Obligohet për zbatimin e metodave të avancuara tekniko teknologjike për aq sa lejojnë kushtet ekzistuese.
  • Mban përgjegjësi për punët e kryera nga ana e tij.
  • Është i obliguar ta ruaj sekretin afarist.
  • Zbaton dhe respekton rregullat e mbrojtjes dhe sigurisë në punë sipas rregullave  dhe ligjit në fuqi  .
  • I kryen dhe i zbaton të gjitha detyrat dhe obligimet të tjera që i urdhërohen nga eprori i tij.

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet

  • Përgatitja superiore nga lëmia e Elektroenergjetikës -dega Elektroenergjetikë dhe Automatikë niveli Baçelor
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe njohja e mirë e punës me kompjuter përparësi. Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip. Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës. Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria, intuita dhe vëmendje në detaje.
  • Nivel të lartë të etikës profesionale.

11. Inxhinier i Elektroteknikes (6 kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

  • Bartësi i punës i përgjigjet kyçet në të gjitha punët inxhinierie të elektroteknikës që kryhen në Departament, me qëllim që të ti dalin në pah cilësitë e tij profesionale në bazë të së cilave më vonë do të emërohet në vend adekuat të punës .
  • Merr punët nga Udhëheqësi i Njësisë ku  është i sistemuar dhe përpunon UP me ndërlikueshmëri të lartë dhe të mesme tekniko teknologjike në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierin përgjegjës.
  • Bashkëpunon edhe me kolegët e tjerë  të Departamentit për realizimin me sukses të punëve që ka marr  për sipër.
  • Përcjell dhe merr pjesë në hartimin e listave defektuese gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierin përgjegjës.
  • Obligohet për zbatimin e metodave të avancuara tekniko teknologjike për aq sa lejojnë kushtet ekzistuese.
  • Mban përgjegjësi për punët e kryera nga ana e tij.
  • Është i obliguar ta ruaj sekretin afarist.
  • Zbaton dhe respekton rregullat e mbrojtjes dhe sigurisë në punë sipas rregullave  dhe ligjit në fuqi
  • I kryen dhe i zbaton të gjitha detyrat dhe obligimet të tjera që i urdhërohen nga eprori i tij.

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet

  • Përgatitja superiore nga lëmia e Elektroteknikes-dega  elektronikë  niveli Inxhinier i diplomuar ose Master
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe njohja e mirë e punës me kompjuter përparësi. Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip. Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës. Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria, intuita dhe vëmendje në detaje.
  • Nivel të lartë të etikës profesionale.

12. Inxhinier i Elektroteknikes (5 kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

  • Bartësi i punës i përgjigjet kyçet në të gjitha punët inxhinierie të elektroteknikës që kryhen në Departament, me qëllim që të ti dalin në pah cilësitë e tij profesionale në bazë të së cilave më vonë do të emërohet në vend adekuat të punës .
  • Merr punët nga Udhëheqësi i Njësisë ku  është i sistemuar dhe përpunon UP me ndërlikueshmëri të lartë dhe të mesme tekniko teknologjike në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierin përgjegjës.
  • Bashkëpunon edhe me kolegët e tjerë  të Departamentit për realizimin me sukses të punëve që ka marr  për sipër
  • Përcjell dhe merr pjesë në hartimin e listave defektuese gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierin përgjegjës.
  • Obligohet për zbatimin e metodave të avancuara tekniko teknologjike për aq sa lejojnë kushtet ekzistuese.
  • Mban përgjegjësi për punët e kryera nga ana e tij.
  • Është i obliguar ta ruaj sekretin afarist.
  • Zbaton dhe respekton rregullat e mbrojtjes dhe sigurisë në punë sipas rregullave  dhe ligjit në fuqi
  • I kryen dhe i zbaton të gjitha detyrat dhe obligimet të tjera që i urdhërohen nga eprori i tij.

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet

  • Përgatitja superiore nga lëmia e Elektroteknikes-dega  elektronikë  niveli Baçelor
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe njohja e mirë e punës me kompjuter përparësi. Të jetë i gatshëm të punoj vetëm dhe me ekip. Të dëshmoj aftësitë për të krijuar marrëdhënie të mira pune brenda dhe jashtë organizatës. Nivel të lartë të motivimit, Iniciativë, vendosmëria, intuita dhe vëmendje në detaje.
  • Nivel të lartë të etikës profesionale.

13.Teknolog Përgjegjës për Përgatitje Kimike të Ujit (PKU) (2 kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

  • Bartësi i punës Bashkëpunon, kordinon dhe përcjellë punën në Repartin e Dekarbonizimit  në kuadër të T.C.“ KOSOVA  B“.Kujdeset për sasinë e kimikateve të cilat përdoren në lëminë e përgjegjësisë së vet  që shpenzimet e tyre të jenë në kufijt e kriteriumeve të parapara.Bënë raporte periodike të prodhimit të ujit të Dekarbonizuar  si dhe të shpenzimeve të kimikateve për prodhimin e ujit në lëmin e pëgjegjësisë së vet.
  • Përkujdeset për pregatitjen e udhëzimeve të punës në laminë e prodhimit të ujit të Dekarbonizuar
  • Përkujdeset dhe përcjellë gjendjen , gadishmërinë e punës së paisjeve në bashkëpunim të ngusht me Inxh. Përgjegjës për mirëmbajtjen makinerike,elektrike dhe elektonike pranë T.C.“ KOSOVA B“
  • Përkujdeset për zbatimin e rregullave ,ligjeve në punë si dhe bënë vlerësimin kualitativ dhe  kuantitativ të punës së manipuluesve.Përparon punën duke përcjellë të arriturat në lëminë e përgjegjësisë së vet.
  • Me urdhër të udheheqesit te drejtpërdrejt dhe udhëheqësit tjerë ne vijën organizative te kryen punë dhe detyra tjera komform aftësive profesionale dhe intelektuale të tij siq eshte puna ne komisione te ndryshme profesionale ,etj
  • Autorizimet: Është përgjegjës për punën e vet,të personelit në Repart të Dekarbonizimit dhe angazhohet që pajisja në të jetë në gjendje të punës sa më të mirë.
  • Në rast të pa rregullsive gjatë procesit të punës dhe implementimit të saj intervenon dhe njofton udhëheqësin si dhe       jep sugjerime për ti tejkaluar këto pa rregullsi

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet

  • Studimet Universitare: Teknolog i diplomuar i kimisë -dega inxhinjerike
  • Bartësi i punës duhët të ketë njohuri në përdorimin e sistemeve informatike, të ketë aftësi komunikative dhe interpersonale të mira, të jetë në gjendje të punojë i pavarur dhe në ekipe.

14. Inxhinier i Gjeodezisë (1 kryerës)

Qëllimi dhe fushëveprimi i vendit të punës:

  • Bartësi i punës është përgjegjës për zbatimin e koncepteve të punëve të marrura nga Udhëheqësi i Sektorit të Gjeodezisë.
  • Përgjigjet për punët gjeodezike të Qymyrit pranë D P Q
  • Përgjegjës për Deponinë e Qymyrit në Termocentralin "Kosova A" dhe "Kosova B"
  • Kryen të gjitha punë tjera që i cakton Udhëheqësi i Sektorit të Gjeodezisë aktive
  • Sipas nevojës merr pjesë në operacionet tjera Gjeodezike në Departamentet tjera.
  • Merr pjesë në incizimin, mbikëqyrjen dhe realizimin e rrugëve dhe kanaleve në Miniera dhe për nevojat e D P Q.
  • Së bashku me Udhëheqësin e Sektorit të Gjeodezisë është përgjegjës për zhvillimin e konceptit të prioriteteve të punëve teknike.
  • Mbështet  operacionet e riparimit të ekskavatorëve dhe operacionet tjera duke aplikua Gjeodezinë industriale.
  • Incizimin dhe llogaritjen e parametrave të ekskavatorëve për departamentin e Djerrinës dhe Qymyrit.
  • Mbështet operacionet e nevojshme të Termocentraleve sipas nevojave dhe kërkesave të KEK-ut.
  • Autorizimet sipas prioriteteve në mungesë të Udhëheqësit të sektorit të Gjeodezisë aktive i merr të gjitha kompetencat, dhe udhëheqë stafin e grupit të Gjeodezisë.

Kërkesat profesionale/ Kualifikimet

  • Përgatitje Universitare në drejtimin e gjeodezisë niveli Master
  • Të ketë aftësi organizative dhe mbikëqyrëse për kryerjen e punëve
  • Të ketë aftësi për punë në ekipe dhe në mënyrë të pavarur
  • Të ketë njohuri për punë në kompjuter – software teknike e sidomos Auto CAD civil 3D.

Divizioni i Burimeve Njerëzore, fton të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat e publikuara

Për hollësitë e mëtutjeshme për pozitat e lartpërmendura shikoni në faqen e internetit të KEK-ut:

www.kek-energy.com  pastaj shkoni tek ikona Shpallje dhe mund ta shkarkoni aplikacionin për pozitën që dëshironi të aplikoni.

Aplikacioni  i plotësuar bashkë me të dhënat tjera dërgohet përmes aplikimit online në linkun për pozitën përkatëse.

Vërejtje: Gjatë aplikimit duhet pasur kujdes që aplikacioni të jetë i kompletuar meqë për një pozitë pune mund të aplikohet vetëm një herë.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk do të pranohen ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen.

Kontrata e punës për të punësuarin për pozitën e zgjedhur do të jetë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi ndërsa puna provuese (3) muaj. Aplikuesit e suksesshëm do të sistemohen në pozitat e lira sipas kërkesave nga Divizionet duke u bazuar në kualifikimin që posedojnë.

Prishtinë, 05.11.2021

Data e aplikimit deri më  20.11.2021

Aplikacionet dhe shpallja e plotë.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

29/11/2021
29/11/2021
Mësimdhënës/e (12)   Skenderaj
27/11/2021
Ciceron/e   Podujevë
26/11/2021
26/11/2021