Vende të lira të punës (14)

patriot 150x150 1 e1601032323953
Patriot LLC
Publikuar më
25/09/2020
Qyteti
Rahovec
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të dispozitave të Ligjit të Punës Nr. 03/L-22 dhe të Statutit të “PATRIOT” L.L.C. me seli në Rahovec, shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:

  1. Menaxher i pikës së karburantit (1 pozitë)
  2. Punëtor shitës në pikën e karburantit (4 pozita)
  3. Arkëtare për shitje në market (2 pozita - femra)
  4. Kamarier në caffe & bar (2 pozita)
  5. Banakier në caffe & bar (2 pozita)
  6. Punëtor të sigurimit gjatë natës (2 pozita)
  7. Punëtor në autolarje (1 pozitë)

Kualifikimet arsimore dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:

Për pozitën nën pikën 1 nevojiten këto kushte: arsimi i lartë profesional në ekonomik, me drejtimin, menaxhment, kontabilitet apo financa; njohuri shumë të mira profesionale e praktike në menaxhimin e personelit, njohuri të Ligjit të ATK-së, Ligjit të Punës si dhe dispozitave të tjera në lëmi financiar; shkathtësi për paraqitje të këndshme, të kulturuar dhe i gatshëm për të ndihmuar; aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike nga fusha e IT (Programet Microsoft Office); aftësi vendim-marrëse, vet iniciativë dhe i gatshëm të marr përgjegjësi në punën e tij; aftësi për punë të pavarur dhe me përgjegjësi; njohuri për të strukturuar aktivitetet e punës në mënyrë të qetë dhe të orientuar sipas kërkesave të klientelës.

Për pozitat nga pika 2 - 7 nevojiten këto kushte: arsimi i mesëm; përvojë të punës për pozitën për të cilin aplikon; njohuri bazike për përdorimin e mjeteve të punës; i dëgjueshëm dhe fleksibil në orar të punës; shkathtësi për paraqitje të këndshme, të kulturuar dhe i gatshëm për të ndihmuar; aftësi për punë të pavarur, dhe me përgjegjësi në punë.

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

Për secilën pozitë të veçantë, do të përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë me Kontratë të Punës.

CV-ën, me referenca si dhe me dokumentacionin përcjellës, duhet ta dërgoni në E-mail llc.patriot@gmail.com

Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të marrin përgjigje pozitive dhe do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga data e publikimit.

Listime të ngjashme

Moter/Teknik Medicional (3)   Novobërdë e re
27/10/2020
27/10/2020
Konkurs për bursa   Dragash e re
27/10/2020
27/10/2020