Vende te lira te punes (12)

komuna suhareke 150x150 1
Komuna e Suharekës
Publikuar më
21/05/2020
Qyteti
Suharekë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

SHPALLJE PUBLIKE
Për angazhimin e punëtorëve me marrëveshje për shërbime të veçanta.
(Procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit)

Komuna e Suharekës duke u bazuar në Ligjin mbi marrëdhëniet e detyrimeve, Nr. 04)L-077 neni 615 i këtij Ligji, Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës neni 12 alineja 4 , si dhe kërkesës së Drejtorive, përmes: Marrëveshjes për shërbime të veçanta (Kontrates) kërkojnë angazhimin punëtorëve për ofrimin e shërbimeve te veçanta për nevojat e ketyre Drejtorive te Komunës se Suharekës.

  1. Drejtoria për Shërbime Publike ,Mjedis dhe Emergjencë kërkon angazhimin e
  • Një (1) Zyrtar) e për Projekte
  • Paga: 450 Euro Bruto
  • Kualifikimi: Diplomë Universitare —Bachelor i Ndertimtarisë

- Një (1) Zyrtar,e Teknik i Ndertimtarisë
- Paga: 400 Euro Bruto
- Kualifikimi: Shkolla e mesme Teknike - Drejtimi i Ndertimtarisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Pershkrimet e detyrave të punës janë te specifikuara sipas kërkesës së Drejtorisë

Aftësitë kryesore, dituria, zotësia që kërkohet:

  • Të jete person me integritet te larte personal dhe moral;
  • Aftësi të mira komunikimi me qytetar;
  • Njohuri të mira të punës:

2. Drejtoria për Arsim kërkon angazhimin e:

  • Një (1) -Zyrtar-e për qështje Juridike.
  • Paga: 450 Euro Bruto
  • Kualifikimi: Diplomë Universitare —Bachelor fakulteti Juridik.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Përshkrimet e detyrave të punës janë te specifikuara sipas kërkesës së Drejtorisë

Aftësitë kryesore, dituria, zotësia që kërkohet:

  • Te jete person me integritet te larte personal dhe moral
  • Aftësi të mira komunikimi me qytetar
  • Njohuri të mira të punës:

3. Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim kërkon angazhimin e:

Dy (2) Bashkpunëtor Profesional për kontrollimin e Projekteve
Paga: 450 Euro Bruto
Kualifikimi: Diplomë Universitare — Bachelor i Ndërtimtarisë-Konstruktiv

Një (1) Bashkpunëtor Profesional për shqyrtimin e kërkesave të ndryshme
Paga: 450 Euro Bruto
Kualifikimi: Diplomë Universitare — Bachelor i Arkitekturës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Pershkrimet e detyrave të punës janë te specifikuara sipas kërkesës së Drejtorisë

IV. Zyra e Prokurimit kërkon angazhimin e:

  • Një (1) Zyrtari Prokurimit.
  • Paga: 450 Euro Bruto
  • Kualifikimi: Diplomë Universitare -Bachelor i Ekonomisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Pershkrimet e detyrave të punës janë te specifikuara sipas kërkesës së Drejtorisë

V. Drejtoria për Sherbime Pronësore Juridike dhe Kadastër kërkon angazhimin e

Një (1) Zyrtar-e për qështje Juridike
Paga: 450 Euro Bruto
Kualifikimi: Diplomë Universitare — Bachelor i fakultetit, Juridik

VI. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kërkon angazhimin e

Një Zyrtar-e për qështje Juridike
Paga: 450 Euro Bruto
Kualifikimi: Diplomë Universitare — Bachelor i fakultetit Juridik

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Pershkrimet e detyrave të punës janë te specifikuara sipas kërkesës së Drejtorisë

Aftësitë kryesore, dituria, zotësia që kërkohet:

  • Të jete person me integritet te larte personal dhe moral:
  • Aftësi të mira komunikimi me qytetar
  • Njohuri të mira të punës:

VII. Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Buxhet kërkon angazhimin e :

Një (1) Zyrtar) e për Inkasimin e të hyrave vetanake.

Dy (2) Zyrtar) e për regjistrimin e aseteve të Komunës.

Paga: 400 Euro bruto
Kualifikimi: Diplomë Universitare-

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Pershkrimet e detyrave të punës janë te specifikuara sipas kërkesës së Drejtorisë

Aftësitë kryesore, dituria, zotësia që kërkohet:

  • Të jete person me integritet te larte personal dhe moral
  • Aftësi të mira komunikimi me qytetar
  • Njohuri të mira të punës:

Mënyra e aplikimit:

Kandidatet e interesuar duhet te paraqesin një biografi profesionale (CV), certifikaten qe ndaj tij-saj nuk jane duke u zhvilluar hetimet, kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit për kualifikimin. Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyrën Pritëse të Komunës së Suharekës.

Shpallja mbetet e hapur 8 ditë nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve dhe ne web faqen e Komunës së Suharekës.

Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim, në afat ligjor, ndërsa ata te cilet nuk hyjn ne perzgjedhje nuk do të kontaktohen

Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë , duhet të sjellin për verifikim të gjtha dokumentet origjinale. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të mbylljes së shpalljes nuk do të pranohen.

Kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.

Listime të ngjashme

21/10/2020
21/10/2020
Ndihmës serviser   Prishtinë e re
21/10/2020
Arsimtar/e (3)   Viti e re
21/10/2020
21/10/2020