
Përshkrimi
Kryeshefi Ekzekutiv në bazë të nenit 17 paragrafi 3, pika 1 e Statutit të HK-Trainkos-SH.A nr. 1/188, të datës 05.10.2015, në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212 si dhe në bazë të nenit 4 të UDHËZIMIT ADMINISTRATIV (MPMS) NR. 07/2017, shpall:
KONKURS
Titulli i pozitës së punës: Mekanik ne Mirëmbajtjes së Mjeteve Lëvizëse
- Institucioni: Hekurudhat e Kosovës-Trainkos- SH.A.
- Tipi i Akt Emërimit të punës: I plotë
- Titulli i mbikëqyrësit: Menaxheri i Mirëmbajtjes së Mjeteve Lëvizëse
- Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit
- Procedura e aplikimit: I jashtëm
- Vende të lira punë: 2 pozita (vende pune)
- Vendi: Fushë Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen punët në mënyrë kualitative si dhe sipas normave teknike nga lëmia e tij profesionale;
- Punët e tij i vërteton me shkrim;
- Kujdeset për shfrytëzimin sa më racional të materialit;
- Pastron veglat e punës dhe vendin e tij të punës;
- Duhet t’ju përmbahet rregullave të punës dhe sigurisë gjatë punës;
- Të konsultohet gjithnjë me kryepunëtorin lidhur me problemet e paraqitura gjatë mirëmbajtjes;
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së Shefit të Njësisë në koordinim me Menaxherin e Sektorit;
- I përgjigjet Shefit të Njësisë.
Kushtet dhe kriteret, kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë e tjera:
- Te ketë te kryer Shkollën e Mesme Drejtimi Mekanik
- Të dëshmoj Çertifikatën Mjekësore qe është i aftë për punë
- Të ketë të bashkangjitur edhe CV-në personale.
- Të jetë i aftë të punoj nën presion
- Preferohet të ketë përvojë pune në këtë lëmi.
Titulli i pozitës së punës: Frenues/Manovrues
- Institucioni: Hekurudhat e Kosovës -Trainkos-SH.A.
- Tipi i Akt Emërimit të punës: I plotë
- Titulli i mbikëqyrësit: Shefit te Njësisë se Tërheqjes se Trenave ne Transportin te Mallrave
- Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit
- Procedura e aplikimit: I Jashtëm
- Vende të lira punë: 4 pozita (vende pune)
- Vendi: Fushë Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bën kapjen dhe shkëputjen e lokomotivës para dhe pas formimit të trenit;
- Bën kapjen dhe shkëputjen e vagonëve tek formimi para dhe pas trenit sipas urdhrit të Udhëheqësit te trenit, krye ndërruesit dhe drejtuesit të trenave;
- Bën vendosjen dhe tërheqë vagonët nga binarët e shkarkimit ose privat, industrial ose në punëtori të vagonëve sipas urdhërit dhe nën mbikëqyrje te udhëheqësit të trenave ose drejtuësit të trenave;
- Përcjell lokomotivën e trenit apo manovruese nëpër stacion;
- Bën kontrollimin e vagonëve gjatë pranimit të trenit ose gjatë vendosjes së vagonëve në tren;
- Manipulon me ndërruese në binarët manovrues dhe me mjete pune gjatë manovrimit;
- Bën sigurimin e vagonëve nga vetë lëvizja;
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së Shefit të Njësisë në koordinim me Menaxherin e Sektorit;
- I përgjigjet Shefit të Njësisë.
Kushtet dhe kriteret, kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë e tjera:
- Te ketë te kryer Shkollën e Mesme
- Të ketë të bashkangjitur edhe CV-në personale
- Të dëshmoj Certifikatën Mjekësore që është i aftë për punë
- Të jetë i aftë të punoj nën presion
- Preferohet të ketë përvojë pune në këtë lëmi.
Titulli i pozitës së punës: Kalkulant në Miradi
- Institucioni: Hekurudhat e Kosovës -Trainkos-SH.A.
- Tipi i Akt Emërimit të punës: I plotë
- Titulli i mbikëqyrësit: Shefit te Njësisë se Komerciales ne Transportin e Mallrave
- Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit
- Procedura e aplikimit: I Jashtë
- Vende të lira punë: 1 pozitë (vend pune)
- Vendi: Fushë Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Udhëheqë evidencat dhe evidenton dërgesat e arritura dhe të përcjellura nga komunikacioni ndërkombëtar dhe vendor nëpër librat përkatës
- komunikacioni ndërkombëtar dhe vendor nëpër librat përkatës;
- Përpilon kërkesat për transport (Railquest) për nevoja të klientëve dhe përcjell realizimin e tyre;
- Bën llogaritjen e shpenzimeve të transportit dhe shërbimeve tjera në bazë të dokumentacionit përkatës (Fletëngarkesave, kontratave, tarifave dhe shënimeve tjera për qëndrim, vendosje të vagonëve) etj;
- Përgatitë për faturim të gjitha të hyrat ose bënë inkasimin e tyre për çdo ditë nëpër evidencat përkatëse;
- Përgjigjet që dërgesat mos të tërhiqën pa u përmbushur obligimet financiare dhe formalitetet doganore;
- Lajmëron me kohë klientët për arritjen e dërgesave të tyre;
- Përgatitë shënimet e nevojshme statistikore përmes raporteve për transportin e realizuar dhe mbanë evidencat për nevoja të shërbimit;
- Kontakton me Stacionët, Doganën dhe jep informacionët e duhura;
- Për çdo ditë të punës bën dorëzimin e kalkulimeve tek BP për kontrollimin e të hyrave;
- Për çdo ditë të punës bën dorëzimin e kalkulimeve dhe parave në Sektorin e Financave përmes librave përkatës;
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së Shefit të Njësisë në koordinim me Menaxherin e Sektorit;
- I përgjigjet Shefit të Njësisë;
Kushtet dhe kriteret, kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë e tjera:
- Te ketë Shkollim Universitar
- Të ketë të bashkangjitur edhe CV-në personale
- Të jetë i sjellshëm dhe komunikativ
- Të jetë i aftë të punoj nën presion
- Preferohet të ketë përvojë pune në këtë lëmi.
Titulli i pozitës së punës: Zyrtar Ligjor
- Institucioni: Hekurudhat e Kosovës -Trainkos-SH.A.
- Tipi i Akt Emërimit të punës: I plotë
- Titulli i mbikëqyrësit: Udhëheqës i Zyrës Ligjore
- Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit
- Procedura e aplikimit: I Jashtëm
- Vende të lira punë: 1 pozitë (vend pune)
- Vendi: Fushë Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Asiston në përpilimin e Rregulloreve dhe akteve tjera të Ndërmarrjes
- Përfaqëson dhe përgatitë të gjitha shkresat, parashtresat për Ndërmarrjen në të gjitha proceset gjyqësore duke i respektuar të gjitha afatet ligjore;
- Me kërkesë të Udhëheqësit përgatitë vendime, shkresa, parashtresa tjera për Ndërmarrjen;
- Interpreton dhe mban përgjegjësi për të gjitha interpretimet ligjore që kërkohen nga personeli i Ndërmarrjes;
- Në bazë të nevojave të Ndërmarrjes jep këshilla ligjore, harton kontrata, marrëveshje dhe memorandume për nevoja të Ndërmarrjes;
- Cakton ekspertiza, superekspertiza për nxjerrjen e provave me qëllim të mbrojtjes sa më efikase të Ndërmarrjes;
- Siguron provat elementare nga Sektoret përkatëse në rastet e ngritjes së padive nga Ndërmarrja;
- Përgaditë propozime për ekzekutime në të gjitha rastet e aktgjykimeve të formës së prerë;
- Kryen edhe detyra tjera të caktuara nga Udhëheqësi i Zyrës;
- Për punët e kryera harton raporte të rregullta dhe periodike;
- Për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive i përgjigjet Udhëheqësit të Zyrës.
Kushtet dhe kriteret, kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë e tjera:
- Te ketë Shkollim Universitar – Fakulteti Juridik
- Të ketë të bashkangjitur edhe CV-në personale
- Të jetë i sjellshëm dhe komunikativ
- Të jetë i aftë të punoj nën presion
- Preferohet të ketë përvojë pune në këtë lëmi.
Titulli i pozitës së punës: Bashkëpunëtor për kontrollin e të hyrave nga TM
- Institucioni: Hekurudhat e Kosovës -Trainkos-SH.A.
- Tipi i Akt Emërimit të punës: I plotë
- Titulli i mbikëqyrësit: Menaxher i kontrollit të të Hyrave nga Transporti i Mallrave dhe Transporti i Udhëtareve
- Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit
- Procedura e aplikimit: I Jashtëm
- Vende të lira punë: 1 pozitë (vend pune)
- Vendi: Fushë Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bën kontrollin e kalkulimeve nga të hyrat në Transportin e Mallrave;
- Bën kontrollin e arkëtimit të pagesave në të gatshme;
- Bën kontrollin e faturave ndërkombëtare në tërheqjen e trenave;
- Bën kontrollin e faturave ndërkombëtare të RIV-it;
- Raporton në baza ditore dhe mujore tek Udhëheqësi i Zyrës, për punën e tij i përgjigjet Udhëheqësit;
- Kryen punë dhe detyra tjera të caktuara nga Udhëheqësi i Zyrës.
Kushtet dhe kriteret, kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë e tjera:
- Te ketë Shkollim Universitar
- Të ketë të bashkangjitur edhe CV-në personale
- Të jetë i sjellshëm dhe komunikati,
- Të jetë i aftë të punoj nën presion
- Preferohet të ketë përvojë pune në këtë lëmi.
Titulli i pozitës së punës: Depoist ne Transportin e Mallrave
- Institucioni: Hekurudhat e Kosovës -Trainkos-SH.A.
- Tipi i Akt Emërimit të punës: I plotë
- Titulli i mbikëqyrësit: Shefit te Njësisë se Komerciales ne Transportin e Mallrave
- Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit
- Procedura e aplikimit: I Jashtëm
- Vende të lira punë: 1 pozitë (vend pune)
- Vendi: Fushë Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bën lajmërimin me kohë për të gjitha dërgesat doganore, doganën dhe pranuesin ose shpedicionin përgjegjës;
- Mbikëqyrë dërgesat doganore;
- Merr pjesë në shikimin e dërgesave doganore me doganierët;
- Përgatitë dokumentacionin dhe i regjistron në evidencë adekuate;
- Bën fletë dorëzimin e vagonëve - dërgesave doganore, vagonët - dërgesat e zhdoganuara i bllombon me bllomba të stacionit;
- Lajmëron mungesat, tepricat, dëmtimet dhe humbjet e dërgesave doganore;
- Dokumentacionin e dërgesave të zhdoganuara ia dorëzon punëtorit, regjistron gjendjen e vagonëve dhe i jep tek BP për planifikimin dhe shfrytëzimin e vagonëve;
- Dokumentacionin e dërgesave të zhdoganuara ia dorëzon punëtorit, regjistron gjendjen e vagonëve dhe në ora 7,00 ia jep BP për planifikimin dhe shfrytëzimin e vagonëve;
- I dorëzon vagonët personelit të sigurimit përmes K 93 , udhëheqë të gjitha evidencat e vagonëve sipas Udhëzimit 90;
- E lexon gjendjen e evidencave të vagonëve BP për planifikimin e transportit dhe shfrytëzimin e vagonëve, pranon vagonët nga sigurimi para dorëzimit të klientëve në shkarkim;
- Dorëzon vagonët përmes Vag 4 të klientëve në shkarkim;
- Përkujdeset për shkarkimin dhe dorëzimin e rregullt të vagonëve nga ana e klientëve;
- Përkujdeset për mos dëmtimin e vagonëve gjatë shkarkimit dhe ngarkimit;
- Jep orarin e vendosjes së vagonëve në shkarkim pasi që të përmbushen obligimet nga ana e klientëve;
- Merr pjesë në punën e komisionit për konstatim të dëmeve të shkaktuara në mallra dhe mungesa të mallrave;
- Bën fletë dorëzimin e vagonëve sipas U-162;
- Udhëheqë evidencat e duhura sipas udhëzimeve të aplikueshme në HK;
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së Shefit të Njësisë në koordinim me Menaxherin e Sektorit.
Kushtet dhe kriteret, kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë e tjera:
- Te ketë te kryer Shkollën e Mesme
- Të ketë të bashkangjitur edhe CV-në personale
- Të jetë i sjellshëm dhe komunikati,
- Të jetë i aftë të punoj nën presion
- Preferohet të ketë përvojë pune në këtë lëmi.
Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i Prokurimit
- Institucioni: Hekurudhat e Kosovës -Trainkos-SH.A.
- Tipi i Akt Emërimit të punës: I plotë
- Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Departamentit të Prokurimit
- Kohëzgjatja e kontratës: 1vit
- Procedura e aplikimit: I Jashtëm
- Vende të lira punë: 1 pozitë (vend pune) në Departamentin e Prokurimit Prokurim
- Vendi: Fushë Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndihmon në përgatitjen e materialeve për tender.
- Zbaton dhe kontrollon procedurën e prokurimit të harmonizuara me ligjin mbi prokurimin.
- Përgatitë materialin për komisionin vlerësues të tenderit dhe asiston në hapjen e tenderit.
- Përpilon dosjet e tenderit në përputhje me kërkesat e njësive kërkuese.
- Kontrollon dhe organizon punët në përputhje me udhëzimet dhe rregulloret e dala nga LPP-ja.
- Të marrë pjesë në proceset e vlerësimit të tenderit.
- Të bashkëpunoj me Zyrën Ligjore në përpilimin e kontratave.
- Përpilon raporte të rregullta për nevojat e Menaxhmentit.
- Të kryej edhe detyra dhe obligime të parapara me akte normative tjera.
- Kryen detyra tjera të caktuara nga Drejtori i Departamentit.
- Për punë harton raporte të rregullta dhe periodike. Për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive i përgjigjet Drejtorit të Departamentit.
Kushtet dhe kriteret, kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë e tjera:
- Të ketë Shkollim Universitar
- Të ketë të bashkangjitur edhe CV-në personale
- Të jetë i sjellshëm dhe komunikati,
- Të jetë i aftë të punoj nën presion
- Preferohet të ketë përvojë pune në këtë lëmi
Titulli i pozitës së punës: Punëtor në pikën e furnizimit me derivate të naftës
- Institucioni: Hekurudhat e Kosovës -Trainkos-SH.A.
- Tipi i Akt Emërimit të punës: I plotë
- Titulli i mbikëqyrësit: Menaxheri i Logjistikës dhe IT-së
- Kohëzgjatja e kontratës: 1 vit
- Procedura e aplikimit: I Jashtëm
- Vende të lira punë: 1 pozitë (vend pune)
- Vendi: Fushë Kosovë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Në bazë të kërkesave të personelit zyrtar të Ndërmarrjes furnizon mjetet lëvizëse me naftë dhe vaj. Mbanë evidencën e furnizimit me naftë dhe vaj
- Është përgjegjës për vaj dhe naftë gjatë orarit të punës sa ai është prezent në punë.
- Kujdeset dhe është përgjegjës për ruajtjen e dokumenteve të furnizimit me naftë dhe vaj.
- Mbanë kartelën e shpenzimeve, furnizimit me naftë dhe vaj dhe është përgjegjës për harmonizim të dokumenteve të furnizimit, fletëdaljeve dhe kartelave. Kujdeset për mbajtjen e pastërtisë në vendin ku punon. Kryen detyra tjera të caktuara nga Menaxheri i Sektorit dhe Drejtori i Departamentit.
- Për punën e Sektorit harton raporte të rregullta dhe periodike. Për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive i përgjigjet Menaxherit të Sektorit.
Kushtet dhe kriteret, kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe shkathtësitë e tjera:
- Te ketë Shkollim të Mesëm
- Të ketë të bashkangjitur edhe CV-në personale
- Të jetë i sjellshëm dhe komunikati,
- Të jetë i aftë të punoj nën presion
- Preferohet të ketë përvojë pune në këtë lëmi.
Aplikacioni dhe konkursi mund të merret në ndërtesën e Drejtorisë në Fushë Kosovë apo në www.trainkos.com. Aplikacioni së bashku me dëshmitë të dorëzohen në ndërtesën e Drejtorisë së HK-Trainkos-SH.A. në adresën “Sheshi i Lirisë” nr. 22, në Fushë Kosovë.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur, në të cilin duhet të shkruhet pozita për të cilën aplikon. Data e fundit për aplikim është më: 30.12.2020 ora 16:00. Dokumentacioni që mbërrin pas afatit dhe i pakompletuar do të konsiderohet i pavlefshëm. Dokumentet duhet të dorëzohen vetëm në kopje pasi të njëjtat nuk iu kthehen. Vetëm kandidatet e selektuar për listën e ngushtë do të kontaktohen.