Vende të lira të punës (105)

64x64 gjyqesori stema logo judiciary kosovo e1604661300837
Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Publikuar më
20/05/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Aktgjykimit nr. Ref AGJ. 1583/20 në rastin nr. KO203/19 të Gjykatës Kushtetuese datë 09 Korrik 2020, nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 të Ligjit Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil Të Republikës së Kosovës, Rregullores nr. 02/2010 Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Neni 35 paragrafi 1 pika 1.2 Ligji 06 /L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Udhëzimi Administrativ (Nr. 01/2019) Për Ndarjen e Përgjegjësive të SKGJK-së dhe të Gjykatave në Çështjet e Personelit, Buxhetit dhe Financave, Logjistikës dhe Prokurimit dhe Vendimit KGJK.Nr. 67/2021 datë 24 Mars 2021 për Aprovimin e planit të përgjithshëm të personelit për Administratën e Gjyqësore për vitin 2021 që përfshinë të gjitha nivelet e Gjykatave dhe Sekretariatin e KGJK-së dhe Autorizimin e KGJK për Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit për fillimin e procedurave për rekrutim:

SEKRETARIATI I KESHILLIT GJYQESOR TE KOSOVES
publikon: KONKURS I JASHTËM Nr. 03/2021

Bashkëpunëtor Profesional;
kodi: AK/190;
Koeficienti - 9;
59 (pesëdhjetë e nëntë) pozita;

  • Gjykata e Apelit: numri i ekzekutuesve – 4 (katër) pozita;
  • Gjykata Themelore Prishtinë: numri i ekzekutuesve – 3 (tri) pozita;
  • Gjykata Themelore Prishtinë – dega Gllogovc: numri i ekzekutuesve – 3 (tri) pozita;
  • Gjykata Themelore Prishtinë – dega Lipjan: numri i ekzekutuesve – 2 (dy) pozita;
  • Gjykata Themelore Prishtinë – dega Podujevë: numri i ekzekutuesve – 2 (dy) pozita;
  • Gjykata Themelore Prizren: numri i ekzekutuesve – 9 (nëntë) pozitë;
  • Gjykata Themelore Prizren- dega Suharekë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Prizren- dega Dragash: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Gjilan: numri i ekzekutuesve – 4 (katër) pozita;
  • Gjykata Themelore Gjilan- dega Viti: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Gjilan- dega Kamenicë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Pejë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Pejë- dega Klinë: numri i ekzekutuesve – 2 (dy) pozita;
  • Gjykata Themelore Pejë- dega Istog: numri i ekzekutuesve – 2 (dy) pozita;
  • Gjykata Themelore Pejë- dega Deçan: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozita;
  • Gjykata Themelore Gjakovë: numri i ekzekutuesve – 4 (katër) pozita;
  • Gjykata Themelore Gjakovë – dega Malishevë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozita;
  • Gjykata Themelore Gjakovë – dega Rahovec: numri i ekzekutuesve – 2 (dy) pozita;
  • Gjykata Themelore Ferizaj: numri i ekzekutuesve – 2 (dy) pozitë;
  • Gjykata Themelore Ferizaj- dega Kaçanik: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë
  • Gjykata Themelore Mitrovicë: numri i ekzekutuesve – 8 (tetë) pozita ku prej tyre 4 (katër) pozita të rezervuara për komunitete;
  • Gjykata Themelore Mitrovicë - dega Vushtrri: numri i ekzekutuesve – 2 (dy) pozita;
  • Gjykata Themelore Mitrovicë - dega Leposavic: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Mitrovicë - dega Zubin Potok: numri i ekzekutuesve–1(një) pozitë;

Referent i larte;
kodi: DR/850;
Koeficienti – 7;
8 (tetë) pozita;

  • Gjykata Themelore Mitrovicë: numri i ekzekutuesve – 3 (tri) pozita;
  • Gjykata Themelore Mitrovicë – dega Skenderaj: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Gjakovë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Prizren - dega Suharekë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Pejë - dega Klinë: numri i ekzekutuesve – 2 (dy) pozita;

Zyrtar ligjor 1;
kodi: LI/070;
Koeficienti - 7;
35 (tridhjetë e pesë) pozita;

  • Gjykata Themelore Prishtinë: numri i ekzekutuesve – 9 (nëntë) pozita;
  • Gjykata Themelore Prizren- dega Suharekë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Gjilan: numri i ekzekutuesve – 2 (dy) pozita;
  • Gjykata Themelore Gjilan- dega Viti: numri i ekzekutuesve - 3 (tri) pozita;
  • Gjykata Themelore Pejë: numri i ekzekutuesve – 3 (tri) pozita;
  • Gjykata Themelore Pejë- dega Klinë: numri i ekzekutuesve – 2 (dy) pozita;
  • Gjykata Themelore Gjakovë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Gjakovë – dega Rahovec: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Ferizaj: numri i ekzekutuesve – 2 (dy) pozita;
  • Gjykata Themelore Mitrovicë: numri i ekzekutuesve – 5 (pesë) pozita;
  • Gjykata Themelore Mitrovicë - dega Vushtrri: numri i ekzekutuesve – 4 (katër) pozita;
  • Gjykata Themelore Mitrovicë - dega Skenderaj: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;
  • Gjykata Themelore Mitrovicë - dega Leposavic: numri i ekzekutuesve–1 (një) pozitë;

Zyrtar i i shpenzimeve;
kodi: BF/240;
Koeficienti - 7;
1 (një) pozitë;

  • Gjykata Themelore Gjakovë: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozitë;

Zyrtar i Lartë i Personelit për paga dhe trajnime;
kodi: kodi: PE/020;
Koeficienti - 8;

    • Sekretariati i KGJK-së: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozita;

Zyrtar për të Hyra Gjyqësore;
Koeficienti - 7;

  • Sekretariati i KGJK-së: numri i ekzekutuesve – 1 (një) pozita;

Shpallja e plotë.

VËREJTJE:

  • Procedura e konkursit është hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil ekzistues.
  • Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin mbi Shërbimin Civil Nr.03/L- 149 dhe Rregulloren, Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit të Shërbimit Civil.
  • Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, si specifikohet në Nenin 11, par.3 të Ligjit 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
  • Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë përsonat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
  • Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe propocional në organet e shërbimit civil të administratës publike qëndrore dhe lokale,siç specifikohet në Nenin 11, pragrafin 3 të Ligjit 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
  • Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë banorët e Kosovës prej moshës 18-64 vjeçare.

Konkursi është publikuar më datë: 20/05/2021 dhe mbyllet 03/06/2021.

APLIKACIONI:

  • Aplikacionet duhet të plotësohen qartë dhe lexueshëm;
  • Aplikacionit duhet bashkangjitur kopjen e kualifikimeve arsimore të kërkuara sipas konkursit;
  • Aplikacionit duhet bashkangjitur kopjen e kontratës së punës dhe dëshmive të punës;
  • Specializimet e ndryshme profesionale
  • Certifikata e përvojës së punës, certifikata të tjera, vërtetime, dy rekomandime
  • Kopjen e letërnjoftimit;

VËREJTJE: Nëse aplikacionit nuk ia keni bashkëngjitur dokumentet e kërkuara më lartë dhe nuk e plotësoni atë me shënime të sakta, ju vetë do ta humbni rastin për t’u futur në listën e ngushtë.

MENYRA E APLIKIMIT: 

  • Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni pranë Zyreve të Personelit në Gjykatat / Institucionin ku janë publikuar pozitat e lira;
  • Aplikacionet e dorëzuara pas përfundimit të afatit të konkurrimit nuk pranohen;
  • Aplikacionet mund   t’i   shkarkoni   në   mënyrë   elektronike   në   Ueb   portalin   e   KGJK:

www.gjyqesori-rks.org

Shkarko Aplikacionin

  • Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura në aplikacion kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin

Linku i shpalljes.