Vende të lira pune (3)

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
QKMF Skenderaj
Publikuar më
26/02/2021
Qyteti
Skenderaj
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Vendimit të Drejtorisë dhe Mirëqenies Sociale nr.08-111/01-0002731/21 të datës 19.01.2021 për lejimin e shpalljes së konkursit për vendet e lira të punës për nevojat e QKMF-së në Skenderaj e në përputhje me nenin 7,8,10 parg 1 nënparagrafi 2.1, nenit 15 pargrafi 1.2 dhe 3 të Ligjit të Punës së Republikës së Kosovës nr.03/L-212, në mbeshtetje të dispozitave të Ligjit për zyrtaret Publik nr.06/L-114 neni 67 dhe 68, neni 4 i Udhëzimit Administrativë nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, QKMF në Skenderaj publikon këtë :

KONKURS
PËR PRANIM NË MARRËDHËNIE PUNE

Titulli i vendit të punës : Doktor i Mjekësisë Një (1) pozitë

  • Kategoria dhe grada e vendit të punës:
  • Koeficienti : 7.20 , H-27
  • Orari i punës 40 orë në javë
  • Kohëzgjatja e Kontratës sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212

Përshkrimi i detyrave të punës :

  • Ofron shërbime shëndetësore në QKMF, QMF,AMF –ku është caktuar të punojë sipas orarit të punës të caktuar  nga punëdhënesi .
  • Respekton orarin e punës ardhja , pauza , dalja nga puna etj.
  • Siguron diagnostifikimin dhe menagjimin efektiv të pacientve duke siguruar edhe referim në Institucionet shëndetësore gjegjëse si dhe në qendrat më të avancuara .
  • Evidenton dhe përcjellë sëmundjet efektive sipas rregullave të IKSHP . I përmbahet etikës mjekësore .
  • Kryen të gjitha punët e Mjekut gjatë orarit të punës .
  • Bënë përcjelljen e të arriturave më të reja në lëminë e Mjekësisë Familjare . Të këtë vetëiniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore .
  • I raporton për çdo ndryshim dhe problem Përgjegjesit të Njesisë apo shërbimit ku punon.
  • Sipas nevojes kryen edhe vizita shtepiake të pacientet kronik.
  • Sipas urdhërit të përgjegjesit apo Shefit te Sektorit  të MF, kryen edhe punë tjera.
  • Për punën e vet i përgjigjet Shefit të Sektorit MF dhe Stafit Udhëheqës të QKMF-së. Detajet e tjera të detyrave dhe përgjegjësive do të përshkruhen në kontratën e punës.

Kushtet e Konkursit :

Kandidati/ja të cilët konkurojnë për këto pozita përveq kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj duhet të kenë të përfunduar :

  • Fakultetin e Mjekësisë-Drejtimi i Mjekësisë së Përgjithshme
  • Licencën e punës .

Dokumentet e kërkuara :

  • Kopja e Diplomës së Fakultetit të Mjekësisë të vërtetuar
  • Kopjen e Licencës së Punës të vërtetuar
  • Çertifikatën e Lindjes
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Çertifikatën qe nuk është i dënuar dhe nën hetime

Çdo dokument tjeter apo çertifikatë trajnimi që kandidat-i/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.

  • Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter –e deshirueshme.

Titulli i vendit të punës : Infermier/e të përgjithshëm: një (1) pozitë

  • Kategoria dhe grada e vendit të punës:
  • Koeficienti : 4.80 , H-68
  • Orari i punës 40 orë në javë
  • Kohëzgjatja e Kontratës sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Kryen punët e Infermieri-it/es në kuadër të Sektorit të Mjekësisë Familjare Bënë pranimin e pacientëve në bazë të fletëz kompjuterike nga Mjeku Famijar
  • Bënë aplikimin e terapisë parenterale sipas recetës të përshkruar nga mjeku dhe verifikon afatin e skadimit te barit,evidenton dhe protokolon terapinë e dhënë.
  • Kryen të gjitha punët e Infermier-it/es në shërbimin ku punon në kuadër të Mjekësisë Familjare. Bënë llogaritjen,evidentimin e recetave ne bazë të ingjekcioneve të dhëna.
  • Kryen punët e Infermier-it/es si regjistrimin dhe protokolimin e dokumentacioneit,reçetave etj. Bënë ndarjen e pacienteve me sëmundje infektive,kronike dhe atyre me urgjencë.
  • Kujdeset për konfidencën e kërkueseve të shërbimeve shëndetësore. Respekton orarin e punë , ardhja , pauza , dalja nga puna etj.
  • Jepë raporte mujore për punën e vet. Kujdeset në kontinuitet për antishokterapinë.
  • Kryen edhe punë tjera sipas urdhërit të përgjegjesit të Shërbimit ku punon.
  • Për punën e vet i përgjigjet Kryeinfermier-it/es dhe Stafit Udheheqes – të QKMF-së . Detajet e tjera të detyrave dhe përgjegjësive do të përshkruhen në kontratën e punës.

Kushtet e Konkursit :

Kandidati/ja të cilët konkurojnë për këto pozita përveq kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj duhet të kenë të përfunduar :

  • Shkollën e Mesme të Mjekësisë-Infermieri e përgjithshme
  • Licencën e punës .

Dokumentet e kërkuara :

  • Kopja e Diplomës së Shkollës së Mesme të Mjekësisë
  • Infermieri e përgjithshme të vertetuar
  • Kopjen e Licencës të vërtetuar
  • Çertifikatën e Lindjes
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Çertifikatën qe nuk është i denuar dhe nën hetime

Çdo dokument tjeter apo çertifikatë trajnimi që kandidat-i/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.

  • Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter – e deshirueshme.

Titulli i vendit të punës : Teknik/e i/e Faramcisë një (1) pozitë :

  • Kategoria dhe grada e vendit të punës:
  • Koeficienti : 4.80 , H-68
  • Orari i punës 40 orë në javë
  • Kohëzgjatja e Kontratës sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Kryen të gjtiha punët dhe detyrat e Teknikut të Farmacisë.
  • Kontrollon gjendjen gjatë pranimit të materialit në barnatore ku punon. Respektimin e të drejtave të shfrytezuesve të shërbimeve shëndetësore.
  • Mbajtjen e dokumentacionit të Teknikut të Farmacisë-Infermierisë, në atë mënyrë qe të mos demtoi imazhin e Institucionit ku punon.
  • Bënë ndarjen e barërave sipas reçetave.
  • I udhëzon pacientat për përdorimin e drejtë të barërave (si duhet të përdoren ) dhe duhet të këtë sjellje korrekte ndaj tyre.
  • Jep edhe informata tjera mbi mënyren e përdorimit të barërave.
  • Bënë rregullimin logjik të barërave dhe rregullimin e tyre sipas datës së skadimit. Bënë rregullimin e etiketave të rafteve, dhe rregullimin e kartelave të barërave . Kujdeset për higjenen e ambientit ku punon dhe respekton orarin e punës.
  • I kryen të gjitha shërbimet tjera në lëmin përkatës.
  • Kryen edhe punë tjera sipas Urdherit të Drejtorit, Zv.Drejtorit dhe stafit tjetër Udhëheqes të QKMF-së,para të cilëve për punën e vet i’u përgjigjet.
  • Detajet e tjera të detyrave dhe përgjegjësive do të përshkruhen në kontratën e punës.

Kushtet e Konkursit :Kandidati/ja të cilët konkurojnë për këto pozita përveq kushteve të përgjithshme të parapara me Ligj duhet të kenë të përfunduar :

  • Shkollën e Mesme të Mjekësisë-Teknik/e i/e Farmacisë
  • Licencën e punës .

Dokumentet e kërkuara :

  • Kopja e Diplomës së Shkollës së Mesme të Mjekësisë - Teknik/e i/e Farmacisë
  • Kopjen e Licencës së Punës
  • Çertifikatën e Lindjes
  • Kopjen e letërnjoftimit
  • Çertifikatën qe nuk është i dënuar dhe nën hetime

Çdo dokument tjeter apo çertifikatë trajnimi që kandidat-i/ja e vlerëson të nevojshme që i përshtatet kushteve dhe kritereve të përcaktuara më lartë.

  • Dëshmi mbi njohjen bazike të punës me kompjuter –e deshirueshme.

Çdo aplikues duhet të plotësoi dhe dorëzoi dokumentacionin me sa vijon :

  • Fletë aplikacionin e plotësuar
  • Dokumentacionin mbi përgatitjen dhe kualifikimin profesional/kopje/ e noterizuar( vërtetuar ) Të gjithë kandidatet të cilët hyjnë në listën e ngushtë, do të ftohen në intervistë, dhe për datën e mbajtjes së intervistës do të njoftohen me kohë dhe do të intervistohen nga Komisioni Intervistues .

Informata të përgjithshme:

Të drejtë për aplikim kanë të gjithë Shtetasit e Republikës së Kosovës.

Aplikacionet merren dhe dorëzohen me dokumentet e kompletuara në Administratën e arkivit të QKMF –së kërkesat e dërguara pas afatit nuk pranohen si dhe aplikacionet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Data e njoftimit në portalin shtetëror www.konkursi.rks-gov.net është prej datës 27.01.2021 deri 25.02.2021

ndërsa data kur ju mund të aplikoni është 26.02.2021 deri me 12.03.2021. Konkursi është i hapur 15 ditë.

Listime të ngjashme

14/04/2021
Shofer/e në QKMF   Gjakovë e re
14/04/2021
14/04/2021