Vende të lira pune (3) [komunikim & marketing]

npbp e1560498101573
Ndërmarrja Publike Banesore
Publikuar më
19/08/2020
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Ndërmarrja Publike Banesore publikon këtë:
SHPALLJE
për Angazhim në Punë dhe Detyra Specifike

  • Departamenti për Shërbime me Konsumatorë dhe Media
  • Titulli i vendit të punës / Angazhim në shërbimin:  Lead Senior Branding Specialist - Specialist i Brandingut;
  • Periudha: 120 ditë;

Qëllimi i punës:

Pozita Specialist i Brandingut mbulon detyrën kryesore profesionale që të krijoj një identitet të ri vizuel për NPB-në në bashkëpunim me ekipën kreative profesionale dhe personat përgjegjës në NPB;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Drejton, trajnon, bashkëpunon dhe mbikëqyr ekipën profesionale dhe ekipën për Media dhe Komunikim të NPB-së për krijimin e identitetit të ri të NPB-së;
  • Të krijoj një gjuhë gjithëpërfshirëse për komunikimin e të dhënave rreth punës së NPB;
  • Së bashku me ekipën profesionale të krijoj “Brand Book” për përdorimin e duhur të identitetit të ri të NPB;
  • Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Udhëheqësi i Departamentit të Shërbimeve me Konsumatorë dhe Media si dhe nga Drejtori Operativ i NPB-së;

Kushtet themelore për angazhimin në punë dhe detyra specifike:

  • Diplomë universitare;
  • Të ketë përvojë pune me më shumë se 5 vite në fushën e brandimit dhe udhëheqjes kreative;
  • Të dëshmoj përmes portfolios punën e përfunduar gjatë karrierës dhe të paraqes së paku 10 (dhjetë) punë të ngjashme me kërkesën për Branding të NPB-së;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe udhëheqjes;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese, prezantuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;

Titulli i vendit të punës / Angazhim në shërbimin: Senior Graphic Designer;
Periudha: 120 ditë;

Qëllimi i punës:

Pozita Senior Graphic Designer mbulon detyrën kryesore profesionale që të bëjë implementimin vizuel të brandit të ri të NPB-së në të gjitha materialet e nevojshme. Implementimi duhet të bëhet në bashkëpunim me ekipën kreative dhe nën udhëheqjen e Specialistit të Brandingut dhe në bashkëpunim me personat përgjegjës të NPB;

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Krijimi i identitetit (Brandit) të ri të NPB-së, në bashkëpunim me ekipën profesionale dhe personat përgjegjës në NPB;
  • Të bëjë implementimin vizuel të brandi të ri të NPB;
  • Së bashku me ekipën profesionale të krijoj “Brand Book” për përdorimin e duhur të identitetit të ri të NPB;
  • Ndihmon udhëheqësin e ekipës në implementimin, krijimin dhe detyra tjera për krijimin e Brandit të ri;
  • Bënë implementimin vizuel të brandit të ri të NPB në të gjitha materialet e nevojshme;
  • Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Specialisti i Brandingut dhe nga Udhëheqësi i Departamentit të Shërbimeve me Konsumatorë dhe Media;

Kushtet themelore për angazhimin në punë dhe detyra specifike:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Të ketë përvojë pune me më shumë se 5 vite në fushën e dizajnit grafik dhe implementimit të brandit;
  • Të dëshmoj përmes portfolios punën e përfunduar gjatë karrierës dhe të paraqes së paku 3(tri) punë të ngjashme me kërkesën për Branding të NPB-së;
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe punës ekipore;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;

III. Titulli i vendit të punës / Angazhim në shërbimin: Senior i Rrjeteve Sociale;
Periudha: 120 ditë;

Qëllimi i punës:

Pozita Senior i Rrjeteve Sociale mbulon detyrën kryesore profesionale që të menaxhoj rrjetet sociale të NPB-së dhe të krijoj kontent origjinal në bashkëpunim me ekipën kreative dhe personat përgjegjës të NPB-së, në koordinim vizuel dhe kreativ me brand guidelines.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Menaxhon dhe krijon kontent origjinal për rrjetet sociale të NPB-së;
  • Kirjon plan të integruar të marketingut për komunikim dhe promovim të identitetit të ri të NPB;
  • Definon kanalet e duhura të komunikimit për promovimin e punës së NPB në mënyrë sa më të denjë dhe më të kuptueshme për audiencën;
  • Unifikon të dhënat të cilat komunikohen në mnëyrë që të paraqitet një pasqyre ë saktë e ounës së NPB në të gjitha palët e interesit;
  • Krijon planin e integruar të marketingut të kordinuar vizualisht me identitetin e ri të NPB-së, së bashku me ekipën kreative profesionale dhe zyrtarët e NPB;
  • Menaxhon, konfiguron dhe optimizion rrjetet sociale të NPB-së;
  • Ndihmon udhëheqësin e ekipës dhe zyrtaret e tjerë të NPB në implementimin, krijimin dhe detyra tjera për krijimin e Brandit të ri;
  • Trajnon stafin permanent të NPB-së, përgjegjës për rrjetet sociale;
  • Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga Udhëheqësi i Departamentit për Shërbime me Konsumatorë dhe Media;

Kushtet themelore për angazhimin në punë dhe detyra specifike:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Të ketë përvojë pune me më shumë se 3 vite në fushën e marketingut dhe menaxhimit të rrjeteve sociale;
  • Dëshminë e përvojës së punës (Portfolio);
  • Shkathtësi në komunikim, planifikim të punës dhe punës ekipore;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;

Mënyra e konkurimit:

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/.

Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Xhevdet Doda, nr. 32, Prishtinë, të aplikojnë përmes emailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Aplikacionit i duhet bashkangjitur:

  • CV/Resume dhe dëshmitë për kualifikimin shkollor;
  • Formulari për aplikim i NPB-së;
  • Dëshmitë për përvojën e punës (Portfoliot);
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda tri (3) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data 19.08.2020 deri më 25.08.2020.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 606 672.

Listime të ngjashme

01/10/2020
Observation Guard   Prishtinë e re
01/10/2020
Edukator/e për kopsht (2)   Hani i Elezit e re
01/10/2020
Edukator/e (2)   Hani i Elezit e re
01/10/2020
01/10/2020