
- 2 listime aktive (shiko)
Përshkrimi
Organizata YMCA në bashkëpunim me UNICEF organizon UPSHIFT - "Punëtori për ndikim në shoqëri", prej 20- 24 Tetor 2020.
Çka ofron UPSHIFT?
Trajnime të cilat:
- Zhvillojnë aftësitë dhe përvojën tuaj profesionale;
- Zgjidhni sfidat shoqërore dhe kontribuoni në komunitetin tuaj;
- Mësoheni si t’i zhvilloni, planifikoni, dhe implementoni idetë tuaja;
- Shoqëroheni me të rinj/reja të cilët kanë interesa dhe pasion të përbashkët për të mirën e shoqërisë;
- Fitoni deri në 1,000 EUR si mbështetje për t’a realizuar idenë tuaj.
Të drejtë aplikimi kanë:
- Të rinjtë/rejat nga Komuna e Gjakovës;
- Të rinjtë/rejat nga mosha 14 - 24 vjet;
Si të aplikoni:
Në grup duhet të jenë 4-5 persona (djem dhe vajza) të cilët aplikojnë me një ide të përbashkët.
Trajnimi do të mbahet online në Zoom.
Për t'u regjistruar ju duhet të shënoni të dhënat e anëtarëve të grupit në aplikacionin si më poshtë.
Për të ju lehtësuar procesin e aplikimit, ju lutem na kontaktoni në email: adhurim.b@ymcakosovo.com ose edona@ymcakosovo.com, na telefononi në: 045 474 415.
Po ashtu mund të informoheni më shumë për ne në faqen tonë në Facebook: YMCA in Kosovo dhe Instagram YMCA Kosovo.
UPSHIFT: "Punëtoria për ndikim në shoqëri" ndihmon të rinjët/rejat të bëhen inovator social dhe sipërmarrës, përmes ideve të përbashkëta, duke adresuar problemet shoqërore dhe zgjidhjen e tyre përmes metodave të ndryshme edukative dhe inovative, të identifikuara paraprakisht nga të rinjët/rejat.
Afati i fundit për aplikim është e Enjte, 8 Tetor 2020.