
Speeex
- 0 listime aktive (shiko)
Përshkrimi
Speeex Sh.p.k me seli ne Prishtine, Rr. UCK nr. 208 shpall konkurs për pozitën Udhëheqes Ekipi / Team Leader
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjësi për arritjen e qëllimeve të përcaktuara të ekipit në aspektin cilesor dhe sasior
- Zhvillimi i vazhdueshem i agjenteve në lidhje me detyrat e tyre dhe arritjen e qëllimeve të përcaktuara
- Percjellje e vazhdueshme e agjentit në punën e përditshme (të paktën 2 orë në muaj) përfshirë edhe Feedback në përcaktimin e qëllimeve të synuara.
- Biseda me të punonjesit (p.sh., disiplinë, përpikëri, cilësi, vërejtje)
- Analizë e performancës dhe faktorëve shqetësues në biznesin e përditshëm.
- Raportim proaktiv i faktorëve pengesë në zhvillimin e biznesit të përditshëm tek menaxhmenti
- Eleminimi i faktorëve shqetësues pas konsultimit me menaxhmentin
- Zgjidhja e problemeve për të gjitha dukuritë në biznesin e përditshëm (për shembull, proceset, sistemet, ankesat, përshkallëzimet)
- Personi kontaktues në rast eskalimi të klienteve, përfshirë përcjelljen dhe gjetjen e zgjidhjes përfundimtare të çështjes apo problemit.
- Dokumentim dhe përcjellje e të gjitha masave të përcaktuara (si trajnimi, feedback-u, optimizimi i procesit, analizat)
- Takime javore me ekipin (rreth 15 min për punëtor në javë)
Kualifikimi juaj:
- Shkallë e lartë e pavarësisë, proaktivitetit dhe vetë-menaxhimit me fokus udhëzimin e klienteve
- Aftësi të forta analitike, si dhe aftësinë për të njohur dhe kuptuar marrëdhëniet komplekse.
- Orientim pozitiv në gjetjen dhe zgjidhjen e problemeve, si dhe vetëdije të lartë
- Qëndrim pozitiv ndaj njerëzve dhe problemeve, fleksibilitet, besueshmëri, dhe qëndrueshmëri
- Aftësi për punë në ekip, motivues dhe sipas mundësive te kete përvojë në menaxhim dhe udhëheqje
- Njohuri te shkelqyeshme ne gjuhen gjermane, frenge apo italiane ne te shkruar dhe ne te folur
- Të paktën 6 muaj përvojë pune apo praktike në fushën e shërbimit ndaj klienteve
Data e Aplikimit: Deri me 14 Tetor ora 17:00.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë
CV tuaj mund të dergoni ne E-mail: hr@speeex.com duke vendosur në titull Pozita Udhëheqës Ekipi / Team Leader