Udhëheqës/e i Shtëpisë së Komunitetit Persona me Aftësi të Kufizuar

komuna e vushtrrise e1623918908434
Komuna e Vushtrrisë
Publikuar më
08/06/2021
Qyteti
Vushtrri
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:

K O N K U R S

  • Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;
  • Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale
  • Shtëpia e Komunitetit për Persona me Aftësi të Kufizuara për të Rritur, Lumadh - Vushtrri

Titulli i vendit të punës:

  • Udhëheqës i Shtëpisë së Komunitetit për Persona me Aftësi të Kufizuar për të Rritur në Lumadh– Vushtrri.

Numri i pozitave: Një (1);
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;
Grada/Koeficienti: 8;
Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;
Periudha e punës provuese: Gjashtë muaj;
Orët e punës: 40.

Përshkrimi i shkurtër i detyrave dhe përgjegjësive:

  • Mbështet dhe ofron këshilla për drejtorin e drejtorisë dhe sipas kërkesës për udhëheqësin më të lartë administrativ të institucionit dhe titullarin e institucionit për fushën e përgjegjësisë së institucionit që udhëheqë;
  • Drejton dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet e institucionit special dhe siguron funksionim efikas të tij, si dhe ndihmon Drejtorin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Kontribuon në procesin e vendimmarrjes, sipas fushës së përgjegjësive, duke siguruar të dhëna të detajuara dhe analizave të cilat mbështesin procesin e vendimmarrjes;
  • Planifikon, përgatit, monitoron dhe analizon buxhetin e institucionit special si dhe aktivitetet tjera të dhe siguron përmbushjen e tyre sipas planit;
  • Organizon dhe shpërndan punën për stafin të tij/saj dhe menaxhon realizimin e detyrave dhe përgjegjësive që duhen përmbushur në përputhje me objektivat dhe përgjegjësit e institucionit special;
  • Udhëzon stafin në përmbushjen e aktiviteteve të përditshme dhe siguron që kjo veprimtari të jetë në përputhje me legjislacionin, politikat institucionale dhe standardet përkatëse;
  • Me autorizimin të mbikëqyrësit, përfaqëson institucionin në takime pune, konferenca në fushën e përgjegjësisë së institucionit special të cilin e udhëheq;
  • Siguron komunikimin brenda dhe jashtë njësisë organizative dhe institucionit me qëllim të mbledhjes ose shkëmbimit të
  • Bën vlerësimin e rezultateve të punë për stafin nën mbikëqyrje të tij/saj dhe identifikon nevojat për ngritjen e kapaciteteve të tyre.

Kualifikimi profesional, aftësitë:

  • Fakulteti i Shkencave Sociale (240 ECTS-kredi ose ekuivalnet ), Fakulteti Juridik (240 ECTS- kredi ose ekuivalent);
  • Trajnime;

Përvoja e punës:

Minimum tri (3) vite përvojë pune profesionale (pas diplomimit).

Dokumentet e nevojshme:

  • Ekstrakti i lindjes (kopje);
  • Diploma e fakultetit (kopje);
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (kopje);
  • Dëshmi për trajnime (kopje);
  • Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (Origjinali);
  • Letërnjoftimi (kopje).

Konkursi (afati për aplikim) mbetet i hapur 15 ditë, nga data 08.06.2021-22.06.2021. Paraqitja e kërkesave:

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/.