Udhëheqës/e i/e Shërbimeve të Përbashkëta

rtk kosove e1558652317876
Radio Televizioni i Kosovës
Publikuar më
18/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Nenit 35 të Ligjit mbi Radio Televizionin e Kosovës Nr. 04)L-046, shpallë:

KONKURS

Për plotësimin e pozitës:

  • Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta të Radiotelevizionit të Kosovës

Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta:

  • Duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të medieve apo fushave të tjera
    relevante:
  • Duhet të jetë shtetas i Kosovës dhe me vendbanim të përhershëm në Kosovë:
  • Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta emërohet nga Bordi i Drejtorëve, në bazë të rekomandimit paraprak të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikon, organizon, monitoron dhe udhëheqë procesin e punës së Shërbimeve të Përbashkëta,
  • Implementon Politikat e RTK-së të përcaktuara me ligj, Statut dhe nga ana e Bordit të Drejtorëve të RTK-së
  • Merr pjesë aktive në implementimin e strategjisë zhvillimore të RTK-së dhe mbikëqyrë realizimin e planeve afatgjata dhe afatshkurtra
  • Përgatitë Raportin vjetor të Shërbimeve të Përbashkëta, në kuadër të planit afarist duke përfshirë edhe përmbushjen e planit të resurseve njerëzore me arsyetim
  • Ofron informata të rregullta Drejtorit të përgjithshëm rreth gjendjes financiare, posaçërisht për tejkalimin e shpenzimeve në linjat e posaçme buxhetore dhe rënien eventuale në të hyra
  • Kontrollon zbatimin e planit financiar të RTK-së, posaçërisht në fushën e investimeve të reja
  • Është përgjegjës për strategjinë financiare dhe zbatimin e saj
  • Bënë parafimin e kontratave nga fusha e investimeve të reja
  • Nënshkruan dokumentet e ndërlidhura me punën dhe afarizmin e sektorëve
  • Mbikëqyrë zbatimin e sistemit kompjuterik për lëmin e financave
  • Mbikëqyrë dhe koordinon punët e zyrës ligjore dhe politikat rregullative të RTK-së dhe kujdeset për ligjshmërinë e vendimeve, kontratave dhe akteve tjera
  • Përgatitë planin vjetor financiar, i cili është pjesë përbërëse e planit afarist programor të RTK-së
  • Së bashku me anëtarët tjerë të Menaxhmentit, përgatitë planet për arsimim, aftësim profesional dhe trajnim të stafit
  • Mbanë takimet për biseda të rregullta vjetore me bashkëpunëtorët e vet
  • Mbikëqyrë zhvillimin e kuadrit të RTK-së me perspektivë (karrierë — “resurset njerëzore”)
  • Përgatitë dhe nënshkruan kontratat e punës dhe punës me honorar sipas planit të aprovuar afarist programor të RTK-së, në bazë të autorizimit të Drejtorit të Përgjithshëm
  • Kryen punë të tjera sipas kërkesës së Drejtorit të Përgjithshëm.

Për punën e vet i raporton dhe i përgjigjet Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Kushtet që duhen plotësuar:

  • Kualifikim superior profesional në drejtimin juridik apo në menaxhim biznesi
  • Të paktën 5 vjet përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave të tjera relevante (Përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë)
  • Të jetë person me integritet të lartë personal dhe moral
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të spektrit medial në Kosovë dhe më gjerë
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në organizim, udhëheqje dhe planifikim
  • Aftësi udhëheqëse dhe komunikuese
  • Standard të lartë të gjuhës shqipe në të folur dhe në të shkruar
  • Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës serbe dhe të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar
  • Aftësi për caktimin e prioriteteve dhe për të punuar në mënyrë efikase nën presion dhe punë ekipore
  • Të mos ketë dëshmuar përkatësi partiake
  • Njohuri e programeve MS VVord, Excel dhe të tjera
  • Aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë
  • Përkushtim ndaj shërbimit publik të transmetimeve

Kandidatët e paraqitur për këtë pozitë duhet:

  • të jenë qytetar të Kosovës, të regjistruar sipas dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës
  • të mos kenë qenë të dënuar për ndonjë vepër penale dhe që të mos gjenden aktualisht nën hetime
  • të mos kenë angazhime, biznese, etj. të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesi
  • të mos kenë asnjë angazhim tjetër shtesë të punës jashtë këtij vendi të punës:

Kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • një CV
  • një kopje të letëmjoftimit
  • një letër motivuese
  • tri referenca
  • dëshmitë e kualifikimit
  • dëshmi që nuk është nën hetime të lëshuar gjatë muajit të fundit para aplikimit, si dhe
  • aplikacionin, i cili duhet të shkarkohet nga web faqja e RTK-së, www.rtklive.com

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet i skenuar, në mënyrë elektronike, përmes internet adresës konkurs@rtklive.com, deri më datë 30.09.2020 në orën 16:00.

Vetëm aplikacionet dhe dokumentet e dorëzuara përmes postës elektronike do të pranohen.

Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen.

Aplikacionet dhe dokumentacioni i pakompletuar nuk do të merret në konsiderim.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Specialist për projektin   Drenas e re
22/10/2020
20/10/2020
Asistent/e   Prishtinë
15/10/2020