Udhëheqës/e Artistik/e i/e Teatrit Kombëtar

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Publikuar më
06/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës , Nr.06/L-114, Ligjin për Institucionet e Kulturës, Nr. 02/L-57, Ligjin Nr. 04/ L-106 për Teatrot, Statutin e Teatrit Kombetar te Kosoves, Rregulloren (QRK)Nr.15/2018, për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe te Punonjësve Professional të Trashëgimisë Kulturore dhe Udhezimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, per Rregullimin e Procedurave te Konkursit ne Sektorin Publik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit rishpall :

KONKURS

Titulli i punës: Udhëheqës Artistik
Institucioni: Teatri Kombëtar i Kosovës
Vendi: Prishtinë
Kategoria funksionale: Krijuesit dhe Performuesit e Kulturës dhe Punonjësit Profesional të Trashëgimisë Kulturore
Paga: Paga Fikse- 868€
Numri i referencës: 02/2020-R
I përgjigjet: Këshillit Drejtues të TKK-së

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Propozon politikat artistike të Teatrit dhe pas miratimit nga Këshilli Drejtues i zbaton ato;
  2. Në konsultim me Drejtorin e Përgjithshëm bënë propozimin e repertorit artistik vjetor para Këshillit drejtues të Teatrit;
  3. Repertorin e zgjeruar në përpjesëtim dy për një e paraqet për miratim para Këshillit Drejtues të Teatrit, duke krijuar hapësira për afirmimin e krijimtarisë kombëtare;
  4. Udhëheqë punën kreative të ansamblit rezident;
  5. Bën recension për çdo vepër skenike para hyrjes në repertorin vjetor të teatrit;
  6. Është përgjegjës për realizimin e repertorit vjetor të teatrit;
  7. Përcakton regjisorët dhe i ndihmon Drejtorit të Përgjithshëm në përzgjedhjen e ekipit artistik të shfaqjeve;
  8. I bën propozim drejtorit të përgjithshëm për bashkëpunim artistik me artistë dhe institucione teatrore vendore dhe ndërkombëtare;
  9. Bashkë me drejtorin e përgjithshëm mbajnë përgjegjësi për çdo shfaqje publike të teatrit;
  10. Për punën e tij e njofton drejtorin e përgjithshëm kurse i përgjigjet dhe i raporton Këshillit drejtues të
  11. Merr pjesë në mbledhjet e Këshillit Drejtues pa të drejtë vote ;
  12. Menaxhon bashkëpunimin artistik në TKK, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë

Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë:

    • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
    • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
    • të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
    • të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
    • të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
    • të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij

Kualifikimet dhe përvoja:

  1. Diplomë universiteti, nga fusha e teatrit;
  2. Kërkohet 5 vite përvojë pune relevante;
  3. Njohuria e punës me kompjuter, Word, Excel;
  4. Të jetë energjik, të ketë shkathtësi të mira ndërnjërzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës;
  5. Te ketë shkathtësi të mira organizative dhe menaxhuese;
  6. Aftësi për të kontribuar në grupe punuese;
  7. Aftësi për ruajtjen dhe zhvillimin e kontakteve brenda dhe jashtë Teatrit;
  8. Njohja domosdoshme e gjuhëve zyrtare të Kosovës;
  9. Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  10. Vërtetimi që nuk është nën

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë mandatin; Ligji për Zyrtarët Publik, Nr.06/L-114, Ligji për Institucionet e Kulturës, Nr. 02/L-57, Ligji Nr. 04/ L-106 për Teatrot, Statutin e Teatrit Kombëtar te Kosovës, Rregulloren (QRK)Nr.15/2018, për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe te Punonjësve Professional të Trashëgimisë Kulturore dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave te Konkursit ne Sektorin Publik .

Mandati i Drejtorit Artistik është katër (4) vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes edhe për një mandat.

Drejtori Artistik i TKK, zgjidhet me konkurs publik, të cilin e shpalle Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT

Data e njoftimit në web faqen unike të procedurave të konkurimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt. 05.03.2021 deri me dt. 03.04.2021, ndërsa data e aplikimit është , nga data 05.04.2021 deri me datën 19.04.2021. Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen e MKRS-se.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil e administratës publike qendrore dhe lokale.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni merret dhe dorëzohet në Zyrën 27 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sheshi “Nëna Terezë” Nr. 44. Për informata shtesë kontaktoni në numrin 038211449 dhe 038 211921( apo në ueb- faqen http://www.mkrs-ks.org/).

Listime të ngjashme

15/06/2021
Drejtor/e (8)   Suharekë
15/06/2021
15/06/2021