
Përshkrimi
RN00008388
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 11/02/2022
Afati për aplikim: 13/03/2022 - 27/03/2022
Bazuar , në Nenin 67 dhe 68 të Ligjit për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës Nr.06, L-114, Ligjin për Institucionet e Kulturës, Ligjin Nr. 04, L-164, për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe
Valleve “Shota” dhe për Ansamblet Tjera, Statutin e AKKV“Shota”, Rregulloren (QRK) Nr.151 2018, për Gradimin dhe Pagate Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe të Punonjësve Profesional të Trashëgimisë Kulturore dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.0772017, për
Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpallë :
KONKURS
Titulli i punës: Udhëheqës Artistik
Institucioni: Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”
Kategoria funksionale / Page fikse: 868 €
Numri i referencës: RN00008388
Kodi: RPCO002181
I përgjigjet: Drejtorit të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”
Vendi: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë: Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të AKKV “Shota” dhe përmes tij Këshillit Drejtues të AKKV ”Shota”, kryen detyrat dhe përgjegjësitë e mëposhtme:
Detyrat dhe përgjegjësit
- Zbaton programin artistik vjetor te Ansamblit 'Shota' dhe e koordinon atë me programet e
koncerteve - Udhëheq punën e Këshillit Artistik
- Për punën e tij i përgjigjet drejtorit dhe përmes tij, Këshillit Drejtues të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”
- Përkujdeset për prezentimin e vlerave të trashëgimisë shpirtërore e materiale
- Vlerëson dhe miraton pikat premierë të programit
- Bënë vlerësimin profesional të valltarëve , solistëve vokal dhe instrumentistëve për çdo 2 vjet
- Propozon drejtorit masat stimuluese dhe ndëshkuese për mbarëvajtjen e punës
- Ushtron detyra dhe përgjegjësi tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë
Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë:
- të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
- të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët
- të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
- të mosjetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
- të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Shkollimi i kërkuar, përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:
- Diplomë universiteti, nga fusha e arteve skenike muzikore
- Kërkohet 5 vite përvojë pune relevante
- Njohuria e punës me kompjuter, Word, Excel
- Të jetë energjik, të ketë shkathtësi të mira ndernjerëzore dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës
- Te ketë shkathtësi të mira organizative dhe menaxhuese
- Aftësi për të kontribuar në grupe punuese
- Njohja domosdoshme e gjuhëve zyrtare të Kosovës
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi
- Vërtetimi që nuk është nën hetime.
Akte ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin: Ligji për Zyrtarët Publik të Republikës së Kosovës Nr.06,L-114, Ligji për Institucionet e Kulturës, Ligji Nr. 047 L-164, për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe për Ansamblet Tjera, Statutin e AKKV “Shota, Rregulloren (QRK) Nr.1572018, për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe të Punonjësve Professional të Trashëgimisë Kulturore dhe Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.07,2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.
Procedurat e konkurrimit: Konkursi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi është me mandat katër vjeçar.
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT
Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurimit konkursi.rks-gov.net është prej dt.11.02.2022 deri me dt. 12.03.2022, ndërsa data e aplikimit është nga data 13.03.2022 deri me datën 27.03.2022.
Përveç web faqes unike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në Web faqen e MKRS-se.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga pa gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe
proporcional në organet e shërbimit civil e administratës publike qendrore dhe lokale.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta
refuzohen.