
Përshkrimi
Bazuar më Udhëzimin Administrativ Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Udhëzimit Administrativ 19/18 të dates 07.12.2018 për Themelimin dhe funksionimin e Qendrave Mësimore, Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Komunës së Podujevës dhe OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” me nr. Prot. 05/82 e dates 04.03.2020, Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Komunës së Podujevës dhe OJQ “Terre Des Hommes” e dates 15.02.2022, si dhe kërkesave e nevojave që dalin nga këto marrëveshje për plotësimin e vendeve të lira të punës për tutor në qendrat mësimore, Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim/koordinim me OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, OJQ “Terre Des Hommes” shpallin:
KONKURS PËR VENDET E LIRA TË PUNËS
Titulli i vendit të punës: Tutor/e
Numri i pozitave: 7 (shtatë)
Orari i punës: 40 orë në javë
Afati për aplikim: 23/03/2022 - 06/04/2022
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë, preferohet diploma e Fakultetit të Edukimit;
- Njohuri të punës në kompjuter;
- Përvojë pune në fushën e arsimit (së paku 3 vite);
- Përvojë në punën me fëmijë;
- Shkathtësi komunikimi;
- E dëshirueshme është njohja e gjuhës Angleze;
Përshkrimi i vendit të punës:
- Organizimi i mësimit plotësues pas orarit të rregullt të mësimit në shkollë publike përmes përshtatjes së metodave të mësimdhënies bazuar në nevojat e fëmijëve;
- Ofrimi i mbështetjes emocionale për Romët, Ashkalinjët, Egjiptasit dhe fëmijët tjerë të cenuar me qëllim të ndërtimit dhe zhvillimit të vetë-respektit, individualitetit, aftësive komunikuese si dhe kompetencave të tyre;
- Sigurimi i mbështetjes akademike/profesionale të fëmijëve që përballen me vështirësi në mësim - nxënie me qëllim të përmbushjes së kërkesave të kurrikulit;
- Përdorimi i qasjes individuale në udhëheqjen e procesit të të mësuarit për zhvillimin dhe forcimin e karakteristikave si: aftësia e të dëgjuarit, ndjeshmëria, mirësia, etj. si shkathtësi të jetesës të cilat do të kenë ndikim afatgjatë në mirëqenien psiko-sociale të fëmijëve;
- Organizimi i programit edukativ të mësimit plotësues bazuar në kurrikulë; Motivimi i fëmijëve për të përmirësuar rezultatet e mësim - nxënies dhe zhvillimin e sjelljeve pozitive sociale me fëmijët e tjerë brenda shkollës
- Shkëmbimi i përvojave me mësuesit e rregullt, udhëheqjen e shkollës dhe përfaqësuesit e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA)
- Mbajtja e dëshmive mbi vijueshmërinë dhe përmirësimin e rezultateve të mësim - nxënies së fëmijëve në bazë të të dhënave individuale;
- Përpilimi i raportit mujor, pasqyrë të ditëve të realizuara të punës dhe të dhëna të rregullta për fëmijët dhe përcjell ato në drejtorinë e shkollës;
- Organizimi i takimeve të rregullta individuale përmes vizitave me prindër në familjet e tyre si dhe takime individuale dhe grupore me prindër në shkollë me qëllim të identifikimit të mbështetjes shtesë të nevojshme për fëmijët dhe familjet e tyre
- Përcjellja e rasteve të fëmijëve që tregojnë shenja të vijueshmërisë jo të rregullt dhe raportoj në Ekipin për Parandalim dhe Reagim ndaj Braktisjes brenda shkollës;
- Identifikimi dhe referimi i rasteve të fëmijëve dhe familjeve në nevojë dhe në rrezik në drejtorinë e shkollës, Qendrën për Punë Sociale dhe Grupin Këshillues të Komunitetit; Numri i fëmijëve për një klasë të mësimit plotësues është nga 20 - 25 fëmijë
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Formulari i aplikimit (i cili merret dhe dorëzohet në qendrën për shërbime të qytetarëve);
- Rezymeja personale (CV);
- Letër motivuese;
- Diplomat e kualifikimit (kopja e vërtetuar);
- Kopja e letërnjoftimit;
- Dëshmitë mbi përvojën e punës;
- Çertifikata e lindjes;
- Vërtetimi se personi nuk është nën hetime;
- Certifikata shëndetsore (pas pranimit të kandidatëve).
Afati i konkursit
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes, pra nga data:23.03.2022 deri më datë 06.04.2022. dhe është i publikuar në tabelën e shpalljeve në objektin e komunës dhe në web-faqen e Komunës së Podujevës: http://kk.rks-gov.net/podujeve/
Mënyra e aplikimit
Mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës. Të gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund t'i marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbime me Qytetarë, apo t'i shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Podujevës http://kk.rks-gov.net/podujeve/ dhe të plotësuara t'i dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në Komunën e Podujevës.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Për kohën dhe vendin e mbajtjes së testit dhe intervistave kandidatët do të informohen përmes njoftimimeve të cilat do të publikohen në web faqen e Komunës së Podujevës dhe në tabelën e shpalljeve në objektin e komunës, pas mbylljes së konkursit.