Trajnim për gratë kandidate në zgjedhjet lokale 2021

ndi kosovo e1601100638449
National Democratic Institute (NDI)
Publikuar më
16/05/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi

Përshkrimi

Nëse planifikoni të kandidoni në zgjedhjet lokale të vitit 2021 dhe të shënoni një fitore mbresëlënëse, NDI është këtu për t’ju mbështetur!

Pjesëmarrja e grave në politikë në kushte të barabarta me burrat është qenësore për demokracinë. Në mënyrë që të arrijmë një përfaqësim të barabartë, duhet të sigurohemi që grave t’u jepet mundësia për të udhëhequr. Prandaj, kemi nderin të ju njoftojmë që Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në mbështetje nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të organizoj programin: Trajnimi për Gratë Kandidate në Zgjedhjet Lokale 2021.

Me fokus në zgjedhjet lokale, NDI përmes këtij programi synon të pajisë gratë kandidate me shkathtësi që ju nevojiten për të ndërtuar profilin e tyre, të udhëheqin një fushatë të të paharrueshme dhe të fitojnë. Gjatë këtij programi të planifikuar në dy faza, gratë kandidate do të kenë mundësinë të ngrisin shkathtësitë e tyre për zhvillim të politikave, planifikim të fushatës dhe të folurit para publikut. Për më shumë, ato do të kenë mundësinë të jenë pjesë e diskutimeve në sesione motivuese me folës të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar si dhe përfaqësues të partive politike respektive. Për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, trajnimi fillestar do të mbahet në platformën Zoom dhe do të organizohet gjatë periudhës 31 maj-2 korrik, 2021.

Në fazën e parë të programit secila pjesëmarrëse do të angazhohet në sesione tre orëshe brenda ditës, për katër ditë gjithsej. Datat e trajnimit do të përshtaten për secilin grup të pjesëmarrëseve në bazë të partisë politike që i takojnë.

NDI do të rekrutoj 500 pjesëmarrëse përmes një procesi konkurrues në mes të përfaqësueseve të partive politike kandidate potenciale për zgjedhjet lokale 2021. Rekrutimi do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e partive politike.

Procesi i aplikimit do të jetë i hapur nga data 14-23 maj! NDI fton të aplikojnë të gjitha gratë nga partitë politike që synojnë të garojnë në zgjedhjet lokale 2021, duke e plotësuar forumarin më poshtë. NDI do të komunikoj rezultatet tek kandidatet e suksesshme dhe do të ndajë programin e detajuar së bashku me oraret e mbajtjes së trajnimeve gjatë datave 24-26 maj, 2021.

E rëndësishme: Pas përfundimit të suksesshëm të fazës së parë të programit, një numër i limituar i pjesëmarrëseve do të përzgjedhen për të vazhduar në fazën e dytë, program i avansuar i Trajnimit për Gratë Kandidate në Zgjedhjet Lokale 2021, i cili do të mbahet gjatë verës!

⇒ APLIKO KËTU: https://bit.ly/3fbZ888 sa më parë që të përzgjedheni në një proces konkurues, të përfitoni shkathtësi të reja për të ndërtuar profilin tuaj politik, udhëhiqni një fushatë të paharrueshme dhe të fitoni garën zgjedhore.