Trajnimi dhe Çertifikimi i Auditorëve të Energjisë

kosovo logo 150x150 1
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit
Publikuar më
28/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi

Përshkrimi

Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë-AKEE dhe Departamenti i Energjisë, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit – MEA, janë duke u përkrahë nga GIZ KEEP, financuar nga Qeveria Gjermane, përveç tjerash, në themelimin dhe funksionalizimin e skemës së qëndrueshme për auditimin energjetik në Kosovë. Hapat për zhvillimin e kësaj skeme janë ndërmarrë edhe më herët gjatë viteve 2018-2019. Kjo është një nga fushat e bashkëpunimit me projektin e GIZ-it ,,Kosovo Energy Efficiency Project- KEEP’’ në kuadër të të cilit është ndërmarrë edhe ky aktivitet.

Trajnimi i Auditorëve të Energjisë do të bëhet nga Trajnerët për Auditim të Energjisë të cilët janë trajnuar nga konzorciumi EIHP (ENERGY INSTITUTE HRVOJE POŽAR) & FIRE (FEDERAZIONE ITALIANA PER L’USO RAZIONALE DELL’ENERGIA), në vitin 2018.

Trajnimi për Auditorë të Energjisë në ndërtesa dhe ndriçim publik do të bëhet në gjuhën shqipe, ndërsa sipas nevojës ofrohet përkthimi në gjuhën serbe. Ky trajnim planifikohet të mbahet gjatë muajit Tetor dhe Nëntor 2020.

Me këtë rast ftohen ekspertët e fushave përkatëse që të aplikojnë në këtë trajnim, i cili përbëhet prej tri pjesëve, ku përfshihen:

  1. Java e parë- Ligjeratat,
  2. Java e dytë- Vizitat në teren,
  3. Java e tretë- Raportet e auditimit energjetik dhe TESTIMI.

Në fund të trajnimit, gjatë javës së tretë, parashihet testi me shkrim me një kohëzgjatje prej 150 minutash që rrjedh nga materialet e trajnimit të përdorura në programin e trajnimit dhe kandidatët duhët të kenë arritur kalueshmërinë prej së paku 70%.

Sipas RREGULLORES (MEPTINIS) Nr. 05/2020 PËR SISTEMIN E OFRUESVE TË SHËRBIMIT ENERGJETIK DHE KRITERET MINIMALE PËR AUDITIMIN ENERGJETIK- e, cila rrjedhë nga LIGJI Nr.06/L – 079 PËR EFIÇIENCË TË ENERGJISË, Kriteret e pranueshmërisë janë listuar më poshtë:

Kriteret | Pranueshmëria | Shpjegim

Kualifikimi arsimor / edukimi

Për auditorët e energjisë dhe ndërtesa dhe ndriçim publik: Arkitektura, ndërtimtaria e lartë, inxhinieri mekanike, inxhinieri elektrike apo fushë ekuivalente të inxhinierisë.

Këto kualifikime arsimore kërkohen zakonisht në kryerjen e auditimeve energjetike dhe sigurojnë njohuri të mëparshme për sistemet teknike dhe instalime që janë subjekt i auditimit energjetik, duke përfshi përvojën e dëshmuar profesionale.

Diploma e kërkuar

Diplomën Master ( së paku 300 pikë të ECTS ) në Arkitekturë, ndërtimtaria e lartë, inxhinieri mekanike, inxhinieri elektrike apo fushë ekuivalente të inxhinierisë.

Kërkohen 300 ECTS pikë ose ekuivalent sipas programeve të mëparshme arsimore  (p.sh. inxh. i dipl.).

Dokumentimi i përvojës              

Së paku 5 vite përvojë profesionale e verifikueshme në projektim, zbatim dhe mbikëqyrje të projekteve arkitektonike, ndërtimore dhe inxhinierike.

CV, referencat dhe lista e projekteve të dorëzohen.

Të dhënat e dokumentuara dhe kohëzgjatja e përvojës së punës do të demonstrojnë ekzistencën e eksperiencave inxhinierike teorike dhe praktike.

Afati për aplikim për të dy ciklet është prej 28 – Korrik – 28 Gusht 2020, ora 16:00.

Shpenzimet për pjesëmarrje dhe hapësirat për trajnim do të mbulohen nga projekti GIZ KEEP.

Varësisht nga situata rreth pandemisë COVID-19, do të merret vendimi nëse trajnimi do të mbahet online ose në sallat përkatëse.

Adresa zyrtare për dorëzimin e aplikacioneve është AKEE, vetëm përmes postës elektronike në adresën, mirlinda.bajrami@rks-gov.net 

Shpallja e plote.