Trajnimet Profesionale Online

bone vet 150x150 1
Bonevet
Publikuar më
22/10/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi

Përshkrimi

BONEVET Prishtina me projektin e përkrahur nga GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane. ofrojnë mundësi për pjesëmarrje në Trajnimet Profesionale Online, pa pagesë, në fushën e Programimit, Mekanikës, Elektronikës dhe Dizajnit.

Në këtë rast, BONEVET në bashkëpunim me GIZ ofron bursa për rreth 60 pjesëmarrës për njërin prej trajnimeve (4 javësh) të përmendur më poshtë. Trajnimet Profesionale në BONEVET kanë për qëllim që të ndihmojnë pjesëmarrësit që të fitojnë aftësi të cilat u duhen për tu kyçur në tregun e punës.

Trajnimet Profesionale Online zgjasin 4 javë/32 orë dhe ofrohen për persona të moshave 16+.

  • Afati i fundit për aplikim: 23 tetor, 2020.
  • Numri i bursave që shpërndahen për këtë muaj do të jetë i limituar.
  • Ju mund të aplikoni në vetëm në njërën nga kategoritë e mëposhtme.
  • Nuk nevojitet që pjesëmarrësit të keni njohuri paraprake.
  • Për pjesëmarrje në trajnime duhet që të keni qasje kompjuter (laptop apo desktop).

Ju lutem t’i kushtoni rëndësi dy pyetjeve të fundit sepse do të merren parasysh në përzgjedhjen për bursë.

Për informata shtesë ju lutem na kontaktoni në prishtina@bonevet.org

Aplikacioni.

Listime të ngjashme

02/12/2020
Wikimedia Project Manager   Prishtinë e re
02/12/2020
Team Leader (KE1)   Prishtinë
01/12/2020
01/12/2020