Trajnime falas në fushën e ICT

ict kosovo e1599659201671
ICT for Kosovo's Growth
Publikuar më
11/09/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi

Përshkrimi

VVEglobal, në konsorcium me European Management dhe Prishtina REA, po implementojnë projektin “Mbështetja e BE-së për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të ICT”, financuar nga zyrja e BE-së në Kosovë.

Projekti do të mbështes rritjen e sektorit kosovarë të ICT duke ofruar kurse trajnimi për pjesëmarrësit që të zhvillojnë shkathtësitë digjitale dhe biznesore për të mbështetur tregun e punës së ICT si dhe për të vënë në shfrytëzim efektiv shkathtësitë e përmirësuara. Qëllimi i përgjithshëm është nxitja e konkurrueshmërisë së bizneseve kosovare digjitale dhe tradicionale duke mbështetur rritjen e sektorit të ICT në Kosovë e cila do të sjell rritje dhe krijim të vendeve të reja të punës.

Projekti po fillon me semestrin e parë të ofrimit të Trajnimit për Zhvillimin e Shkathtësive të ICT për të përmirësuar kapacitetet e ICT të Fuqisë Punetore nga fusha e ICT në Kosovë, duke synuar ofrimin e këtij Trajnimi të Zhvillimit të Shkathtësive të ICT për mesatarisht rreth 240 individë siç përshkruhet më poshtë:

Objektiva

Objektiva e Programit të Trajnimit në ICT është të ofrojë një trainim të përditësuar të Shkathtësive të ICT bazuar në kërkesat dhe nevojat e bizneseve kosovare të ICT si dhe trendeve globale.

Grupet e targetuara

Grupi i targetuar i programit trainues janë të rinjt nga fusha e ICT (siç janë: të diplomuarit, ndërmarrësit e rinj, profesionistë të tjerë, meshkujfgra të cilët dëshirojnë të avancojnë shkathtësitë e tyre digjitale, etj), profesionistët e bizneset aktuale të ICT në përpjekje për plotësimin e nevojave të tregut. Planifikohet të përfitojnë të paktën 240 të rinjë në çdo semestër.

Datat e trajnimit:

Semestri i parë i trainimit zhvillohet në mes të datës 5 tetor 2020 dhe 5 shkurt 2021, me 4 orë trainimi në ditë (nga 17:00-20:00), katër ditë në javë. Do të ofrohen 300 orë trajnimi duke përfshirë edhe 20 orë praktikë shtesë për provimet finale

Lokacionet:

Trajnimi do të ofrohet në 7 regjionet e Kosovës (Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë).

Ftesen e pergatitur ne gjuhen shqipe, te cilen mund ta gjeni ne linkun ketu.

Listime të ngjashme

Vende të lira të punës (2)   Malishevë e re
29/09/2020
28/09/2020
28/09/2020
27/09/2020
27/09/2020