Trajnim për studentë të gazetarisë

forumZFD Kosovo  e1599659235178
Forum ZFD
Publikuar më
21/09/2020
Qyteti
Online
Lloj listimi

Përshkrimi

THIRRJE PËR APLIKUESIT/STUDENTËT

Trajnim online për raportim gazetaresk në fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën (BmK)

Gazetaria e sensibilizuar për konflikte/Conflict Sensitive Journalism

forumZFD - Programi në Kosovë ofron trajnim online prej 4 modulesh me tema të rëndësishme në gazetarinë e sensibilizuar për konflikte:

  • Ballafaqimi me të Kaluarën - Studentët mësojnë teknika të ndjeshme, konstruktive dhe të ekuilibruara në raportim në fushën e BmK-së.
  • Drejtësia tranzicionale - koncepti dhe mekanizmat e tij kryesorë, si të raportohet?
  • Të drejtat e njeriut - Rëndësia dhe mbrojtja e të Drejtave të Njeriut gjatë raportimit në gazetarinë e sensibilizuar për konflikte
  • Lajmet e rrejshme/Fake News - teknikat dhe përdorimi i burimeve se si të parandalojnë raportimin e rremë dhe si të trajtohen lajmet e rrejshme në fushën e BmK-së.

Si është strukturuar trajnimi?

Trajnimi do të zgjasë në total pesë javë konsekutive me nga një sesion trajnimi prej 2 orësh, 1 ditë në javë, duke filluar nga fundi i tetorit deri në fund të nëntorit 2020. Trajnimi do të realizohet nga profesionist të këtyre fushave, komunikimi dhe të gjitha materialet do të ofrohen në gjuhën shqipe.

Pjesëmarrësit që e përfundojnë trajnimin me sukses do të marrin certifikata për përfundim të suksesshëm të trajnimit, do të ju mundësohet publikimi i një artikulli në portal të rëndësishëm medial, për të cilin edhe do të kompensohen financiarisht.

Pasi të trajnohen, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që në vazhdimësi të shkruajnë artikuj edhe për magazinën e forumZFD në Balkan.Perspectives si dhe artikuj më të shkurtër në blogun BmK.

Kush mund të aplikoj?

Studentë të gazetarisë dhe shkencave sociale nga Universitetet publike dhe private në Kosovë.

NËSE JENI TË INTERESUAR DHE PËRMBUSHNI KRITERIN E PËRMENDUR MË LART, JU LUTEMI TË APLIKONI DUKE NA DËRGUAR NJË CV DHE LETËR MOTIVUESE NË GJUHËN SHQIPE.

Ju lutemi që aplikacionin ta dërgoni tek: hajrullahu@forumZFD.de

Afati për aplikim është deri më: 02/10/2020

Për çdo paqartësi na kontaktoni!

Me shume informacion.

Listime të ngjashme

28/10/2020
Konkurs për bursa   Dragash
27/10/2020
Konkurs për bursa   Gjilan
27/10/2020