Trajnim për Disiplinën Pozitive në Prindërimin e Përditshëm 2021

64x64 handikos kosovo
HANDIKOS
Publikuar më
06/10/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi

Përshkrimi

Thirrje për prindër dhe mësimdhënës nga komuna e Prishtinës dhe Mitrovicës që të bëhen pjesë e DPPP-së!

HANDIKOS në shtator ka nisur raundin e parë treditor të trajnimeve për Disiplinën Pozitive në Prindërimin e Përditshëm  për vitin 2021. Ky program është i bazuar në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve, prindërim efektiv dhe në parimet e të drejtave të fëmijëve, duke synuar të ofrojë praktikat më të mira të prindërimit të përditshëm.

Kemi kënaqësinë që të ftojmë të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit e interesuar që t’a rezervojnë një vend, duke na kontaktuar si në vijim:

  • Për Prishtinë: +383 49 970 582 ose arta.halimi@handi-kos.org
  • Për Mitrovicë: +383 49 970 585 ose edin.lahi@gmail.com

Përparësi të veçantë për të ndjekur trajnimin kanë prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ky trajnim ofrohet pa pagesë përmes HANDIKOS-it, në bashkëpunim me Save the Children in Kosovo.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme