Trajnim online: Menaxhimi i Ciklit të Projektit

64x64 giz 150x150 1
GIZ Kosovo
Publikuar më
27/10/2020
Qyteti
Online
Kategoria
Lloj listimi

Përshkrimi

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GIZ) në kuadër të projektit “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional” (Youth, Employment & Skills – YES) në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) kanë iniciuar projektin “Fuqizimi i kapaciteteve të të rinjve në menaxhimin e ciklit të projektit”.

Qëllimi i projektit

Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të të rinjve nga mbarë Kosova të moshës 15-24 vjeç në menaxhimin e ciklit të projektit dhe shkrimin e projekt propozimeve.

Gjatë fazës së parë është bërë trajnimi dhe çertifikimi i trajnerëve nga GIZ dhe ekspertët nga kompania e kontraktuar MDA. Veç kësaj, këta ekspertë kanë ndjekur edhe Trajnimin Përgatitor në Menaxhimin e Projektit nga Instituti i Zhvillimit të Trajnimeve të Universitetit Amerikan ne Kosovë.

Aktivitetet kryesore të projektit

Për të arritur qëllimin e këtij projektit GIZ

  • Të përgatisë dhe të mbajë modulet e trajnimit online ne Menaxhimin e Ciklit të projektit dhe shkrimi i projekt propozimeve (gjatë muajve Nëntor – Dhjetor 2020).

Trajnimi do te përqendrohet ne temat e mëposhtme qe lidhen me Menaxhimin e Ciklit të projektit si:

  • Definimi i Projektit
  • Menaxhimi i ciklit të projektit (Programimi; Identifikimi; Formulimi; Zbatimi; Vlerësimi)
  • Qasja e kornizës logjike
  • Faza e analizës gjatë përgatitjes së Kornizës Logjike
  • Analiza e palëve të interesit
  • Analiza e problemit
  • Analiza e objektivave
  • Faza e planifikimit gjatë përgatitjes se Kornizës Logjike
  • Përcaktimi i qëllimit të Projektit
  • Përcaktimi i rezultateve dhe aktiviteteve të projektit
  • Të ofroj mbështetje (coaching) për tri idetë më të mira fituese të projektit gjatë procesit të zbatimit
  • Të mbikëqyr dhe siguron cilësinë e ofrimit të trajnimeve pesë ditore në Menaxhimin e Ciklit të Projektit për përfaqësuesit e të rinjve, nga trajnerë të çertifikuar.

Kriteret e aplikimit:

  • Të jetë i/e motivuar dhe përkushtuar për pjesëmarrje në të gjithë modulet e trajnimit online
  • Të ketë njohuri bazike në Menaxhimin e Ciklit të Projektit (MCP) dhe shkrim të projekt propozimeve
  • Të jetë e/i përkushtuar për të kontribuar në zhvillimin e projekt propozimeve
  • Mosha: 15-24 vjet

Si mund të aplikoj?

Plotësoni formularin e aplikimit më poshtë deri më 6 Nëntor 2020. Do të kontaktohen vetëm kandidatët që kanë plotësuar kriteret e përzgjedhjes.

Kontaktoni:

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na kontaktoni përmes e-mail: Fitim.hoxha@giz.de ose manu.latifi@hotmail.com

Aplikacioni Online.

Listime të ngjashme

Finance Officer (m/f/d)   Prishtinë e re
23/11/2020
23/11/2020
23/11/2020
23/11/2020