Trajnim Falas – Praktikë dhe Punësim në Sektorin e Energjisë

bsc kosovo e1604661323716
BSCK
Publikuar më
08/11/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Energji  
Lloj listimi

Përshkrimi

Në kuadër të projektit “Mbështetja e Punësimit të të Rinjve në Sektorin e Energjisë”, projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i implementuar nga Business Support Center Kosovo (BSCK) në partneritet me Komunën e Fushë Kosovës, shpallet thirrja për trajnim modular në:

1. Konfigurim të Paneleve dhe Shpërndarje Elektrike
2. Automatizim të Shtëpisë dhe Video-Citofoni
3. Sisteme të Kabllimit (Qendra e të Dhënave)

BSCK fton të rinjtë nga rajoni i Prishtinës të aplikojnë për trajnimin modular!

Të privilegjuar nga ky projekt do janë të rinjtë (16-24 vjeç) e pa punë të regjistruar në Agjensionin e Punësimit të Republikës së Kosovës, gratë, komunitetet pakicë si dhe grupet tjera të margjinalizuara.

KRITERET PËR APLIKIM

  • Aplikuesi duhet të jetë banor nga rajoni i Prishtinës (Prishtinë; Fushë Kosovë; Obiliq; Podujevë);
  • Të posedojë dokument valid identifikues të Republikës së Kosovës;
  • T’i takoj grupmoshës (16-24)
  • Të jenë nxënës apo i diplomuar nga shkollat e mesme profesionale, në profilin elektroteknikë;

Sesionet e trajnimit do të fillojnë gjatë muajit Dhjetor 2021 dhe të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen në kohë për agjendën e trajnimit!

Në fund të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të çertifikohen dhe 100 nga pjesëmarrësit më të suksesshëm do të kenë mundësi praktike dhe punësimi në kompanitë e sektorit të energjisë.

Përgjatë gjysmës së parë të vitit 2022 BSCK do shpall thirjen për grante vetëpunësimi ku të paktën 10 të rinj apo grupe të rinjësh, të cilët arrijnë të çertifikohen nga ky trajnim, me ide biznesi në fushën e instalimeve elektrike do të përfitojnë nga këto grante!

Për shkak të situatës së pandemisë me virusin COVID 19, trajnimet do të implementohen sipas Udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e virusit!

Afati i Fundit për Aplikim: 23.11.2021

Për më shumë informata:
Mob: 048 460 006
E-mail: trajnime@bsckosovo.org
Website: www.bsckosovo.org

Apliko online.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

29/11/2021
Mësimdhënës/e (12)   Skenderaj
27/11/2021
26/11/2021
26/11/2021
26/11/2021