Trajnim falas ne fushen e aftesive te buta (soft skills)

rit kosovo 1
RTI International
Publikuar më
23/10/2020
Qyteti
Online
Kategoria
Lloj listimi

Përshkrimi

Aplikimi është hapur për projektin e ri për trajnime FALAS në fushën e aftësive të buta (Soft Skills)

“Aftësimi i Rinisë Kosovare në Shkathtësitë të Transferueshme Jo-Teknike.” RIT Kosova (A.U.K) TDI ka filluar implementimin e projektit të ri “Aftësimi i Rinisë Kosovare në Shkathtësitë të Transferueshme Jo-Teknike.”

Projekti zgjatë 3 muaj dhe financohet nga “Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.”

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është trajnimi i 80 të rinjve, nxënës te shkollave të mesme të moshës 15-18 vjeç, me qëllim të aftësimit me shkathtësi të buta (Soft Skills) siç janë aftësia e komunikimit, aftësia për të punuar në ekipe, aftësitë e të menduarit kritik, aftësia për të zgjidhur problemet dhe aftësia për të zhvilluarit e teknikave debutuese, teknika këto të zbatueshme në të gjitha disiplinat.

Përparësi në përzgjedhje do të kenë kandidatët nga regjionet e Prishtinës, Prizrenit, Podujevës dhe Gjilanit, mirëpo të rinjtë nga regjionet e tjera që dëshirojnë dhe kualifikohen të marrin pjesë në trajnime mund të aplikojnë.

Kandidatët do të mbajnë 95 orë trajnimi në modulet “Edukim për Lidership,” “Edukim mbi Shkathtësitë e Komunikimit,” dhe “Shkathtësitë e Mendimit Kritik.”

Trajnimi do të mbahet online dhe do të jetë FALAS

Aplikacioni Online. 

Afati i aplikimit eshte i hapur deri me 03.11.2020

Listime të ngjashme

23/11/2020
Finance Officer (m/f/d)   Prishtinë e re
23/11/2020
23/11/2020
23/11/2020
Office Administrator   Prishtinë e re
23/11/2020