Trajnim për kontrollimin e fakteve dhe trajtimin e dezinformimit

birn logo e1558771850980
Balkan Investigative Reporting Network (BIRN)
Publikuar më
01/06/2021
Qyteti
Kosovë
Lloj listimi

Përshkrimi

BIRN dhe IPI lansojnë thirrjen për aplikim për kurs trainimi dy-ditor për kontrollimin e fakteve dhe trajtimin e dezinformimit

BIRN dhe Instituti Ndërkombëtar i Medias (IPI) kanë hapur Thirrjen për Aplikime për kursin e tretë dy-ditor të trajnimit mbi kontrollimin e fakteve dhe trajtimin e dezinformimit si pjesë e projektit të financuar nga BE me titull “Solidifikimi i Qëndrueshmërisë së Gazetarëve të Tanishëm dhe të Ardhshëm të Kosovës“,

Edicioni i parë i mbajtur në dhjetorin e  vitit 2020 mblodhi një total prej 36 pjesëmarrësish që ishin pjesë e trajnimit, duke përfshirë 24 gazetarë dhe gjashtë studentë të gazetarisë, 20 prej të cilëve ishin gra. Trajnimet u udhëhoqen nga Stephane M. Grueso nga Maldita.es dhe pesë trajnerë të Teyit përfshirë Kansu Ekin Tanca, Gülin Çavuş, Öyküm Hüma Keskin dhe Emre İlkan Saklıca.

Ndërkohë trajnimi i dytë i mbajtur në muajin mars 2021 mblodhi gjithsej 34 pjesëmarrës, 27 prej të cilëve ishin gra. Trajnerët e trajnimit dy-ditor përfshinin Carina Van ëyk, Allëell Okpi dhe Keegan Leech nga Africa Check, organizata e parë e pavarur për kontrollimin e fakteve në Afrikë. Ndërsa dita e dytë u udhëhoq nga Eoghan Sweeney, një specialist i hetimieve me burime të hapura, dhe trainer i cili gjatë dekadës së kaluar ka ndihmuar në krijimin dhe zhvillimin e operacioneve të verifikimit dhe kontrollit të fakteve dixhitale në organizatat mediale në të gjithë globin.

IPI do të ftojë profesionistë të ndryshëm me përvojë nga mediat që të administrojnë kursin e trajnimit dhe të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre me gazetarët e Kosovës si dhe me studentë të gazetarisë dhe shkencave sociale.

Dita e parë e trajnimit do të mbahet nga Claus Hesseling, gazetar, autor, trajner dhe lektor gjerman i cili do ti mbulojë bazat e kontrollit dhe verifikimit të fakteve, ndërsa dita e dytë e trajnimit do të përfshijë trajnerë të tillë si Miroslava Sirotnikova që kontribuoi për mediat ndërkombëtare, Kostas Zafeiropoulos, bashkëthemelues i Institutit Mesdhetar jo-fitimprurës për Raportim Investigativ (MIIR) dhe gazetar hulumtues për një nga gazetat më të mëdha ditore të Greqisë “Efimerida ton Sintakton”, Darren Loucaides gazetar me qendër në Mbretërinë e Bashkuar me fokus në dezinformim, Edgaras Savickas gazetar hulumtues dhe Sarah Hurtes puna e së cilës është shfaqur në Harper’s Bazaar, Vice dhe Thomson Reuters.

Më shumë informacion në lidhje me trajnerët mund të gjenden përmes bios të tyre në dispozicion për të shkarkuar më poshtë.

Si e vetmja organizatë mediatike në Kosovë e çertifikuar nga Rrjeti Ndërkombëtar i Kontrollimit të Fakteve (IFCN), edhe një herë BIRN është bashkuar me IPI, një rrjet global i redaktorëve, drejtuesve medialëe dhe gazetarëve kryesorë me qendër në BE, në mënyrë që të ndihmojë në përmirësimin e standardeve në gazetarinë kosovare.

Kush e ka të drejtën e aplikimit?

Të drejtën e aplikimit në këtë kurs e kanë studentët të vitit të fundit të gazetarisë dhe shkencave sociale, të sapodiplomuarit, gazetarë të rinj dhe profesionistë nga Kosova.

Kandidatët nga të gjitha pjesët e Kosovës inkurajohen të aplikojnë. Sidoqoftë, numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe ne do t’u japim prioritet gazetarëve të rinj me më pak përvojë në fushën e përshkruar.

Do të zgjidhen minimum 30 dhe maksimalisht 40 pjesëmarrës.

Si duhet aplikuar?

Ju lutemi plotësoni formularin e dhënë në vegzën si më poshtë:

https://bit.ly/3wyYwXv

Gjuha:

Trajnimi do të mbahet në gjuhën angleze, megjithatë, do të sigurohet përkthimi në shqip, serbisht dhe anglisht.

COVID-19 restrictions:

Për shkak të kufizimeve të COVID-19 në Kosovë, si dhe rekomandimeve përkatëse shëndetësore, trajnimi do të jepet në internet përmes platformës Zoom.

Afati i fundit për aplikim: 13 qershor, 2021 sipas kohës lokale (Mesnatë) të Evropës Qendrore

Data e kursit të trajnimit: 16-17 qershor, 2021

Thirrje për aplikim: Shkarkoni këtu

BIO-të e trajnerëveShkarkoni këtu

Vërejtje:

Pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikata në fund të trajnimit.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Infermier/e (15)   Prizren
18/09/2021
17/09/2021
14/09/2021