
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
Përshkrimi
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në kuadër të Projektit “Fit for Jobs” në bashkëpunim me GIZ Kosova, njofton të gjithë të interesuarit se mund të aplikojnë që të angazhohen si trajnerë nëpër Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP).
Kriteret për aplikim janë:
- Diplomë e shkollës së mesme apo universitetit;
- Minimum dy vite përvojë pune në lëminë përkatëse.
- Trajnerët që kontraktohen do të jenë të profesioneve të ndryshme si: ndërtimtari, parukeri, saldim, kuzhinë, rrobaqepësi apo zdrukthëtari.
Thirrja për aplikim është e hapur deri më 20 qershor 2022, ora 14:00.
Aplikimi bëhet përmes platformës eprokurimi, në vegëzën në vijim
Për informata shtesë mund kontaktoni në: +383 038 200 82 000, +383 45 403 443 apo eprokurimi.helpdesk@rks-gov.net