Trajner(e) Mësimdhënës(e) për lëndët elektro-teknikës

ALG Loyola Gymnasium Prizren 150x150 1
Loyola Gymnasium
Publikuar më
02/11/2020
Qyteti
Prizren
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Informacioni

Data e publikimit 02.11.2020   
Data e përfundimit 30.11.2020 
Vendi i punës Prizren

Asociacioni „Loyola-Gymnasium“ (në tekstin e mëposhtëm ALG) operon për mbi 15 vite në fushën e arsimit me qëllim të promovimit të mësimit dhe arsimimit të cilësisë më të lartë, dhe në këtë mënyrë mbështetjen e të rinjve në Kosovë. Kjo përfshin përgatitjen e të rinjve kosovarë për t'u përballur me konkurrencën evropiane dhe integrimin përkatës të tyre në fushat e arsimit dhe shkencës e poashtu ato të kulturës dhe artit të përshtatshëm për grupmoshën e tyre.

Jemi duke e zgjeruar fushën tonë të veprimit me projektin e ri të arsimit dhe aftësimit profesional të njohur si "Shkolla e Lartë Loyola Profesionale". Andaj, ALG shpallë:

KONKURS

Projekti ALG "Shkolla e Lartë Loyola Profesionale" fton cilindo që plotëson kriteret e mëposhtme të shprehë interes në këtë konkurs për një (1) Trajner(e) / Mësimdhënës(e) për lëndët e elektro-teknikës brenda programit të Mekatronikës.

Kërkesat dhe kualifikimet:

  • CV/Biografi (në formatin europass);
  • Diplomë Master me transkript të notave në:
  • Elektrikë ose Elektronikë,
  • Mekatronikë
  • Së paku 2 vite përvojë pune
  • Njohuri në fushën e elektrikës dhe elektronikës
  • Trajnimet në fushën e mekatronikës do të konsiderohen si përparësi
  • Zotërim i shkëlqyeshëm i gjuhës angleze (testi i Toefl ose IELTS do të konsiderohet si përparësi) dhe/ose i gjuhës gjermane (testi i DSD do të konsiderohet si përparësi)
  • Pasqyra e Trustit (verifikimi i përvojës së punës)
  • Çertifikimi nga gjykata që aplikanti nuk është nën hetim.

Si të aplikoni: 

Të gjithë aplikantët e kualifikuar, pa marrë parasysh gjininë, racën apo etninë inkurajohen të aplikojnë dhe të paraqesin dokumentet e lartpërmendura në e-mailin: visar.hoxha@alg-prizren.com ose përmes një zarfi të mbyllur në zyrat e ALG në Prizren, Rr. Tranzit Pn. me temë (subjekt) apo etiketim: „Trajner(e) / Mësimdhënës(e) për lëndët e elektro-teknikës brenda programit të Mekatronikës“.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 30 Nëntor 2020 në ora 15:30.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe do të ftohen në fazën tjetër të rekrutimit.

Listime të ngjashme

25/11/2020
23/11/2020
Mësimdhënës/e (11)   Gjakovë
19/11/2020