Trajner/e në fushën e dhunës në bazë gjinore në Kosovë

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC)
Publikuar më
26/03/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KËRKESË PËR OFERTË

Trajner/e në fushën e dhunës në bazë gjinore në Kosovë

I. INFORMACION MBI AKSIONIN PËR NËNA DHE FËMIJË 

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC) është fondacion jo profitabil me qëllimin kryesor të shpëtojë jetën e fëmijës dhe përmirësojë kujdesin shëndetësor ndaj nënës në Republikën e Kosovës duke zhvilluar kështu sisteme më cilësore të kujdesit ndaj nënës shtatzënë dhe fëmijës së saj. Puna e AMC-së zhvillohet bazuar në 4 shtyllat e saj kryesore: Edukimi, Humutmimet, Avokimi, dhe Furnizimi.

Qendrat Informuese për Shëndetin e Gruas (QISHG) është njëri ndër programet kryesore të AMC-së. Qëllimi kryesor i këtij programi është të edukojë gratë duke filluar me planifikimin familjar deri tek shtatzania dhe lindja. Gratë në QISHG marrin informacione këshilluese për kujdesin para dhe pas lindjes, depresionin post-natal, ushqyerjen me gji, kujdesin dhe ushqimin për foshnje, imunizimin si dhe kujdesin ndaj fëmijës. AMC synon që ndër temat e tjera brenda QISHG-ve të shtoj edhe dhunën në bazë gjinore. Deri më tani janë themeluar 12 QISHG, të cilat funksionojnë brenda QKMF-ve në 12 komuna të Kosovës dhe ofruese të shërbimeve janë safi shëndetësor.

AMC është në kërkim të angazhimit të një Trajner/e - ekspert/e në fushën e dhunës në bazë gjinore, i/e cila do të zhvilloj modulin e QISHG-ve mbi dhunën në bazë gjinore dhe do të ofroj trajnime mbi këtë temë për stafin shëndetësor të angazhuar në QISHG.

II. QËLLIMI I ANGAZHIMIT

Ky angazhim shpallet në kuadër të projektit “Përmirësimi i Identifikimit, Raportimit dhe Adresimit të Dhunës me Bazë Gjinore në Kosovë”. Qëllimi i projektit është të përmirësojë situatën e dhunës në bazë gjinore në Kosovë duke forcuar palët e interesuara përgjegjëse për adresimin e rasteve të dhunës. Duke synuar arritjen e qëllimit të tij, projekti përqendrohet në punën e përbashkët me akter të ndryshëm të rëndësishëm që luajnë një rol të rëndësishëm në identifikimin, adresimin dhe ngritjen e vetëdijes për dhunën në bazë gjinore.

Qëllimi i këtij angazhimi është ngritja e kapaciteteve të punëtorëve shëndetësor në adresimin e rasteve të dhunës në bazë gjinore. Specifikisht, trajneri/ja do të zhvilloj një modul dhe do të ofroj trajnime stafit shëndetësor të QISHG mbi rolin dhe përgjegjësitë e tyre në këshillimin e grave dhe adresimin e rasteve të dhunës tek autoritetet përkatëse. Moduli dhe trajnimet do të trajtojnë: metodat e identifikimit të rasteve të dhunës, mënyrat e komunikimit me pacientet viktima, si dhe udhëzimi i tyre për raportim të rasteve apo raportimi nga vet punëtorët shëndetësor.

III. DETYRAT E ANGAZHIMIT DHE KORNIZA KOHORE

Trajneri/ja pritet që të përmbushë detyrat e mëposhtme bazuar në kalendarin e paraqitur:

  • Zhvillimi i modulit “Roli i stafit shëndetësor në parandalimin dhe adresimin e dhunës në bazë gjinore”;
  • Ofrimi i 6 trajnimeve një ditore për stafin shëndetësor të Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas (QISHG);
  • Hartimi i raporteve të trajnimeve të mbajtura.

Termat e plotë të referencës.

# | AKTIVITETI | MATERIALET PËR DORËZIM | ANGAZHIMI NË DITË | AFATI KOHOR

1 | Takimi i parë dhe kordinues mes AMC dhe trajnerit/es | Minutat e takimit dhe plani i punës/aktiviteteve | 1/2 ditë | Prill 2021

2 | Zhvillimi i modulit | Moduli | 5 ditë | Maj 2021

3 | Mbajtja e 6 sesioneve të trajnimeve | Agjenda e trajnimeve, lista e pjesëmarrësve | 6 ditë | Qershor – Shtator 2021

4 | Zhvillimi i raporteve të trajnimeve | Raportet e trajnimeve | ½ ditë për raport, gjithsej 3 ditë | Qershor – Shtator  2021

IV. MBIKQYRJA

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (AMC)

V.  KUALIFIKIMET E KËRKUARA

  • Diplomë në fushat relevante (Mjekësi apo Shkenca Sociale);
  • Përvojë pune në fushën e dhunës në bazë gjinore, apo të ngjajshme;
  • Përvojë pune në fushën e zhvillimit të materialeve për profesionistë shëndetësor;
  • Njohuri mbi legjislacionin vendor mbi adresimin e rasteve të dhunës në bazë gjinore dhe Procedurat Standarde të Veprimit;
  • Aftësi të mira oratorike dhe ligjeruese.

VI. KOHËZGJATJA, KOSTOJA DHE MËNYRA E PAGESËS

Kohëzgjatja e angazhimit përafërsisht do të jetë 14.5 ditë (përgjatë periudhës Prill – Shtator 2021) dhe pagesat do të bëhen bazuar në përfundimin me sukses të aktiviteteve dhe dërgimin e materialeve të pritura. Në rast të ndonjë vonese të papritur në kornizën kohore të vlerësuar (procesi i miratimit, faktor të jashtëm, etj.) koha e angazhimit mund të zgjatet duke iu nënshtruar të njejtave kushte dhe vullnetit të ndërsjellë të palëve.

Trajneri/ja i/e angazhuar pritet që të përfundoj të gjitha detyrat dhe të dorëzoj materialet bazuar në kornizën kohore të paraqitur me lart. Kontrata do të hyj në fuqi që nga momenti i nënshkrimit deri në përfundimin me sukses të shërbimeve të cekura në këtë konkurs.

Përllogaritja e kostos së shërbimit: Aplikantët duhet të paraqesin një propozim të hollësishëm financiar që shtjellon kostot ditore në bazë të detyrave të lartpërmendura dhe materialeve për dorëzim, përfshirë shumën totale të kërkuar. Të gjitha kostot, përfshirë udhëtimin, akomodimin, shpenzimet administrative dhe të komunikimit, etj. do të mbulohen nga eksperti/ja i/e angazhuar dhe duhet të përfshihen në propozimin financiar.

Mënyra e pagesës: Kontrata e shërbimit do të jetë në EURO. Pagesa do të bëhet në këste, sipas marrëveshjes kontraktuale dhe do të ekzekutohet në EURO.

Kandidatëve u kërkohet të specifikojnë çmimin për ditë për angazhim dhe shumën totale sipas numrit të ditëve të parashikuara të punës për secilin material të dorëzueshëm, çmimi duhet të jetë në valutën EURO.

VII. PROCESI I APLIKIMIT

Për të aplikuar dërgoni CV dhe ofertën financiare deri me datë 05/04/2021jobs@amchealth.org

Vetëm kandidatët e rrethit të ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Termat e plotë të referencës.