
Përshkrimi
Thirrje publike për shprehje të interesit për të qenë pjesë e komisioneve vlerësuese për vlerësimin e Projekt propozimeve të OJQ-ve
Datë: 18.05.2022
Bazuar në Thirrjen Publike të datës 17.05.2022 të lëshuar nga Agjencioni për Barazi Gjinore / Zyra e Kryeministrit për thirrjen publike për mbështetje financiare për projekte/programe të OJQ-ve, me qëllim të promovimit dhe mbrojtjen e barazise gjinore, ftojmë organizatat jo qeveritare/shoqërinë civile, të aplikojnë për të marrë pjesë në komisionin e vlerësimit, në cilësinë e ekspertëve të jashtëm, duke përfshirë përfaqësues të OJQ-ve.
Rregullorja MF- Nr- 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, në Nenin 8, paragrafi 3.2 parasheh që pjesë e çdo komisioni vlerësueses për vlerësimin e projekt propozimeve të OJQ-ve të pranuara sipas thirrjeve publike duhet të jenë dy përfaqësues nga grupi i ekspertëve të jashtëm, duke përfshirë përfaqësues të OJQ-ve. Për këtë qëllim,Agjencia për Barazi Gjinore fton të gjithë kandidatët e interesuar që të aplikojnë për të qenë pjesë e komisionit vlerësues si ekspertë të jashtëm, për të vlerësuar projekt propozimet e dorëzuara nga OJQ-të për financim përmes fondeve publike.
Të drejtë aplikimi kanë:
- Të punësuarit në organizatat jo-qeveritare aktive në Republikën e Kosovës;
- Ekspertë të pavarur, cilët kanë të paktën 5 vite përvojë pune që ndërlidhet me administratën publike, hartimin dhe menaxhimin e projekteve apo fusha të ngjashme.
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
- Duhet të kenë të kryer së paku nivelin e studimeve Bachelor;
- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune;
- Të kenë përvojë në projektet e OJQ-ve;
- Të mos jenë të emëruar politikë, shërbyes civil apo pozita të ngjashme në administratën shtetërore.
Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- Një letër motivimi
- Një CV të përditësuar;
- Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës;
- Të punësuarit në OJQ duhet të dorëzojnë një letër nominimi nga Udhëheqësi i OJQ-së në të cilën aplikuesi është i punësuar.
Aplikimi mund të bëhet përmes e-mail: saranda.zogaj@rks-gov.net deri me datë 01.06.2022, ne ora 16.00.