Thirrje projekteve OJQ qendra mësimore nxënësit

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
Publikuar
15/04/2022
Skadon
20/05/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Organizatat Jo-Qeveritare

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të Rregullores MF-nr. 04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat për financimin publik  të OJQ-ve, Divizioni për Arsim të Komuniteteve nxjerr këtë:  

Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për financimin e projekteve të OJQ-ve që  drejtojnë qendra mësimore që mbështesin nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe nxënës të  tjerë, që kontribuojnë në arritjen arsimore 

Divizioni për Arsim të Komuniteteve fton të gjitha organizatat joqeveritare të regjistruara në  Republikën e Kosovës që menaxhojnë qendrat mësimore, programi i punës së të cilave është i fokusuar  në cilëndo nga fushat që lidhen me mbështetjen e nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian  të aplikojnë për mbështetje financiare për projekte që kontribuojnë në mbështetjen e këtyre nxënësve.  Në veçanti inkurajohen të aplikojnë OJQ-të që menaxhojnë qendra mësimore të cilat janë të regjistruara ose janë në proces të regjistrimit në MASHTI.

OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë për fushat prioritare në vijim: 

  • Përmirësimi i rezultateve të të nxënit dhe pjesëmarrjes në arsimin parafillor, fillor dhe të mesëm,  përmes mësimit plotësues dhe mbështetjes për nxënësit rom, ashkali, egjiptianë dhe të tjerë. 
  • Organizatat joqeveritare mund të aplikojnë me një projekt që do të mbulonte qendrat mësimore që  kontribuojnë në mbështetjen edukative të nxënësve rom, ashkali, egjiptian dhe të tjerë përmes  aktiviteteve të mëposhtme: 
  • Aktivitete mbështetëse arsimore për nxënësit rom, ashkali, egjiptian dhe të tjerë në arsimin  parauniversitar; 
  • Ngritja e kapaciteteve të stafit të qendrës mësimore për të mbështetur nxënësit rom, ashkali,  egjiptian dhe të tjerë; 
  • Ndërgjegjësimi i prindërve për rëndësinë e arsimimit të nxënësve nga komunitetet rom, ashkali,  egjiptian dhe të tjerë; 
  • Përmirësimi i bashkëpunimit mes qendrave mësimore, shkollave dhe drejtorive komunale të  arsimit.

Vlera e përgjithshme e planifikuar për këtë thirrje është 200,000 €. 

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të ndahet për çdo projekt individual është 10,000 €,  ndërsa shuma maksimale për një projekt është 100,000 €. Shuma maksimale për një qendër mësimore  të mbuluar me një projekt është 25,000 €. 

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është më 20 Maj 2022.

OJQ-të nuk mund të aplikojnë me më shumë se një projekt në kuadër të kësaj thirrje. Periudha e  zbatimit të projektit është nga gjashtë (6) deri në dhjetë (10) muaj duke filluar nga shtatori 2022. 

Të drejtë aplikimi me projekte kanë të gjitha OJQ-të e regjistruara në regjistrin e organizatave  joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe që veprojnë në Republikën e Kosovës të paktën tri (3) vjet  para datës së publikimit të thirrjes publike. OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë përvojën prej së paku  dy vitesh në punën me qendrat mësimore për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian si fushë prioritare  e kësaj thirrje publike. OJQ-të duhet gjithashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë  transparente sipas legjislacionit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e  kontabilitetit, si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuese ndaj ofruesit të mbështetjes financiare  dhe të gjithë ofruesve të tjerë të mbështetjes financiare publike.  

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ-ja duhet të sigurojë dëshmi se personi përgjegjës në OJQ nuk është  nën hetime për vepra penale, si dhe dëshmi nga Administrata Tatimore se OJQ-ja nuk ka borxhe  tatimore dhe detyrime të tjera të papaguara. 

Propozimet do të dorëzohen vetëm përmes formularëve të paraparë, të cilët së bashku me udhëzimet  për aplikuesit, janë në dispozicion në faqen e internetit të MASHTI https://masht.rks-gov.net/

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen personalisht në adresën e mëposhtme:
Ministria e  Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Rr. “Agim Ramadani”, 10000 Prishtinë. Zyra  në katin përdhes, nr. 4. 

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi,  dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e paraqitjes së ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari  indikativ i realizimit të thirrjes janë paraqitur në hollësi në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike. 

Vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike dhe që i përmbushin  në tërësi kushtet e përcaktuara të thirrjes publike do të merren parasysh për mbështetje financiare. 

Të gjitha çështjet që lidhen me këtë thirrje publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike,  duke dërguar një e-mail në adresën: Nazan.Safqi@rks-gov.net