Thirrje: Përkrahja e fermerëve me mekanizëm bujqësor

komuna decan logo e1612521714314
Komuna e Deçanit
Publikuar më
07/05/2021
Qyteti
Deçan
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Fermerë

Përshkrimi

THIRRJE PËR APLIKIM

Përkrahja e fermerëve me mekanizëm bujqësor

Deçan, Maj/2021
Komuna e Deçanit/Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, fton të gjithë fermerët e Komunës së Deçanit që të aplikojnë për garante të vogla në mekanizëm bujqësor.

Sektorët të cilët do të përkrahen përmes këtij projekti janë:

  1. Blegtoria
  2. Bletaria
  3. Perimtaria
  4. Pemëtari
  5. Lavërtaria

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë fermerët për përfitimin e grantit janë:

  • Të jenë banor të Komunës së Deçanit
  • Të jetë fermer i regjistruar NIF (bëjnë përjashtim vetëm fermerët që nuk aplikojnë për subvencione qeveritare)
  • Të jetë i/e gatshëm të nënshkruaj kontratë me kushtet e Komunës
  • Të posedojnë tokë bujqësore në pronësi apo të marrë me qira
  • Të jetë i gatshëm të financoj 20% të vlerës së pajisjes.

Dokumentacioni i nevojshem per aplikim.

  • Aplikacioni merret në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Dëshmi mbi pronësi të tokës bujqësore, apo të marrë me qira.

Kriteret që duhet të plotësojnë fermerët për përfitimin e Makinës Mjelëse:

Përveç kushteve të përgjithshme, fermerët duhet të plotësojnë edhe këto kritere specifike

  • Të posedojë lopë qumështore (2-3lopë)
  • Të kenë regjistrin e kafshëve të AUV

Kriteret që duhet të plotësojnë fermerët për përfitimin e Koshereve për Bletë:

Përveç kushteve të përgjithshme, fermerët duhet të plotësojnë edhe këto kritere specifike:

  • Të ketë së paku 2 koshere
  • Të ketë vërtetimin e deklarimit të numrit të bletëve dhe lokacionin e lëshuar nga DBPZHR

Kriteret që duhet të plotësojnë fermerët për përfitimin e Motokultivatorit:

Përveç kushteve të përgjithshme, fermerët duhet të plotësojnë edhe këto kritere specifike:

  • Të jetë fermer, kultivues i kulturave vreshtarë, perimore, pemëtarë dhe lavërtar
  • Të ketë dëshmi mbi pronësi të tokës bujqësore 0.50 ha dhe të ketë të mbjellë së paku 0.50 ha me perime apo vreshta.

Kriteret që duhet të plotësojnë fermerët për përfitimin e Sperkatese/400 L te bimeve:

Përveç kushteve të përgjithshme, fermerët duhet të plotësojnë edhe këto kritere specifike:

  • Të ketë kulturat: Lavërtari, Perimkulturë:
  • Të ketë tokë të punueshme bujqësore mbi 5 ha (të ketë aplikuar për subvencione qeveritare në vitin paraprak për sipërfaqen mbi 5 ha)

Kriteret që duhet të plotësojnë fermerët për përfitimin e Gërshërëve elektrike (me bateri) per pemetaret

Përveç kushteve të përgjithshme, fermerët duhet të plotësojnë edhe këto kritere specifike:

  • Të ketë kulturat: Pemë frutore
  • Të ketë pemishte frutore 0.50 ha dhe të ketë 0.50 ha sipërfaqe në pronësi

Verejtje

  • Përqindja e përkrahjes nga Komuna e Deçanit do të jetë 80% dhe 20% nga fermeri.
  • Pasi të shpallen përfituesit, të gjithë fermerët janë të obliguar që ta kryejnë participimin
    prej 20% dhe ta nënshkruajnë kontratën me Komunën e Deçanit
  • Për specifikat e pajisjes fermerët do të informohen gjatë procesit të aplikimit.
  • Fermeri aplikues ka të drejtë të aplikoj vetëm për një mekanizëm bujqësorë.

Afati për aplikim fillon nga data: 11/05/2021 deri me 31/05/2021.

Aplikacionet plotësohen në katin e dytë në zyrën nr:31 dhe dorëzohen për pranim në Drejtorinë e BPZHR-së në katin e tretë zyra nr:34 në objektin Komunës së Deçanit.

Shpallja e plotë.