Thirrje për Videot/fotot më të mira krijuese/ndërgjegjësuese

64x64 OSCE
OSCE Mission in Kosovo
Publikuar më
19/11/2020
Qyteti
Kosovë
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

"Keeping YOUth Healthy”
[Ruajtja e shëndetit të rinisë]
 

Thirrje e Hapur për Videot/fotot më të mira krijuese/ndërgjegjësuese

Rinia kundër COVID-19: Parandalimi, Mirëqenia dhe Përgjegjësia!

  • Jeni 18 deri 29 vjeçar dhe jetoni në Kosovë?
  • Doni të bashkoheni në luftën kundër COVID-19?
  • Keni pasion për të bërë videoklipe dhe fotografi krijuese?

Atëherë kjo është mundësia e duhur për ta treguar historinë tuaj!

  • Na tregoni si keni kontribuar në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 në jetën tuaj të përditshme, në shtëpi, në rrugë, në shkollë në restorant a bar apo në park.
  • Na tregoni si i keni ndihmuar të tjerët - përmes vullnetarizmit, blerjes së artikujve ushqimorë për fqinjët e dobët, si i keni ndihmuar të afërmit ose miqtë më të rinj me shkollimin nga shtëpia dhe me punën.
  • Fotoja ose videoja duhet të japë mesazh pozitiv se si të ndërveprojmë më mirë me tjerët duke respektuar me vetëdije masat mbrojtëse në kohën e COVID-19.
  • Dorëzoni #hashtag-un tuaj në cilëndo gjuhë së bashku me foton/videon tuaj për t'u bashkuar me fushatën #KeepingYOUthHealthy!
  • Videot mund të përdorin vizatime, humor, muzikë, këngë dhe/ose vallëzim për të demonstruar se si ne me të vërtetë kujdesemi për njëri-tjetrin në luftën kundër COVID-19!

Dorëzoni deri në tre (3) fotografi dhe/ose deri në tre (3) video të shkurtra krijuese jo më shumë se një (1) minutë secila në gjuhën angleze ose ndonjërën nga gjuhët e folura në Kosovë.

Videot dhe fotot më të mira dhe më origjinale do të jenë pjesë e video fushatës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për t'u transmetuar në media të ndryshme. 3 paraqitjet më të mira të fotove dhe videove do të fitojnë edhe Iphone SE!

Bëhuni pjesë e fushatës #KeepingYOUthHealthy
dhe bëni ndikim pozitiv që mund të shpëtoj jetë në familjen dhe komunitetin tuaj!
Na tregoni se kujdeseni

Aplikoni duke dërguar foton/videot tuaja krijuese në: mahir.shehu@osce.org

më së largu deri më 23 nëntor 2020, në ora 17:00

Listime të ngjashme

Kryeshef/e Ekzekutiv/e   Fushë Kosovë e re
23/11/2020
Roje Pyelli   Prizren
19/11/2020
18/11/2020