
Përshkrimi
- Emri i Projektit: “Social Hub”
- Referenca e Projektit: 2020/419-485
- Aktiviteti: V dhe VI
- Lokacioni: Regjioni Ekonomik Lindor i Kosovës
- Periudha e aplikimit: 16.05.2022 – 16.06.2022
Projekti Social Hub financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Komuna e Gjilanit në partneritet me OJQ “Balkan Union”.
Si pjesë e projektit, Social Hub fton të rinjtë nga Rajoni Lindor i Kosovës që t'i përgjigjen kësaj thirrje për programin e praktikës. Programi i praktikës është krijuar për të mbështetur të rinjtë në marrjen e një eksperience të shkëlqyer në fushat e marketingut dixhital, zhvillimit të ueb-it, punime dore dhe artizanale.
Kjo është një praktikë me pagesë për një periudhë efektive prej tre muajsh, dhe synimi i saj është të sigurojë një punësim të përhershëm për praktikantët e suksesshëm. Të rinjtë e përzgjedhur për programin e praktikës do të kompensohen në shumën prej 250 Euro në muaj, krahas përfitimeve të aftësive nga trajnimi në punë. Të rinjtë e kontraktuar si praktikantë do të jenë të detyruar të ndjekin programin e praktikës për tre muaj radhazi që nga data e nënshkrimit të kontratës dhe t'u përmbahen kërkesave formale të biznesit dhe politikave përkatëse.
Programi i praktikës do të përfshijë 50 të rinj në programin e praktikës / trajnimin në punë në marketingun dixhital, zhvillimin e ueb-it, dizajnin grafik dhe punime dore dhe artizanale.
Kontratat do të nënshkruhen nga tri palë të përfshira: Komuna e Gjilanit, bizneset dhe praktikantët e përzgjedhur.
Përzgjedhja e praktikantëve do të bazohet në kriteret e mëposhtme:
- Mosha (prej 16 deri 24) | 40
- Dokumentacioni | 20
- Aplikanti është nga grupet e pafavorshme * | 20
- Pjesëmarrësit e trajnimeve të Social Hub të vërtetohen me dorëzim të certifikatës | 10
- Aplikantët me më pak përvojë | 10
* Grupet e pafavorizuara si gratë, të rinjtë, personat me aftësi të kufizuara
Të rinjtë e interesuar mund të aplikojnë në një nga lidhjet e mëposhtme:
Ose,
Të rinjtë e interesuar mund të aplikojnë duke dorëzuar një kopje të aplikacioneve të tyre në Qendrën Sociale- Gjilan, zyra e projektit në:
Qendra Rinore e Gjilanit, Rruga “Skënderbeu” n.n., Gjilan
Afati i fundit për Aplikim është 16.06.2022