Thirrje për të Ofertuar për Shërbimet e Auditimit të Brendshëm

fondi kosovar per garanci kreditore e1562752674815
Fondi Kosovar per Garanci Kreditore
Publikuar më
16/07/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Auditim  
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

SHPALLJE
Thirrje për të Ofertuar për Shërbimet e Auditimit të Brendshëm të FKGK-së

Fondi Kosovar për Garanci  Kreditore (FKGK) synon të sigurojë shërbime të auditimit të brendshëm të FKGK-së për një periudhe një (1) vjeçare. FKGK ka përgatitur një Kërkesë për Propozim (KPP) për shërbimet e kërkuara dhe fton të gjithë ofertuesit e kualifikuar për t'iu përgjigjur KPP-së.

Propozuesi duhet të demonstrojnë qartë se i plotëson kriteret e detyrueshme si në vijim:

  • Propozuesi duhet të jetë i licencuar në pajtim me Ligjin Nr. 06/L-032 për Kontabilitetin, Raportimin Financiar dhe Auditimin dhe të jetë i autorizuar të ofrojë shërbime të auditimit të brendshëm në Kosovë;
  • Propozuesi duhet të ketë së paku një anëtar i ekipit të auditimit me kualifikim profesional ndërkombëtar të auditimit të brendshem (CIA) ose kualifikim profesional ndërkombëtar të auditimit të jashtëm (ACCA).
  • Propozuesi duhet të ofrojë së paku dy referenca të auditimit të brendshëm;
  • Propozuesi duhet të ketë përvojë së paku tri (3) vjeçare në kryerjen e auditimeve;
  • Propozuesi nuk duhet të ketë ofruar shërbim auditimi në FKGK në tre (3) vitet e mëparshme, nuk ka marrëdhënie kontraktuale me FKGK-në, dhe nuk është në negociata për të bërë këtë;

Mos përmbushja e kritereve të mësipërme nga propozuesi, do të rezultojë në përjashtim nga shqyrtimi i mëtejshëm, gjatë procesit të vlerësimit.

Ofertuesit e interesuar që përmbushin kriteret, ftohen të paraqesin propozimet e tyre dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për implementimin e detyrës sipas udhëzimeve të përcaktuara në KPP. FKGK nuk do të jetë përgjegjës për cilëndo kosto që lidhet me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.

Afatet janë si më poshtë:

  • Afati i fundit për të kërkuar RFP: 20 Korrik 2020 në orën 15:00
  • Afati i paraqitjes së pyetjeve: 22 Korrik 2020 në ora 15:00
  • Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 29 Korrik 2020 në ora 15:00

KPP mund të kërkohet vetëm duke dërguar një email tek procurement@fondikgk.org. Kërkesa e emailit duhet të përfshijë:

  • Emri i kompanisë, adresa zyrtare e regjistruar, numri i telefonit, adresa e postës elektronike dhe faqja e internetit.
  • Emri i personit të caktuar të kontaktit / ndërlidhës për KPP-në në kompani, titullin, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
  • Adresa e postës elektronike në të cilën duhet të dërgohet KPP-ja nëse është e ndryshme nga ajo e personit kontaktues / ndërlidhës.

Listime të ngjashme

Roje Pyelli   Prizren e re
20/10/2020
Mësimdhënës/e (2)   Malishevë e re
20/10/2020
16/10/2020