Thirrje për subvencionimin e bizneseve të grave dhe start-up për të rinjtë

64x64 OJQ Rona
OJQ Rona
Publikuar më
21/06/2021
Qyteti
Prizren
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Individë, Bizneset

Përshkrimi

Thirrje publike për subvencionimin e bizneseve ekzistuese të grave dhe bizneseve start-up për të rinjtë në komunën e prizrenit dhe dragashit.

Agjencia për Barazi Gjinore përmes Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2021- Masa 4, “Mbështetje financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe ekonomi

PËRSHKRIMI

Organizata Jo Qeveritare RONA, e financuar nga Agjencia për Barazi Gjinore përmes  Programit për Rimëkëmbje Ekonomike 2021- Masa 4, “Mbështetje financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe ekonomi hapin thirrjen publike për ofrimin e granteve për ndërmarrjet mikro të cilat janë në pronësi të grave. Në kuadër të projektit “Sinergjik drejt Suksesit” parashihet edhe subvencionimi i bizneseve Start – Up. Këto grante janë projektuar për të ndihmuar gratë ndërmarrëse në Kosovë të rrisin kapacitetet  prodhuese dhe ti zbusin dëmet e shkaktuara nga pandemia e COVID 19.

Skema e Granteve  do të zbatohet në këto komuna: Prizren dhe Dragash.

Kjo thirrje është për bizneset ekzistuese me potencial zhvillimi të udhëhequra nga gratë dhe për idet inovative për Start – Up.

Shuma totale e mbështetjës për bizneset ekzistuese është 1,465.72 €, ndërsa për bizneset Start – Up është 1,170.00 €.

KUSH MUND TË APLIKOJË

Skema e parë – Grante për bizneset ekzistuese të grave

  • Bizneset mikro të udhëhequra nga gratë;
  • Të jenë të regjistruara në Komunën e Prizrenit ose Dragashit;
  • Të mos jenë në procese gjyqësore ose në falimentim;
  • Bizneset e ndërgjegjshme ndaj mjedisit;
  • Bizneset e regjistruara në ARBK.

Skema e dytë – Grante për bizneset Start – Up.

  • Ide inovative me potencial zhvillimi;
  • Ndodhet në njërën nga komunat e përfshira në këtë Thirrje për Aplikime;
  • Bizneset fillestare “start-up” që janë duke punuar por nuk janë regjistruar në ARBK ende;
  • Të jenë persona të moshave 18-26 vjeqare.

Procesi i aplikimit:

Të gjithë aplikantët e interesuar duhet ta plotësojnë aplikacionin (biznes planin) se bashku me buxhetin ne fund të aplikacionit në mënyrë elektronike dhe së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhët ta dërgojnë në email adresën: grante-rona@hotmail.com

Afati i fundit për aplikim është deri me 15.07.2021 ora 24:00

Dokumentet e nevojshme për aplikim për bizneset ekzistuese:

  1. Biznes Plani
  2. Kopja e regjistrimit të biznesit e ARBK-së;
  3. Kopja e letërnjoftimit për drejtorin e biznesit;
  4. Dëshmi që udhëheqësi i biznesit nuk është nën hetime;
  5. Vërtetim që biznesi nuk është në falimentim.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për bizneset Start Up:

  1. Biznes plani;
  2. Kopja e letërnjoftimit;
  3. Dëshmi që udhëheqsi potencial i biznesit nuk është nen hetime.

Nëse ndonjëra nga dokumentet e lart cekura mungon, aplikimi refuzohet.

Përfituesit e granteve përveq makinerisë/paisjeve do të marrin edhe trajnime profesionale falas. Këto trajnime do të organizohen nga ekspertët e agjensionit ALPHA PRO Consulting të cilët janë përgjegjës edhe për monitorimin dhe evaluimin e projektit dhe ofrimin e konsultave për përfituesit e granteve.

Për pyetje apo sqarime shtesë mund të shkruani në email adresat si në vijim; ojqrona@hotmail.com apo consulting.alpha@hotmail.com 

SI DUHET TË APLIKOJ

  • Pasi të keni përfunduar të gjitha dokumentet, ju lutemi dërgoni ato përmes:
    Email: grante-rona@hotmail.com

AFATI I FUNDIT PËR DORËZIM

Aplikimet për Grantet janë të hapura deri më 15 korrik 2021, në orën 24:00.

OJQ Rona - Faqja në Facebook

ALPHA PRO Consulting - faqja në Facebook

Listime të ngjashme