
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës
Përshkrimi
PËR PUNËDHËNËS
THIRRJE PËR APLIKIM
15 shkurt – 19 mars
A keni nevojë për punëtorë?
Atëherë që të përfitoni, shkoni në zyrën e punësimit në komunën tuaj dhe regjistroni pozitat e lira:
Punëdhënësit që mund të përfitojnë nga skema Subvencionim në Pagë:
- Të gjithë punëdhënësit nga sektori privat, sektori publiko-privat, si dhe nga sektori jo-fitimprurës (OJQ-ët) kanë të drejtë të jenë pjesë e SP-së
- Bizneset e regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve dhe funksionojnë në mënyrë aktive
- OJQ-të regjistruara në Ministrinë e Administratës Publike dhe funksionojnë në mënyrë aktive
- Punëdhënësit e gatshëm të nënshkruajnë kontratë 12 mujore me punëtorinë
- Punëdhënësit e gatshëm që të bashkëfinancojnë 50% të pages mujore bruto të të papunësuarit për një periudhë 12 mujore.
Ku dhe Si të aplikoni?
- Shkoni në Zyrat e Punësimit në komunën tuaj, regjistrohuni dhe paraqitni pozitat e lira të punës në biznesin, institucionin apo organizatën tuaj.
Për më shumë informata vizitoni webfaqen https://aprk.rks-gov.net/