Thirrje për Propozime

save the Children kosovo e1558962530990
Save The Children
Publikuar më
06/04/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Organizatat Jo-Qeveritare

Përshkrimi

“Save the Children International” në Kosovë (SCiK) ka kënaqësinë të hap Thirrjen për Propozime, në kuadër të projektit “Fuqizimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme në Kosovë në reagimin ndaj COVID-19”, i financuar nga Bashkimi Evropian zyra në Kosovë. Qëllimi i projektit, i implementuar nga Save the Children në Kosovë dhe Save the Children Sweden, është të fuqizojë kapacitetet e ofruesve të shërbimeve sociale për ofrimin e shërbimeve cilësore, të qëndrueshme, si dhe të përmirësojë qasjen në shërbime për grupet më të cenueshme në Kosovë, përfshirë këtu fëmijët dhe personat në nevojë.

Thirrja e tanishme për propozime, e cila hyn në fuqi prej datës 01 Prill 2021, lansohet në kuadër të Skemës për zgjerimin e shërbimeve sociale për grupet më të cenueshme, e cila përbën një prej komponentëve kryesorë të projektit. Qëllimi i kësaj Skeme fuqizojë ofrimin dhe të rrisë qasjen në shërbimeve cilësore sociale për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës në familje dhe/ose trafikimit, të moshuarit në nevojë të shërbimeve, të rriturit dhe fëmijët në nevojë dhe personat që jetojnë në rrezik të përjashtimit social, përmes financimit të propozimeve më të mira që do të adresojnë dhe do të përmirësojnë ofrimin e shërbimeve sociale për secilin anëtar të komunitetit. Kjo po ashtu ofron një mundësi për organizatat që ofrojnë shërbime sociale që të fuqizojnë më tej kapacitetet e tyre për të transformuar nevojat e përfituesve të tyre në veprime konkrete, duke kontribuuar kështu në përmirësimin e shërbimeve sociale themelore, me bazë në komunitet, për komunitetet më të cenueshme.

Buxheti i përgjithshëm i projektit për çdo mbështetje financiare që kërkohet në kuadër të kësaj Thirrjeje për Propozime duhet të jetë midis kufijve financiarë të mëposhtëm:

  • Minimumi       40,000 EUR
  • Maksimumi     60,000 EUR

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 30 Prill 2021, në ora 16:00.

Rregullat që zbatohen për përzgjedhjen dhe zbatimin e projekteve që do të financohen janë përshkruar në Udhëzimin për Aplikues, që është në dispozicion për shkarkim në adresën vijuese:

https://kosovo.savethechildren.net/sub-grants