Thirrje për propozime për Start-up

Jakova Innovation Center e1654074700157
Jakova Innovation Center
Publikuar
01/06/2022
Skadon
24/06/2022
Lokacioni
Gjakovë
Kategoria
Lloji
Grante  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

THIRRJE PËR APLIKIM

Jakova Innovation Center në partneritet me Komunën e Gjakovës ftojnë bizneset e reja/ ndërmarrësit me ide biznesi inovative që të aplikojnë për grante që kanë për qëllim zhvillimin e bizneseve të reja përmes financimit. Thirrja për propozime është publikuar në kuadër të projektit: “Të bashkuar drejt fuqizimit të të rinjve, grave dhe grupeve në disavantazh”, implementuar nga Jakova Innovation Center në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës dhe i financuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

SI TË APLIKONI

Nga të gjithë aplikuesit kërkohet që t’i dorëzojnë dokumentet e specifikuara në udhëzime. Të gjithë aplikuesit duhet t’i dorëzojnë, të plotësuar, Formularin e Aplikimit dhe dokumentet e kërkuara në bazë të udhëzimit për aplikim, në adresën e postës elektronike info@jic-ks.com.

Për çfarëdo pyetje apo sqarimi shtesë mund të shkruani deri me datën 5 qershor 2022, në info@jic-ks.com.

AFATI PËR APLIKIM

Të gjithë aplikuesit e interesuar duhet t’i dërgojnë aplikacionet e tyre deri më 24 qershor 2022, ora 16:00.

Aplikacionet e dorëzuara pas kësaj date NUK do të merren parasysh për vlerësim.

Formularët për aplikim: 

Linku: https://jic-ks.com/2022/05/25/thirrje-per-propozime-per-start-up/

Shpalljet e ngjashme