Thirrje për projektet OJQ-ve dhe Mediave Komunitete

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Zyra e Kryeministrit
Publikuar
23/05/2022
Skadon
10/06/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Organizatat Jo-Qeveritare, Media

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Prishtinë,
Datë: 20.05.2022

Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet/programet e OJQ-ve dhe Mediave që kontribuojnë në Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave dhe Interesave të Komuniteteve në Kosovë (MPDIK)

Zyra për Çështje të Komuniteteve/Zyra e Kryeministrit u bënë thirrje të gjitha Organizatave jo-qeveritare dhe Mediave të Regjistruara në Repubikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e të drejtave të komuniteteve, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve

OJQ-të dhe Mediat në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për fushat prioritare në vijim:

  • Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komuniteteve dhe forcimi i partneritetit dhe bashkëpunimit në mes të Organizatave Jo-Qeveritare, Mediave, bashkëpunimit me aktorët e tjerë, në veçanti me institucionet që veprojnë në fushën e promovimit dhe mbrojtjes të të drejtave dhe interesave të komuniteteve.
  • Promovimi dhe ngritja e nivelit të bashkëpunimit në mes të pjesëtarëve të komuniteteve që jetojnë në Kosovë, përmes organizimit të aktiviteteve me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

Organizatat jo-qeveritare dhe mediat mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komuniteteve, përmes aktiviteteve si më poshtë:

  • Aktivitetet që kanë për qëllim nxitjen e autoriteteve lokale, institucionet publike dhe akterëve tjerë për bashkëpunim me shoqërinë civile në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve;
  • Aktivitete që synojnë avancimin e politikave qeveritare në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe interesave të komuniteteve;
  • Aktivitete mentorimi dhe trajnimi i stafit të OJQ-ve lokale që operojnë në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të komuniteteve; 
  • Aktivitete për përmirësimin e njohurive dhe zhvillimin e aftësive të punonjësve dhe vullnetarëve të OJQ-ve për avokim dhe fuqizimin e të drejtave të komuniteteve;
  • Aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të komunave për zbatimin e politikave që kanë të bëjnë me komunitetet jo-shumicë; 
  • Aktivitete për ngritjen e mekanizmave të qëndrueshëm të angazhimit ndërmjet autoriteteve komunale dhe organizatave të shoqërisë civile; 
  • Aktivitete për promovimin e identiteteve jo-shumicë, kulturës, religjionit dhe gjuhëve;
  • Aktivitete për zhvillimin e mediave të reja dhe forcimin e mediave ekzistuese të komuniteteve;
  • Aktivitete për mbështetjen për qasjen në arsim për pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë, si dhe ndërveprimin ndërmjet nxënësve dhe studentëve nga komunitetet e ndryshme;
  • Aktivitete për zhvillimin e mundësive ekonomike për komunitetet dhe/apo pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë respektivisht aftësimi i tyre në gjenerimin e të hyrave; 
  • Aktivitete për angazhimin e pjesëtarëve të komuniteteve, organizatave relevante nga shoqëria civile, mediave dhe aktorëve nga niveli qendror i qeverisë në ushtrimin e aktiviteteve për përmirësimin e kualitetit të jetës së komuniteteve jo-shumicës;
  • Aktivitete për angazhimin e shoqërisë civile, përfaqësuesve të qeverisë komunale, dhe/apo mediave në identifikimin e problemeve specifike të komuniteteve dhe në zhvillimin e propozimeve konkrete vepruese për përmirësimin e gjendjes në nivel lokal. 

Shuma e përkrahjes financiare e planifikuar për secilin komunitet është si në vijim:

  • Për mbështetje financiare publike për projektet/programet sipas kësaj Thirrje publike është paraparë shuma në dispozicion në vlerë prej 400,000 ( katërqind mijë) euro.
  • Për mbështetje financiare publike për projektet/programet e OJQ-ve është paraparë shuma në dispozicion në vlerë prej 300,000 treqind mijë) euro.

Shuma e përkrahjes financiare e planifikuar për secilin komunitet për financimin e projekt propozimeve për OJQ është si në vijim:

  • Për komunitetin serb 66,740 (gjashtëdhjetmijë e gjashtëmijë e shtatëqind e katërdhjet)euro
  • Për komunitetin boshnjak 49,932 (katërdhjet e nëntëmijë e nëntëqind e tridhjet e dy) euro
  • Për komunitetin turk 48,692.5 (katërdhjet e tetëmijë e gjashtëqind e nëntëdhjet e dy pike pesë) euro;
  • Për komunitetin ashkali 33.015.9 (tridhjet e tremijë e pesëmbëdhjet pike nëntë) euro;
  • Për komunitetin egjiptian 34.232.5 (tridhjet e katërmijë e dyqind e tridhjet e dy pike pesë) euro;
  • Për komunitetin rom 37,515.9 (tridhjet e shtatëmijë e pesqind e pesëmbëdhjet pike nëntë) euro;
  • Për komunitetin goran 27.282.5 (njëzet e shtatëmijë e dyqind e tetëdhjet e dy pike pesë) euro;
  • Për komunitetin malazez 19,182.5 (nëntëmbëdhjet mijë e njëqind e tetëdhjet e dy pike pesë) euro;
  • Për komunitetin kroat 15.000 (pesëmbëdhjet mijë) euro.

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt propozim të OJQ-ve është 5000 (pesë mijë) euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 8,000 (tetë mijë) euro. Në rast të partneritetit me një organizatë tjetër, shuma maksimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet është 16,000 (gjashtëmbëdhjetë mijë) euro. Në rast të partneritetit të dy apo më shumë organizatave të komuniteteve të ndryshme shuma maksimale që mund të alokohet për një projekt propozim është 24,000 (njëzet e katër mijë) euro.

Shuma e përkrahjes financiare e planifikuar për secilin komunitet për financimin e projekt propozimeve të Mediave dhe produksioneve private është 100,000 (njëqind mijë) euro, dhe ndahet si në vijim:

  • Për komunitetin serb 20.000 (njëzet mijë) euro
  • Për komunitetin boshnjak 16,000 (gjashtëmbëdhjet mijë) euro;
  • Për komunitetin turk 16,000 (gjashtëmbëdhjet mijë) euro;
  • Për komunitetin ashkali 10.000 (dhjetë mijë) euro;
  • Për komunitetin egjiptian 10.000 (dhjetë mijë) euro;
  • Për komunitetin rom 10.000 (dhjetë mijë) euro;
  • Për komunitetin goran 8.000 (tetë mijë) euro;
  • Për komunitetin malazez 5.000 (pesë mijë) euro;
  • Për komunitetin kroat 5.000 (pesë mijë) euro.

Projektet mund të financohen në shumën 100% të totalit të kostove të pranueshme të projektit.

Aplikantët mund të sigurojnë bashkëfinancim nga burime tjera të financimit.

Është obligative që në çdo formë të aplikimit të përcaktohet se cilit komunitet i dedikohet projekt propozimi dhe nga buxheti i cilit komunitet kërkohet të ndahen mjetet.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është pesëmbëdhjete (15) ditë pune dhe përfundon me datën 10.06.2022 në ora 16:00.

Periudha e zbatimit të projektit është më së shumti katër (4) muaj.

E njëjta OJQ /Media mund të jetë partnere në disa projekte në fushat prioritare të thirrjes.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të dhe Mediat që janë të regjistruara në bazë  të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës. OJQ-të/Mediat aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe interesave të komuniteteve. OJQ-të/Mediat duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes fiannciare publike.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ-ja ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit të ofruesit të mbështetjes financiare www.kryeministri-ks.net

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme:

Zyra për Çështje të Komuniteteve / Zyra e Kryeministrit, kati VI, Zyra nr. 606.
Sheshi Nëna Terezë pa nr.
10 000 Prishtinë.

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: zck-kpz-grants@rks-gov.net

Shpalljet e ngjashme

Praktikant/e (30)   Kosovë
23/06/2022