Thirrje per projektet e OJQ: Mjedis i shendetshem

kosovo logo gov square e1558603204655
MKRS
Publikuar më
16/06/2020
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve në zbatim të objektivës: Mjedis i shëndetshëm dhe i sigurte për të rinjtë

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në përputhje me Strategjinë për Rini 2019-2023 dhe Planin e Veprimit për Rini 2019-2023 u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e mjedisit të shëndetshëm dhe i sigurtë për të rinjtë të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në këtë objektivë.

OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre në kuadër të objektivës Mjedis i shëndetshëm dhe i sigurtë për të rinjtë në fushat prioritare në vijim:

  • Integrimi i të rinjve në jetën shoqërore përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore, sportive dhe rekreative

Organizatat jo-qeveritare mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në avancimin dhe fuqizimin e sektorit të rinisë përmes aktiviteteve si më poshtë:

  • Integrimi shoqëror i të rinjve përmes kulturës, sportit dhe rekreacionit
  • Rritja e kohezionit social ndëretnik në mes të rinjve
  • Mbështetja e femrave të reja dhe të rinjve në zonat rurale
  • Përkrahja e të rinjve në iniciativa kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e sportit dhe kulturës.
  • Organizimi aktiviteteve tradicionale për të rinjtë.

Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 100,000.00 euro.

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 1.000,00 euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 5.000,00 euro.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 08.07.2020

OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti një (1) projekt në kuadër të kësaj thirrje dhe vetëm në një (1) nga fushat prioritare sipas thirrjes.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës para datës së publikimit të thirrjes publike. OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e rinisë përkatësisht të komponentës se pjesëmarrjes. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesve të mbështetjes financiare publike.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ duhet të paraqes prova se OJQ-ja ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit të ofruesit të mbështetjes financiare (www.mkrs-ks.org).

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e më poshtme:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Ish-Ndërtesa e Partive Politike, Zyra e Arkivit, nr. 22,
Sheshi Nëna Terezë, Nr 35, 10000 Prishtinë

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: driton.rukiqi@rks-gov.net.

Dokumentacioni i plote mund te shkarkohet ketu.

Listime të ngjashme