Thirrje për aplikim për projekte të OJQ-ve

64x64 prizren logo
Komuna e Prizrenit
Publikuar më
24/06/2021
Qyteti
Prizren
Kategoria
Lloj listimi
Grante  

Përshkrimi

Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale

Thirrje për aplikim

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, fton të gjitha OJQ-të të fushave sociale, që të aplikojnë për financim për implementim të projekteve të tyre.

Projektet duhet të jenë në përputhje me politikat programore të fushave sociale, të cilat janë:

  • Përkujdesja/ ndihma ndaj personave me nevoja të veçanta,
  • Promovimi i vullnetarizmit,
  • Integrimi i grupeve të caktuara sociale,
  • Fuqizimi i Organizatave me shërbime sociale,
  • Përkujdesja institucionale e masës “mbrojtja e afërt”.

Kriteret:

  1. Aplikuesit duhet të dëshmojnë se kanë implementuar projekte në të cilat kanë qenë të përfshira grupet sociale (personat me aftësi të kufizuara dhe grupet e tjera të margjinalizuara);
  2. Projekt propozimi duhet të jetë unik, m.th. nuk është implementuar në aktivitetet e mëparshme të këtij lloji;
  3. Në kushte të barabarta, përparësi do të kenë projektet të cilat kanë për synim involvimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar;
  4. Përparësi në përzgjedhje do të kenë projektet që bazohen në politikat komunale për mirëqenie të qytetarëve në nevojë. Në këtë thirrje mund të aplikojnë edhe një grup organizatash së bashku për implementimin e një projekti të caktuar, të natyrës së njëjtë.

Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Vërtetim/ referencë për bashkëpunim me QPS;
  • Kopja e letërnjoftimit për parashtruesin e kërkesës;
  • Certifikata e numrit të regjistrimit të OJQ-së;
  • Certifikata e numrit fiskal të OJQ-së;
  • Letërnjoftimi i bartësit të xhirollogarisë;
  • Vërtetimi/ dëshmia e bankës së subjektit i cili aplikon;
  • Certifikata e licencimit nga Ministria gjegjëse për shërbimet që ofrohen
  • Të dhënat e aplikuesit: telefoni, e-maili, adresa.

Projekt propozimet mund të dorëzohen nga data 22.06.2021 deri më 06.07.2021, nga ora 8:00h – 16:00 h në sportelin nr. 4 të Administratës Komunale.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

02/08/2021
Koordinator/e Kombëtar/e   Prishtinë e re
02/08/2021
Grante për vullnetarizëm   Kosovë e re
02/08/2021
Specialistë Ligjor   Drenas e re
02/08/2021