Thirrje për projekte të OJQ-ve kulturore, rinore e sportive

ferizaj logo
Komuna Ferizaj
Publikuar
07/02/2022
Skadon
28/02/2022
Lokacioni
Ferizaj
Kategoria
Lloji
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Individë, Organizatat Jo-Qeveritare

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Në bazë të rregullores së MF-NR-04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve

THIRRJE PUBLIKE

Për mbështetje financiare publike të OJQ-ve dhe individëve në zbatimin e aktiviteteve kulturore, rinore e sportive në Komunën e Ferizajt

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit - Komuna e Ferizajt, u bënë thirrje individëve dhe organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës (grupet kulturore, klubet sportive, shoqatat etj), që veprojnë në Komunën e Ferizajt, programi i punës i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, që të aplikojnë për mbështetje financiare në zbatim të planprogramit të DKRS-së, Komuna e Ferizajt.

Aktivitetet që do të përkrahen duhet të jenë të fokusuara në organizimin e manifestimeve të ndryshme kulturore, rinore e sportive brenda vitit kalendarik, në avancimin dhe promovimin e vlerave të mirëfillta në fushat përkatëse.

Shuma minimale e mbështetjes financiare për projektet individuale është 250.00 €. OJQ-të mund të aplikojnë me një (1) projekt në kuadër të kësaj thirrje dhe mund të jenë partner në disa projekte në fushat prioritare të thirrjes.

OJQ-të duhet të kenë të kryera transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit për OJQ-të si dhe të kenë të përmbylluara të gjitha detyrimet paraprake. Poashtu para nënshkrimit të kontratës, OJQ-të duhet të paraqesin prova se personi përgjegjës i OJQ-së dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale.

Propozimet duhet të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, në dispozicion në faqen e internetit të ofertuesit të mbështetjes financiare, i cili formular shkarkohet në: https://kk.rks-gov.net/ferizaj/

Formulari i mbushur bashkë me dokumentet përcjellëse të OJQ-së, duhet të dërgohen personalisht në objektin e Komunës së Ferizajt (zyra pritëse).

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të formojë një komision profesional për vlerësimin e projekteve dhe nxjerrjen e rezultateve. Ndërsa lidhur me kontraktimin, dhënien e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, etj, janë të detajuara në rregulloren e MF-NR-04,2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve në htips-Igzk.rks-gov.net.

Afati për dorëzimin e projekt-propozimeve është deri më 28.02.2022, ora 16:00.

Shpalljet e ngjashme