Thirrje për projekte OJQ zhvillimi ekonomik (rishpallje)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Ekonomisë
Publikuar
02/06/2022
Skadon
22/06/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Grante  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RI-SHPALLJE

THIRRJE PUBLIKE PËR OFRIMIN E MBËSHTETJES FINANCIARE PUBLIKE PËR FINANCIMIN E PROJEKTEVE/PROGRAMEVE TË OJQ-VE NË PROMOVIMIN E ZHVILLIMIT EKONOMIK

Ministria e Ekonomisë u bën thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në sektorët e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit, Energjisë, dhe Minierave, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në promovimin dhe zhvillimin e këtyre sektorëve strategjikë të rëndësishëm për promovimin e zhvillimit ekonomik.

Kriteret e përgjithshme të thirrjes publike për projekt propozime

Dispozitat e rregullores kanë paraparë një numër të kushteve të përgjithshme të cilat duhet t’i plotësojë secila OJQ aplikuese. Përmes vendosjes së këtyre kushteve të përgjithshme aplikohen standardet minimale formale të cilat, kërkohen nga Organizatat Jo-Qeveritare që synojnë implementimin e projekteve ose programeve përmes mbështetjes financiare publike.

Kriteret dhe procedurat e mbështetjes financiare publike për OJQ-të janë:

  1. OJQ-të aplikuese të jenë të regjistruara në Ministrinë përgjegjëse për Administratë Publike si institucion në të cilin bëhet regjistrimi i OJQ-ve - (për të dëshmuar këtë kërkesë, OJQ-ja aplikuese duhet të dërgojë kopjen e certifikatës së regjistrimit me rastin e aplikimit);
  2. Të jetë e pajisur me Numër Fiskal – të lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës. Me rastin e aplikimit OJQ- duhet të dëshmojë këtë kërkesë përmes kopjes së certifikatës së numrit fiskal;
  3. OJQ-të aplikuese duhet të kenë kryer të gjitha detyrimet tatimore ndaj ATK-së. Ndonëse mund të ketë detyrime të pashlyera në momentin e aplikimit, OJQ-ja që përfiton nga fondet publike para nënshkrimit të kontratës duhet të dëshmojë se ose ka kryer obligimet tatimore ose ka arritur ndonjë marrëveshje me ATK-në për kryerjen e tyre në të ardhm Ekzistenca e borxheve dhe obligimeve tjera të pashlyera nuk guxon të ndikojë në implementimin e projektit, prandaj, pagesa/fshirja e çfarëdo detyrimi të tillë para nënshkrimit të kontratës është e domosdoshme;
  4. OJQ-ja aplikuese nuk duhet të ketë pranuar mjete financiare për realizimin e aktiviteteve të njëjta në vitin përkatës fiskal. Prandaj, me rastin e aplikimit kërkohet një deklaratë e cila shmang financimin e dyfishtë për aktivitetet e njëjta;
  5. Të kenë dorëzuar një projekt propozim sipas formularit e aplikacionit të  projektit/programi Formulari F9 së bashku me formularin e propozim buxhetit sipas formularit F10.

Komisioni Vlerësues i Ofruesit të mbështetjes financiare nga kushtet dhe kërkesat e thirrjes publike për përmbushjen  e  kritereve  formale,  do  të  bëjë  një  vlerësim  formal  të  dokumentacionit  të dorëzuar nga aplikuesit. Përmbushja e kritereve formale nënkupton dorëzimin brenda afatit të thirrjes të një aplikacioni me projekt-propozim, së bashku me dokumentet e kërkuara përmes thirrjes.

Në momentin e aplikimit për financim publik të projekt-propozimeve, Organizatat Jo-Qeveritare duhet të dorëzojnë:

  1. Certifikatën e regjistrimit të OJQ-së (obligative);
  2. Certifikatën e numrit fiskal (obligative);
  3. Të ketë dorëzuar projekt propozimin të plotësuar në formatin e aplikacionit sipas kërkesave të thirrjes publike (Formulari F9) (obligative);
  4. Të ketë dorëzuar propozimin e buxhetit në formatin sipas kërkesave të thirrjes dhe të plotësuar në tërësi (Formulari F10) (obligative);
  5. Një deklaratë të nënshkruar se për të njëjtin projekt nuk është pranuar financim i dyfishtë nga burimet tjera (obligative);
  6. Një deklaratë të nënshkruar me të cilën tregojnë se i kanë përmbushur detyrimet nga mbështetjet financiare publike të mëhershme (obligative);
  7. Një deklaratë të nënshkruar të partneritetit në rastet kur propozohet implementimi i projekteve në partneritet (nëse është e aplikueshme);
  8. Një deklaratë të nënshkruar mbi aktivitetet e përshkruara të programit/projektit (obligative);
  9. Të dorëzojë CV-të e ekipit për realizimin e projektit;
  10. Të dërgojë dëshmi të implementimit të projekteve/programeve të ngjashme (të ofrojë dëshmi se ka përmbushur së paku një projekt nga natyra e ngjashme. Të dëshmohet me referencë pozitive - kopje).

Procesi  i vlerësimit procedural dhe përmbajtjesor të aplikimit është shpjeguar më tej në dokumentin e udhëzimeve të thirrjes, shih Udhëzimet për Aplikuesit.

Ministria e Ekonomisë në kuadër të  financimit publik të projekteve nga kategoria e subvencioneve,  do të mbështesë këto fusha: (1) Aktivitete promovuese në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit; (2) Aktivitete promovuese në fushën e energjisë, si dhe (3) Aktivitete promovuese në fushën e minierave.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune nga data e shpalljes dhe përfundon me datën 22.06.2022.