Thirrje për projekte OJQ të drejtave gjuhësore

64x64 republika e kosoves e1610568046502
Zyra e Komisionerit për Gjuhët
Publikuar
15/04/2022
Skadon
13/05/2022
Lokacioni
Kosovë
Kategoria
Lloji
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Organizatat Jo-Qeveritare

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

Thirrje publike

për ofrimin e mbështetjes financiare publike të projekteve/programeve të OJQ-ve në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore

Zyra e Komisionerit për gjuhët iu bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, të cilat në programin e punës së tyre kanë aktivitete fushën e të drejtave gjuhësore të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore.

OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për fushat prioritare si në vijim:

  • Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave gjuhësore dhe forcimi i partneritetit dhe bashkëpunimit të Organizatave Jo-Qeveritare me aktorët e tjerë, në veçanti me institucionet qeveritare përfshirë edhe promovimin e Zyrës
  • Monitorimi i zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe mbështetja e institucioneve në përputhshmërinë me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
  • Promovimi gjuhëve të komuniteteve, gjuha e të cilëve nuk ka statusin e gjuhëve zyrtare.

Organizatat jo- qeveritare mund të aplikojnë me projekte që kontribuojnë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore përmes aktiviteteve si më poshtë:

  • Aktivitete monitorimi, shërbimi për qytetarë nga institucionet;
  • Hulumtime të ndryshme dhe aktivitete të ndryshme për të drejtat gjuhësore dhe zbatimin e tyre;
  • Aktivitetet që synojnë nxitjen e komunikimit të OJQ-ve me publikun dhe institucionet, me fokus në  informimin e publikut për të drejtat gjuhësore;
  • Aktivitete që synojnë adresimin e problemeve specifike të të drejtave gjuhësore dhe shkeljes së tyre;
  • Përdorimi i teknologjive të reja të rrjeteve sociale që ndihmojnë zbatimin e Ligjit;

Projektet që për bazë kanë tryezat e rrumbullakëta, botimin e broshurave dhe pamfleteve (poster), nuk do të jenë prioritet i Zyrës.

  • Projektet me ide unike do të kenë prioritet;
  • Pagat e menaxherëve nuk duhet të jenë më të mëdha se 40% i totalit të projektit;
  • Dokumentacioni i pakompletuar nuk shqyrtohet sipas nenit 10.pika 3 e Rregullores;
  • Përshkrimi i projektit duhet te jete ne përputhje me rregullore.

Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 50.000 euro.

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të ndahet për çdo projekt individual është 600 ndërsa shuma maksimale për një projekt është 10.000 euro.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 13.05.2022 deri në orën 16:00.

OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti me dy (2) projekte në kuadër të kësaj thirrjeje, por vetëm me një (1) projekt për secilën nga fushat prioritare sipas thirrjes. Periudha e zbatimit të projektit është deri në 6 muaj. E njëjta OJQ mund të jetë partnere në disa projekte në fushat prioritare të thirrjes.

Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës së paku një vit para datës së publikimit të thirrjes publike. OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës përmban aktivitete në fushën e të drejtave të gjuhëve. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit, si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj ofruesit të mbështetjes financiare dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për aplikuesit janë në dispozicion në faqen e internetit të Zyrës së Kryeministrit, ueb faqja: http://kryeministri.rks-gov.net/

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme:

ZYRA E KRYEMINISTRIT/ZYRA E KOMISIONERIT PËR GJUHËT
NDËRTESA E QEVERISË, ZYRA 605A,
SHESHI “NËNA TEREZE”
10000, PRISHTINË

“Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike”, janë të detajuara: Procesi i pranimit, hapjes, shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikacioneve; Kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave; si dhe trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes.

Do të merren parasysh për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, si dhe janë dërguar me postë brenda afatit të cekur në thirrje dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara në thirrjen publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: zkgj.kpj@gmail.com ose
ivana.pavlovic@rks-gov.net

Shpalljet e ngjashme