Thirrje për projekte OJQ nga fusha e Sportit

komuna e vushtrrise e1623918908434
Komuna Vushtrri
Publikuar
22/04/2022
Skadon
07/05/2022
Lokacioni
Vushtrri
Kategoria
Sport  
Lloji
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Organizatat Jo-Qeveritare

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

THIRRJE PUBLIKE -Për financimin e projekteve të personave juridik – OJQ-ve, në vlerë mbi 500.00€, nga fusha e Sportit

THIRRJE PUBLIKE

Për financimin e projekteve të personave juridik – OJQ-ve, në vlerë mbi 500.00€, nga fusha e Sportit, bazuar në kriteret më poshtë:

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u bënë thirrje të gjithë personave juridik – OJQ-ve, të regjistruara dhe që veprojnë në Republikën e Kosovës, bazuar në programin e punës i cili është i fokusuar në realizimin e aktiviteteve në fushën e sportit.

Personat juridik – OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për fushat prioritare si në vijim:

Sporti:

  • Aktivitetet sportive;
  • Pjesëmarrja e klubeve sportive në gara kampionale dhe për kupën e Republikës të organizuar nga Federatat përkatëse;
  • Pjesëmarrja nëpër turne të ndryshme në vend dhe regjion:
  • Organizimi i turneve me rastin e festave shtetërore dhe kombëtare;
  • Organizimi i turneve me rastin e shënimit të datave përkujtimore.

Vlera totale e planifikuar e thirrjes është: 56’000.00 Euro

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt  është 500,00 Euro, ndërsa shuma maksimale 10’000.00 Euro.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë dhe përfundon me datën: 07.05.2022

Personat juridik – OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti një (1) projekte në kuadër të kësaj thirrje publike. Periudha e zbatimit të projektit është brenda vitit kalendarik 2022.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë Personat juridik – OJQ-të, që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës, të cilat aplikojnë me projekt/program me interes për Komunën e Vushtrrisë.

Personat juridik – OJQ-të duhet të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislacionit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Para nënshkrimit të kontratës, Personat juridik – OJQ  duhet të paraqesë prova se  menaxheri i projektit dhe përfaqësuesi i autorizuar i OJQ-së nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se Personat juridik – OJQ-të kanë zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara.

Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit të ofruesit të mbështetjes financiare www.kk.rks-gov.net/vushtrri/.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen personalisht në zarf të mbyllur, duke specifikuar mbi zarf Sektori i Sportit, në adresën e mëposhtme:

Komuna e Vushtrrisë
Rr.”Adem Jashari”
(zyra e pranimit)

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues të zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.

Për mbështetje financiare do të merren parasysh vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: ekrem.miftari@rks-gov.net

Dokumentet dhe informacionet mund t’i shkarkoni në linqet e mëposhtme:

Sport – Thirrje publike për mbështjen e OJQ’ve në fushën e Sportit

Shpalljet e ngjashme