Thirrje për projekte në fushën e kulturës

Komuna e Prishtinës
Publikuar më
14/09/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Individë, Organizatat Jo-Qeveritare, Bizneset

Përshkrimi

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë

THIRRJE PUBLIKE

Për të gjitha organizatat joqeveritare, individët, bizneset e regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e kulturëstë aplikojnë për mbështetje financiare në thirrjen publike të Fazës së II-të 2021.

1. OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozimet  për organizimin e aktiviteteve kulturore si më poshtë:

a) Muzikë: kompozim i veprës së re, audio-incizim, album muzikor, koncert, hulumtim në fushën e muzikës, fuqizimi i muzikantëve të rinj, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik;

b)Botime: për fëmijë, për të rinj, romane, tregime, përkthime, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe hulumtime kulturore;

c)Teatër: prodhimi i shfaqjes, promovim dhe pjesëmarrje e shfaqjes në festival kombëtare dhe ndërkombëtare, mbështetje të personave me nevoja të veçanta dhe inovacion teknologjik.

2 Objektivi/objektivat e përgjithshme të kësaj thirrje janë, që Komuna e Prishtinës të ofrojë përkrahje për  biznese, OJQ,  programi i të cilëve është i fokusuar në fushën e kulturës, dhe ofron mbështetjen e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi.

  1. Të fuqizohen krijuesit e pavarur dhe krijuesit e rinj që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
  2. Të prodhohen punë të reja kulturore/artistike;
  3. Të ketë shtrirje të gjerë dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në jetën kulturore/artistike në Komunën e Prishtinës;
  4. Të sigurohet mbështetje për institucionet e pavarura kulturore që veprojnë në Komunën e Prishtinës;
  5. Të mbështetet puna në grupe dhe bashkëpunimi ndër-disiplinar dhe ndër sektorial;
  6. Të përkrahën punë me përmbajtje kritike, të cilat synojnë të sfidojnë pabarazi sociale dhe ekonomike;
  7. Të përkrahen punë me përmbajtje Feministe;
  8. Të stimulohet inovacioni teknologjik në të gjitha fushat kulturore/artistike;
  9. Të inkurajohen personat me nevoja të veçanta për pjesëmarrje dhe prodhim në sektorin e artistik dhe kulturor

 

3. Vlera e përgjithshme e planifikuar për Fazën e II-të  është 100,000.00€ (Euro).

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për një projekt është 500.00€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 14,000.00€ (euro).

Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 14.09.2021 deri më  04.10.2021, ora 23:59.

Periudha e zbatimit të projektit është deri në fund të muajit dhjetor 2021 (me mundësi vazhdimi).

4. Kriteret për pjesëmarrje në thirrjen publike të subvencioneve për kulturë:

  • Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
  • OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;
  • Individët të cilët janë banor rezidentë të Komunës së Prishtinës;
  • OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
  • OJQ-të, bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;
  • OJQ-të, bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete (për të njejtat linja buxhetore);
  • Duhet të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi parandalimin e konfliktit të interesit në Republikën e Kosovës;
  • Si dhe kufizimet tjera të cilat janë parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.

5. Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës   http://krs.prishtinaonline.com/

  • Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e detyrueshëm të kompletuar do të diskualifikohen;
  • Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike;
  • Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit;
  • Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilindo variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njëjta vlejnë edhe për ndryshim të xhirollogarisë;
  • Të gjithë aplikantët të cilët kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione. Kontrata do të gjenerohen nga sistemi andaj të dhënat e sistemit reflektohen në kontratë.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumentacionit dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në  Rregulloren për subvencione.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net;  dhe në numrin e telefonit  +383 38226417.  Pyetjet mund të bëhet deri me dt. 23.09.2021.

Lista e dokumenteve të detyrueshme të thirrjes publike

Aplikacioni online;

  • Për individ:
  1. Kopja e letërnjoftimit/ pasaportës
  2. Vërtetimi/ Konfirmimi i llogarisë bankare (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
  3. Çertifikata e vendbanimit
  4. Konfirmim nga Drejtoria e Kulturës që keni përmbyllur projektin paraprak;
  • Për Ojq-të:
    1. Çertifikata e regjistrimit e OJQ-së;
    2. Çertifikata e nr. fiskal;
    3. Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    4. Kopja e letërnjoftimit/ pasaportës së përfaqësuesit të OJQ-së.
    5. Konfirmim nga Drejtoria e Kulturës që keni përmbyllur projektin paraprak;
  • Për Biznese:
    1. Çertifikata e Biznesit me Numër Unik Identifikues;
    2. Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    3. Kopja e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit;
    4. Konfirmim nga Drejtoria e Kulturës që keni përmbyllur projektin paraprak;

Lista e dokumenteve specifike të thirrjes publike sipas kategorive:

1. Muzikë

A. Link i punëve të mëhershme të artistit-es, i-e cila aplikon ose që është bartës-s i-e projektit.

B. Ekipi kreativ me bio të shkurta (vokalist/ja, muzikantët/ja, kompozitori-ja);

C. Teksti i këngës (nëse ështe e aplikueshme);

D. Sinopsisi i video klipit (kur aplikohet për video klip);

E. Koncepti regjisorial (kur aplikohet për video klip);

F. Punë të mëhershme të regjisorit-es (kur aplikohet për video klip).

2. Botime:

A. Biografia e autorit/es;

B. Recenzioni;

C. Një pjesë e veprës që do të botohet  (Nëse ka ilustrime për femijë);

D. Prezentim i ilustrimeve;

E.  Marrëveshje e nënshkruar me shtepinë botuese (Nëse ka).

3. Teatër:

  1.  Biografia e regjisorit/es;
  2. Biografia e autorit/es (nëse janë autorë vendorë);
  3. Koncepti regjisorial;
  4. Sinopsisi i dramës;
  5. Një pjesë e dramës (p.sh. 10 faqet e para);
  6. (Nëse ka) Marrëveshje e nënshkruar me teatrin.

Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 04.10.2021 përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme