Thirrje për projekte: Art në Hapësira publike

Komuna e Prishtinës
Publikuar më
05/05/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Grante  
Të drejtë aplikimi:
Individë, Organizatat Jo-Qeveritare, Bizneset

Përshkrimi

Prishtinë, më 28.04.2021

Drejtoria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, në bazë të rregullores për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës si dhe në bazë të rregullores MF-NR- 04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të, hapë

THIRRJE PUBLIKE

Për të gjithë individët, bizneset, organizatat joqeveritare të regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar e fushën e kulturës, të aplikojnë për mbështetje financiare për “Art në Hapësira publike”. 

OJQ-të, individët dhe bizneset, në përputhje me këtë thirrje publike, mund të aplikojnë me projektpropozime për organizimin e aktiviteteve kulturore në fushën e kulturës për kategorinë Art Vizual -Figurativ , tek të tjera të shënohet njëri nga aktivitetet e mëposhtme:

  • Krijim i veprës së re;
  • Fuqizim i artistëve të rinj;
  • Instalime në hapsira publike;
  • Murale.

Vlera e përgjithshme e planifikuar e thirrjes është 70.000€ (Euro).

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 500€ (Euro), ndërsa shuma maksimale për një projekt është 14,000 € (euro). 

Afati për dorëzimin e propozimeve është nga dt. 28.04.2021 deri më 17.05.2021

Periudha e zbatimit të projektit është KORRIK-NËNTOR

Kriteret për pjesëmarrje në thirjen publike të subvencioneve për kulturë:

  • Të drejtë aplikimi kanë OJQ-të dhe bizneset të cilat janë të regjistruara në Republikën e Kosovës;
  • Individët, OJQ-të dhe bizneset të cilat veprojnë në Komunën e Prishtinës dhe realizojnë aktivitetin e tyre në Komunën e Prishtinës;
  • Individët të cilët janë rezidentë të Komunës së Prishtinës;
  • OJQ-të, bizneset dhe individët mund të subvencionohen vetëm një herë brenda vitit nga Komuna e Prishtinës;
  • OJQ-të dhe bizneset dhe individët, të cilët nuk kanë përmbyllë raportin e subvencioneve të viteve paraprake nuk kanë të drejtë të përfitojnë nga subvencionet e Komunës së Prishtinës në këtë thirrje;
  • Të mos kenë pranuar mjete nga burime tjera të financimit për të njëjtat aktivitete; dhe të mos ekzistojë ndonjë konflikt interesi në mes të aplikuesit, përkatësisht përfaqësuesve/udhëheqësit të aplikuesit dhe organizatës buxhetore apo institucionit publik, siç parashihet me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës;
  • OJQ-të, bizneset dhe indivitët nuk mund të përfitojnë me dy ose më shumë projekte nga subvencionet e Komunës së Prishtinës brenda një viti, qoftë edhe në kategori të ndryshme.

Si dhe kufizimet e parapara me rregulloren për subvencione në Komunën e Prishtinës.

Propozimet dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen vetëm përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës http://krs.prishtinaonline.com/

Aplikacionet, të cilat nuk e kanë dokumentacionin e kompletuar do të diskualifikohen. Dokumentet nuk pranohen pas mbylljes së thirrjes publike. Ngarkimi i dokumentit të gabuar ose jo të skanuar mirë, me pamje jo të qartë konsiderohet si mungesë e dokumentit. Nuk do të pranohet ndryshimi i subjektit të aplikantit nga individ në OJQ apo biznes, apo cilido variant tjetër, pas përfundimit të aplikimit. E njejta vlenë edhe për ndryshim të xhirollogarisë.

Të gjithë aplikantët të cilët janë të regjistruar në sistem dhe kanë ndërruar të dhënat e tyre duhet të sigurohen që t’i përditësojnë informatat e tyre në sistem gjatë periudhës së afatit të aplikimit për subvencione.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara sipas thirrjes publike.

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendari tregues i zbatimit të thirrjes, janë të detajuara në Rregulloren për subvencione.

Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: kultura.pr@rks-gov.net (pesë ditë para mbylljes së thirrjes) dhe në numrin e telefonit +383 38226417.

Lista e dokumenteve të thirrjes publike

Për Individ:

    • Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës/ apo dokument tjetër identifikues valid
    • Vërtetimin/Konfirmimin e llogarisë bankare të lëshuar nga banka përkatëse (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
    • Çertifikatën e vendbanimit
    • Dëshminë se nuk jeni nën hetime.

Për OJQ-të:

  • Çertifikata e regjistrimit të OJQ-së;
  • Çertifikata e fiskal;
  • Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të OJQ-së (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
  • Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të OJQ-së.

Për Biznese:

  • Çertifikata e Biznesit( me Numër Unik Identifikues nga ARBK);
  • Vërtetimi/Konfirmimi i llogarisë bankare të Biznesit (nuk pranohet kopje e kartelës bankare);
  • Kopjen e letërnjoftimit/ pasaportës të përfaqësuesit të Biznesit.

Lista e dokumenteve specifike të thirrjes publike sipas kategorive:

  • Portfolio e artist -it/es/kolektivit;
  • Koncepti vizual i veprës;

Afati për dorëzimin e propozimeve është deri më 17 maj 2021, në orën 23:59, përmes aplikacionit online, në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Prishtinës: http://krs.prishtinaonline.com/ .

link icon Shpallja e plotë.